Qysh me përgatit sallatë me dredhëza e fileta pule?
- dua.com Team ·
- 16.07.2019 ·
- Receta ·
- 2 min read
Qysh me përgatit sallatë me dredhëza e fileta pule? Kjo është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme ndaj po ju sjellim sot në qysh me se si përgatitet.
Përbërësit për sallatë me dredhëza:
- 300 g sallatë e gjelbër
- 200 g dredhëza
- 4 fileta gjoksi pule (secila nga 120 g)
- 2 lugë gjelle vaj
- 2-3 lugë gjelle salcë soje
- 1 lugë mjaltë, kripë, piper i zi i bluar
- 150 gramë jogurt
- 2 lugë gjelle majonezë
- 2 lugë uthull
- piper i kuq i bluar djegës
Përgatitja:
1. Sallata pastrohet, shkundet për t’u tharë dhe ndahet në copë kafshate. Dredhëzat pastrohen dhe secila pritet në 4 copë.
2. Filetat e mishit të pulës thahen me letër kuzhine dhe priten në rriska të holla. Kaurdisen në vaj të nxehtë në të gjitha anët, derisa të skuqen. Shtohen salca e sojës dhe mjalti, kripa dhe piperi i zi i bluar.
3. Bashkohen të gjithë përbërësit e sallatës. Jogurti tundet me 1-2 lugë gjelle ujë, me majonezë dhe me uthull. Shtohet kripë dhe piper i kuq i bluar djegës. Përzierja i derdhet sallatës përmbi. /Telegrafi/
The post Sallatë me dredhëza e fileta pule appeared first on Telegrafi.
