Sekreti i lumturise
- dua.com Team ·
- 22.08.2020 ·
- Personale ·
- 3 min read
Sekreti i lumturise? Të darkosh i shoqëruar nga miqtë, partneri apo familja ju bën mirë për trupin dhe shëndetin mendor.
Kjo është treguar nga një studim që vërteton atë që njerëzit e dinë që prej moti: “Të jetosh në shoqëri me njerëz të tjerë ju bën më të lumtur.” Ka nga ata që duan të hanë në vetmi, të shtrihen në kolltuk me TV-në ndezur … A është kjo lumturi e vërtetë? Personat që e bëjnë diçka të tillë tonë se po. Megjithatë, sipas studiuesve, të hani rregullisht vetëm nuk është aspak diçka pozitive. Nëse bëhet për një kohë të gjatë ndikon në shëndetin mendor dhe atë fizik.
Studimet konfirmojnë atë që e kemi ditur prej kohësh
Kjo është konfirmuar nga një studim i Oxford Economics i marrë në konsideratë nga Guardian. Studiuesit vëzhguan 8,250 qytetarë britanikë dhe ndërtuan një “tregues të mirëqenies”. Ky tregues u bazua në shumën e një numri të pikëve që i atribuoheshin cilësisë së gjumit, kënaqësisë seksuale, sasisë së kohës së lirë dhe frekuencës së sa herë hani të shoqëruar.
Hulumtimi tregoi se ata që hanë vetëm shënojnë 7.9 pikë më pak, për sa i përket lumturisë. Ky lloj treguesi është i aplikueshëm edhe për vende të tjera.
Shtoni një vend më shumë në tavolinën tuaj
Me sa duket, të ngrënit në shoqëri të të tjerëve, i bën njerëzit më të lumtur dhe të ndihen më mirë me veten e tyre. Robin Dunbar, profesor i antropologjisë dhe psikologjisë në Universitetin e Oksfordit, punoi në studim dhe shpjegoi se “ende nuk e dimë” përse njerëzit që hanë së bashku janë më të lumtur.
Ajo që dihet me siguri është se dreka me të tjerët, rreth një tryeze, favorizon lëshimin e endorfinës në tru (hormoni i lumturisë). Kjo prodhon një ndjenjë të lartë mirëqenieje tek ne. Ky ritual social është thelbësor për jetën tonë kaotike dhe të ngjeshur.
Qënie sociale
Grekët e lashtë thoshin se njeriu është një qënie sociale. Sot, studime të tjera konfirmojnë se marrëdhëniet tona të drejtëpërdjrejta në disa raste mund të jenë çështje “jeta a vdekje.” Një analizë e 148 studimeve epidemiologjike disa vjet më parë u përpoq të kuptonte se cilët janë faktorët që favorizojnë jetëgjatësinë.
Rezultati ishte: “Njerëzit me marrëdhënie sociale më të forta kanë 50% shans më të madh mbijetese pas një ataku kardiak, sesa ata me marrëdhënie sociale të dobët.”
Me pak fjalë, kur rrethohi nga njerëz, ndani vaktet tuaja me ta, shoqëroni tavolinën me biseda dhe të qeshura, ushqimi do t’ju shijoj më shumë dhe do jeni sigurisht më të lumtur dhe ky mund të jetë sekreti i lumturise tuaj.