Selino – Perfitimet shendetesore qe ofron
- dua.com Team ·
- 17.03.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Selino dhe përfitimet shëndetësore që ofron. Nga forcon sistemin imunitar deri në ndihmën për humbjen e peshës, selino është i pasur me vitamina dhe minerale të rëndësishme që mund të kontribuojnë në mirëqenien dhe shëndetin tuaj.
Përveç gjithë asaj, selino gjithashtu përmban disa substanca që mund të ndikojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, si dhe të parandalojnë kancerin dhe të ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit në trup.
Perfitimet:
- Forcon sistemin imunitar Sasia e madhe e vitaminës C që gjendet tek selino e bën trupin të jetë më i shëndetshëm dhe të këtë imunitet më të fortë.
- Ndihmon në uljen e presionit të gjakut Selino përmban pthalides, të cilat ndikojnë në uljen e presionit të gjakut duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët të zgjerohen. Kalciumi, magnezi dhe kaliumi që përmban selino gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.
- Kolesteroli Pthalides që përmban selino gjithashtu mund të ulë kolesterolin me rritjen e sekretimit të acidit.
- Parandalon kancerin Selino përmban coumarins substanca që janë efektive në parandalimin e kancerit.
- Veti anti inflamatore Selino besohet se ka veti anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në probleme të tilla si artriti.
- Ndihmon në humbjen në peshë Selino nuk ju ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të humbur peshë, por ajo përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me fibra.