RTK Live

rtk live

RTK Live apo Radio Televizioni i Kosovës transmeton çdo ngjarje të rëndësishme për informimin, sportin, kulturën.

Mbulon edhe zhvillimet në vend dhe jo vetëm. RTK Live ju informon kudo qe ndodheni. Qendroni më afër me atdheun përmes RTK Live.

RTK Drejtpërdrejt

RTK Live videot e fundit

Rreth RTK

RTK Live eshte televizioni shqiptar ne Kosove qe eshte hapur ne 1999 dhe ishte televizioni me i shikuar ne Kosove. Shiko RTK Live ne kualitet te larte.

Emisionet qe rtk transmeton varijojnë që nga ato për fëmijë, emisione muzikore, artistike, argëtuese, informative, etj.

RTK transmetohet ne rrjetin tokesore, si dhe ne ate satelitor. RTK-n mund ta shikoni permes website, permes aplikacionit online si dhe ne pako te ndryshme te platformave televizive te ndryshme.

RTK transmeton kanalin televiziv RTK1 dhe kanalet radiofonike RTK Live dhe Radio. Programet ne gjuhen shqipe dominojne, por nuk mungojne as ato ne gjuhet serbe, boshnjake, turke dhe rome. Ne rtk punojne qindra gazetare profesionist.

RTK ka edhe korrospodent qe punojne ne qendra te ndryshme boterore, si Brukseli, Berlini, Londra, apo edhe ne Shtetet e Bashkura te Amerikes.

Ueb Faqja e RTK

Ueb faqja e RTK-se, ofron lajme dhe video material si dhe transmetim te drejtperdrejte ne internet nga te dy radiot.

RTK-ja fillimisht u themelua permes nje Memorandumi te Mirekuptimit midis EBU-se (Unioni Evropian i Transmetimeve) dhe OSBE-se (Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope) ne vitin 1999.

Te gjitha emisionet si dhe programet e RTK mund t’i shiqoni edhe pas transmetimit. Ato publikohen ne kanalet zyrtare te rtk-se ne youtube si dhe ne kanale tjera. Emisionet e rtk-se jane disa nga emisionet me te shikuara ne vend.

Edicioni qendror i lajmeve në RTK

Edicioni qendror i lajmeve ne rtk eshte nje nga edicionet qendrore te lajmeve ne vend. Ne rtk edicioni i lajmeve fillon tash e me teper se 20 vite ne ora 7:30.

Ne rtk ka disa edicione te lajmeve, mirepo edicioni i lajmeve qendrore ne rtk mbetet edicioni kryesor. Lajmeve ne rtk i referohen dhe i citojne mediat nderkombetare.

Ne rtk lajmet ipen ne edicione te ndryshme edhe ne gjuhet e tjera te komuniteteve ne Kosove.

RTK Live si transmetues i pavarur publik

Në 2001, ne Kosoven e pasluftes, RTK u krijua si një transmetues i pavarur i shërbimit publik nga një rregullore e transmetimit të UNMIK-ut . Stacioni u menaxhua fillimisht nga Bashkimi Evropian i Transmetimit për të lejuar kohën për krijimin e një Bordi Drejtor jo-politik.

Gradualisht RTK u stabilizua si nje media e organizuar dhe funksionale.

Ligji i RTK Live

Radiotelevizioni i Kosoves (RTK) eshte sherbim publik transmetues, qe ofron sherbimet e veta ne fushen e transmetimit radioteleviziv dhe veprimtari te tjera, sipas Ligjit per RTK-ne, i miratuar nga Kuvendi i Kosoves, me 20 janar 2006 dhe i ratifikuar nga PSSP me 11 prill 2006.

Edhe gjate vitit 2006, RTK-ja ka bere hapa te rendesishem.

RTK Live Romania – Edicioni në Rumanisht

Rumanishtja eshte nje nga gjuhet minoritare ne Kosove, ne te cilen rtk transmeton lajmet. Per te gjithe anetaret e ketij komuniteti nga Romania mund t’i ndjekin kete edicion te lajmeve ne rtk.

Historiku

RTK është televizioni i parë në Kosovë, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, Radio Televizioni i Kosovës u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e punëtorëve të tij.

RTK Live, RTK 1, RTK2, RTK3, RTK4

RTK transmeton kanalet televizive RTK1 (kanali kryesor). RTK2 (që transmeton program gjeneralist në serbisht dhe gjuhë minoritare). RTK3 (që shërben si transmetuesi 24-orësh i lajmeve) dhe RTK4 (që transmeton art, muzikë, dokumentare dhe pjesë të arkivës së RTK-së).

Ka gjithashtu edhe kanalet radiofonike Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2. Webfaqja e RTK-së, rtklive.com ofron lajme dhe video materiale.

Mediat në Kosovë

Ne Kosove perpos rtk, qe eshte televizion publik, funksionojne edhe dhjetra televizione te tjera private qe transmetohen brenda dhe jasht vendit.

Perpos televizioneve, ne Kosove funksionojne edhe dhjetra media te shkruara online. Informimi ne vend eshte mjaft i shpejt.

Ju mund te ndiqni RTK Live dhe shume kanale tjera ne Uebfaqen tone online.

Më shumë artikuj:

big brother vip kosova

Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova, është një Reality Show ndër më të ndjekurit në Kosovë që tanimë po zhvillon sezonin e

big brother vip albania

Big Brother VIP Albania

Big Brother VIP Albania, është një Reality Show ndër me te ndjekurit shqiptar që tanimë po zhvillon sezonin e dytë.

big brother vip kosova

Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova, është një Reality Show ndër më të ndjekurit në Kosovë që tanimë po zhvillon sezonin e

big brother vip albania

Big Brother VIP Albania

Big Brother VIP Albania, është një Reality Show ndër me te ndjekurit shqiptar që tanimë po zhvillon sezonin e dytë.