Sahat kulla Prishtine

  • dua.com Team ·
  • 27.04.2021 ·
  • Udhetime ·
  • 2 min read

Sahat kulla prishtine. Është e vendosur në pjesën historike të Prishtinës dhe e mbuluar me pluhurin e harresës.

Sahat Kulla është një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës utilitare në kryeqytetin kosovar. Historia e kësaj kulle daton nga shekulli XIX-të, përkatësisht në gjysmën e dytë  të shekullit. Ka shumë fakte interesante rreth saj të cilat shumë pak persona i dinë.

Ora që tregonte kohën e lutjeve

Fasada e sahat kullës ka hapje të vogla harkore. Afër saj gjindet gjimanzi i qytetit dhe tashmë është e rrethuar me ndërtesa shumë më moderne. Vetëm Sahat Kulla prishtine dhe disa rrugica me kalldrëm që gjenden afër saj u japin banorëve shijen e Prishtinës së vjetër. Këtu nuk duhet të harrojmë as xhamitë e Prishtinës, Hamamin dhe Muzeun Etnologjik, për të cilat do të shkruajmë një ditë tjetër.

Këmbana që erdhi nga Turqia në Vushtrri e nga Vushtrria në Prishtinë

Historia e kullës me orë të Prishtinës lidhet me emrin e Jashar Pashë Gjinollit. Tejet interesant është rrugëtimi i kambanës së kësaj kulle. Kambana e vjetër e kullës është sjellë nga turqit gjatë luftërave të tyre në Moldavi dhe Vllahi. Atë e morën si plaçkë luftë dhe si të tillë e sollën në Vushtrri dhe e vunë në sahat kullën e atij qyteti.

Ndërsa me urdhrin e Jashar Pashës kambana është sjellë nga Vushtrria në Prishtinë. Kambana përmban një numër të madh të dekoreve, të ornamenteve të ngjashme më gjethet e ahut. Pavarësisht rrugëve të gjata të kaluara, kambana ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte dëmtime të mëdha. Në vitin 2001 asaj i është vjedhur mekanizmi i kambanës origjinale. Një vit më vonë, KFOR-i francez vendosi një mekanizëm elektronik që u dëmtua dhe nuk funksionon.

dua.com Team

Related