Rosnica me pule, nje pjate karakteristike e zones se Myzeqese, te cilat gatuheshin me se shumti nga gjyshet tona per te nderuar miqte qe vinin ne shtepi!
Jane te perhapura gjithashtu edhe ne zonen e Vlores ku quhen “pule/zog me therrime”. Apo ne zonen e Korçes “pule me dromka”.
- Racione: 4-6 persona
- Kohë: 1 ore
- Vështirësi: e thjeshtë
Rosnicat nuk jane gje tjeter veçse “therrime brumi” te perbera nga veze dhe miell dhe te shkerrmoqura shume imet me dore. Kujdes, nuk duhet ti shtoni uje, qumesht apo kos!
Përbërësit:
- 1 pule (aq me mire nese eshte fshati) rreth 1 kg te prere ne copa
- 2 veze
- rreth 10 luge miell (shiheni me sy)
- 3 luge gjalp
- kripe
Përgatitja:
Qysh me përgatit rosnica me pulë? Le të fillojmë:
Ziejme pulen ne uje me kripe per rreth 40 minuta. Nese pula eshte fshati, koha e gatimit zgjatet deri ne 1 ore.
Nderkohe pregatisim brumin e rosnicave: ne nje ene hedhim dy vezet dhe shtojme pak nga pak miell derisa brumi te rezultoje shume i forte. E therrmojme ne therrime shume te imta me dore.
Ne nje tigan te madh shkrijme gjalpin dhe skuqim rosnicat duke i perziere gjate gjithe kohes derisa te marrin ngjyre te arte.
I leme te ftohen pak ne temperature ambjenti dhe i hedhim tek lengu i pules duke i lene te ziejne edhe per rreth 5 minuta derisa te zbuten dhe lengu te trashet. I sherbejme te sperkatura me pak leng limoni.
*Këshille:
Nese doni ti shtoni pak ngjyre pjates, kaverdisni pak qepe te prere shume holle me pak salce te kuqe domatesh dhe shtojani rosnicave. Personalisht, perdor kete recete baze per te pregatitur lengun e pules. Asnjehere nuk e dime sesa e fresket eshte pula, dhe duke e ziere me perime te tjera i heqim ate aromen jo shume te kendshme qe shumekush nuk e pelqen (sidomos femijet).