Shkrimtar kosovar qe duhet t’i njihni

  • dua.com Team ·
  • 05.11.2020 ·
  • Qysh Me ·
  • 4 min read

Shkrimtar kosovar që duhet t’i njihni. Kur mendojmë për shkrimtare nga Kosova nuk na bie në mend shumë emra. Megjithatë letërsia e krijuar nga gratë e Kosovës cilësohet si kualitative nga kritika letrare.

Në këtë listë ne po ju sjellim tri shkrimtare nga Kosova që i takojnë kohës sonë. Tri autore që me krijimet e veta do t’ju mbajnë të mbërthyer mes rreshtave të librave të veta. Mos i lini pa i lexuar!

Ilire Zajmi

Ilire Zajmi është shkrimtare e gazetare, por ajo ka studiuar drejtësinë. Ndërsa Ilirja është magjistre e shkencave të gazetarisë e komunikimit masiv. Aktualisht punon në Radio televizionin publik të Kosovës ( RTK) dhe jeton në Prishtinë.

Autore e përmbledhjeve me poezi: “Këmbanat e mëngjesit”Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000), etj.

Poezitë e Ilire Zajmit

Autore e romanit “Fashitja e ëndrrave rebele” Prishtinë (1996), “Era” bota shqiptare , 2014. Ajo është edhe autore e librit publicistik bashkë me gazetarin italian Filippo Landi “Un treno per Blace”.

Libër ky i botuar në gjuhën italiane nga shtëpia botuese la Meridiana në Itali (1999). Pastaj “Një tren për Bllacë”, shtëpia botuese Saga Prishtinë (2011). Autore e librit studimor në fushën e gazetarisë “Pamjet televizive dhe realiteti” shtëpia botuese Rozafa , Prishtinë (2011).

Çmime dhe vlerësime

Ilirja është fituese e çmimit “Ventennale” në konkursin ndërkombëtar për poezi në Milano të Italisë, 2011. Si dhe fituese e çmimit të parë për poezi në manifestimin “Mitingu i Poezisë” edicioni i 49 në Gjakovë, maj 2013.

Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë të huaja si anglisht, frëngjisht, italisht, etj. Madje edhe në gjuhët malazeze, kroate, boshnjake etj. Pjesëmarrëse në festivale ndërkombëtare të poezisë, kështu që njihet më tepër për poezi.

Ervina Haliili

Ervina Halili (Prishtinë) është poete, eseiste dhe hulumtuese e rrymave kulturore.

Ajo ka vazhduar studimet për Letërsi Krahasimtare në Universitetin e Vilniusit. Aty ka përfunduar hulumtimin e saj me temen Surrealizmi Automatizmi në letërsi/Martin Camaj, në Universitetin e Prishtinës.

Krijimet e Ervina Halilit

Që nga viti 2012 ajo është në kërkim të hapjes së letërsisë ndaj mediumeve dhe arteve tjera. Në vitin 2012 ajo ishte shkrimtare rezidente në Vjenë, sepse performoi në Teatrin Popullor të Vjenës.

Ndërsa në vitin 2014 ajo ishte shkrimtare mysafire e Pen Qendrës në Sarajevë, Krokodilit në Beograd dhe në 2016 në shtëpinë internacionale të shkrimtarit në Grac.

Angazhimet sociale

Ërvina është aktive ne diskutimet sociokulturore në Europë. Mirëpo edhe Ballkan dhe pjesë e rrjetit të shkrimtarëve eksperimentalë evropianë.

Ajo është laureuar me çmimin vjetor ‘Ali Podrimja’. Shkrimtarja u shërblye për librin më të mirë në poezi me librin Amuletë të botuar në vitin 2015. Në vitin 2016 libri i saj Gjumi i Oktopodit është botuar në Vjenë në gjuhën Gjermane nga Edition Korrespodencen.

Drenusha Zajmi Hoxha

Drenusha ZajmiHoxha hyn tek ata shkrimtarë që në poezitë e saj nxjerr lirika të shkëlqyera dhe moderne. Origjinaliteti i saj qëndron pikërisht tek elementi lirik. Kurse lirizmi i saj na lejon të hyjmë në botën e brendshme të poetes.

Aty ku poezitë e saj rrjedhin. Atje gjejmë harmonizimin në mes frymës meditative. Mes kujtimeve dhe jetës reale.

Krijimtaria

Shkrimtarja Drenusha ZajmiHoxha është një nga emrat e njohur në opinionin letrar shqiptar. Drenusha ZajmiHoxha është autore e shumë librave për fëmijë dhe të rritur.

Profilin krijues të saj e karakterizojnë shumë fusha. Ajo pos që njihet si poete, njihet edhe si romansiere, por edhe si publiciste.

Madje është edhe autore e një libri humoristik si dhe e disa librave për fëmijë.  E lindur në qytetin me kala pranë, nën thmelet e së cilës fle i qetë qyteti i Prizrenit, Drenusha Zajmi Hoxha erdhi së fundi para lexuesit me librin e saj të shtatë me radhë. Me vëllimin me poezi titulluar “Më duaj pa më njohur”.

dua.com Team

Related