Sallatë me makarona

  • dua.com Team ·
  • 26.06.2018 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Një pjatë me sallatë me makarona nuk e refuzon askush! Në përgjithsi kombinimi i pastave me sallatë është i lehtë për organizmin, i shëndetshëm dhe është ushqim që të mban ngopur!

Nëse doni të mësoni të përgatisni sallatë me makarona shumë të shijshëm, atëherë ndiqeni recetën tonë! Një recetë e shpejt dhe e lehtë për tu përgatitur. Po e provuat njëherë nuk do ta ndërroni për një kohë të gjatë!

PËRBËRËSIT PËR SALLATË ME MAKARONA

  • 200 gr makarona,
  • kripë,
  • 4 lugë uthull,
  • 4 lugë vaj,
  • piper,
  • 125 gr mish viçi të pjekur,
  • 150 gr bizele,
  • 1 spec i kuq,
  • 2 tranguj turshi të grirë imët,
  • 4 lugë majonezë,
  • 2 lugë mustardë.

Së pari, makaronat zihen 8 minuta në ujë të njelmët. Pastaj si zakonisht kullohen dhe shpërlahen me ujë të ftohtë. Qëndrojnë në kullore gjersa të kullohen mirë, pastaj derdhen në enë sallate ku do të shërbehen. Përzihet uthulla me vaj, pak kripë, piper dhe derdhet mbi makarona. Mishi i pjekur ose i zier pritet në kubikë të vegjël.

Bizelet vlohen 5 minuta me pak ujë në enë të mbyllur, kurse speci pastrohet nga farat dhe pritet në copa të vogla. Mishi, bizelet , speci trangujt, përzihen me makarona. Sallata lidhet me majonezë dhe mustardë. Përzihet me kujdes dhe shërbehet në orët e mbrëmjes.

dua.com Team

Related