RTSH Live
- dua.com Team ·
- 22.11.2022 ·
- TV Shqip Live ·
- 6 min read
RTSH Live eshte nje institucion mediatik publik qe perfshin Radio Tiranen, qe u krijua ne vitin 1938 dhe Televizionin Shqiptar, qe u krijua ne vitin 1960. Prej vitit 1993 RTSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nepermjet satelitit.
RTSH Live nga RTSH Live Live
Rreth RTSH Live
Që nga viti 1944 ky television transmetohet në rrjetin tokësor, e më vonë edhe në atë satelitor.
Rtsh ju mund ta shikoni edhe live streaming, në faqen tonë, apo në faqet e tjera. Përmes RTSh ju mund të ndiqni edicionin informativ, emisione politike, sportive, kulturore, etj.
Programi që RTSh ofron është i larmishëm, që nga politika e deri në art e kulturë. Çdo shikues mund ta gjejë vetën në programin e Rtsh. Që nga emisioni i mëngjesit, emisionet për fëmijë, lajmet dhe politika. Pastaj vijnë emisionet argëtuese, ato me muzikë e humor në RTsh.
Pra, Rtsh bashkon dhe i shërben seciles familje shqiptare. Mjafton të shkoni online dhe të filloni të shikoni transmetimin e RTSh!
Historiku i RTSh
Në kohë kur nisi punën Rtsh, përgjatë zhvillimit të Luftës Nacionalçlirimtare, Radio Tirana, sot Rtsh, transmetonte për një kohë të kufizuar prej 1 orë e 30 minutash në ditë. Kjo mund të duket vështirë e imagjinueshme në ditët e sotme, kur rtsh transmetohet non stop, mirëpo këto ishin rrethanat në Shqipërinë e asaj kohe.
Atë kohë, dëgjuesit potencialë të Rtsh, ishin të paktë, pasi numëroheshin rreth 3000 aparate marrëse të shpërndarë në popullatë. A mund të imagjinoni sot një shtëpi pa televizor, dhe pa paisje të tjera teknologjike? As ne jo.
Mirëpo po flasim për shekullin e kaluar. Nga ndërtesa e çliruar e Radio Tiranës, valët radiofonike përcollën nga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” më 28 nëntor 1944, manifestimin e parë të zhvilluar në kryeqytetin e çliruar.
RTSh filloi të dëgjohet me shumicë kur familjet shqiptare u paisen me radio në vitin 1944
Duke filluar nga viti 1944, pajisja e familjeve shqiptare me një aparat radioje u rrit ndjeshëm në mënyrë të pandërprerë dhe për rrjedhojë, në vitin 1960 numri i dëgjuesve të rtsh, arriti në 400.000. Pra, çdo shtëpi shqiptare kishte mundësi të dëgjonte valët e Radio Televisionit Shqiptarë dhe të informohej. Ky moment mund të themi se ishte një moment kthese në jetën e shqiptarëve. Ishte një hap i madh në rrugën drejt informimit.
Transmetimi i rtsh atë kohë ishte shtrirë në 18 orë në ditë. Ndërkohë, krahas radios kombëtare, operonin në vend për një orar prej 4 orësh edhe 4 radio lokale: në Shkodër, në Kukës, në Korçë dhe në Gjirokastër.
Nisja e transmetimit në Europe në gjuhë të huaja
Ndërkaq, valët e radios kombëtare synonin si audiencë edhe dëgjuesit e huaj. Kështu, transmetimi u diversifikua në gjuhët e vendeve fqinje, në anglisht dhe në frëngjisht. Qëllimi i transmetimit në territorin vendas dhe të huaj ishte thellësisht i ndikuar nga doktrina e regjimit të kohës, që impononte një agjendë propaganduese.
Transmetimi në television për herë të parë në Shqipëri
Nisja e transmetimit në në television Shqipëri, daton më 26 prill 1960. Fillimisht, transmetimet direkte ishin të kufizuara për një fashë prej 3 orësh në 2 ditë të javës. Mandej, në vitin 1965, prania e ekranit shqiptar u dyfishua me 4 ditë transmetimi gjatë javës derisa në mënyrë graduale, programi televiziv u bë ditor.
Cfarë transmetohej ato kohë në media?
Tematikat që trajtoheshin ishin të larmishme, duke përfshirë informimin mbi aktualitetin vendas dhe ndërkombëtar, realizimet kinematografike dhe aktivitetet kultore. Asokohe, transmetimet kryheshin përmes sistemit “PAL” dhe ishin bardhë e zi, gjersa në vitin 1981 do të nisin në një përqindje të ulët transmetimet me ngjyra.
Në veprimtarinë e tij, Radiotelevizioni shqiptar synonte të ruante marrëdhënie bashkëpunimi me si vëllezërit e disa vendeve, siç ishin: Turqia, Algjeria, Greqia, Italia, France, Suedia, Irani, Egjipti, Siria etj.
Festivali i 61-të i Këngës në RTSH
Sot njihet si festivali që përzgjedh këngën që dërgon Albania në festivalin e këngës europiane, Eurovision. Mirëpo, ja si nisi ky festival:
Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 26 këngëve pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë të cilët kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj dhe grupe alternative.
Cmimi i parë në festivalin e RTSH
Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë. Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.
Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria.
Orkestra Simfonike e RTSH-së
Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 si formacioni orkestral më i madh i kohës. Orkestrantët ishin kryesisht muzikantë të rinj, që studiuan në vend, si dhe nga profesionistë të specializuar jashtë vendit në Pragë, Moskë, Laipcig dhe në disa vende të ndryshme të Europës. Fillimisht u quajt “Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë” dhe me pas “Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar”.
Radio Tirana dhe orkestra e RTSh
Qëllimi i krijimit të këtij formacioni fillimisht në Radio-Tirana e më pas brënda institucionit të RTSH-së ishte që të siguronte dhe mbulonte me orë transmetimet muzikore, mundësimin e realizimit të shumë aktiviteteve artistike që ideonte dhe realizonte ky institucion.
Krijimi i orkestrës shënoi një etapë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik të vendit.
Abdulla Grimci, themeluesi i Orkestrës së RTsh
Themeluesi i kësaj orkestre ishte Abdulla Grimci, koncerti i parë u realizua më 20 gusht 1962 nën dirigjimin e Mustafa Krantjes dhe u luajtën vepra nga Haydn, Mozart dhe Mendelssohn koncert për violinë në mi minor, koha e parë ekzekutuar nga 17-vjeçari Ibrahim Madhi.
Krijimi i këtij formacioni të madh muzikor solli një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të menjëhershëm në zhvillimin muzikor në të gjithë vendin duke sjellë hapa në zhvillimin e përgjithshëm kulturor.
Ndiqni edhe shume Kanale Televizive Shqiptare Live tek ne.