Qysh me u kujdes nëse po kaloni një shtatzani me binjake?
- ·
- 09.06.2020 ·
- 3004 ·
- 3 min read
Shtatzani me binjake – Nëse keni në familje binjakë, trenjakë apo më shumë, mundësitë e juaja për të pasur fëmijë binjakë gjithashtu janë të mëdha.
Qysh në fillim vizita me ultra tingull do të duhej të iu bëjë të ditur nëse keni më shumë fetuse në mitër. Zakonisht nënat me binjakë kanë më shumë pyetje dhe dilema. Më poshtë ne po përpiqemi të përgjigjemi në dis prej tyre.
A duhet të ha më shumë për arsye se pres shtatzani me binjake?
Nëse prisni binjakë apo më shumë foshnja, nuk është e rëndësishme që të hani më shumë, por duhet të keni kujdes në atë se çfarë hani. Është e rëndësishme sepse ju siguroni ushqim për dy foshnja të cilat po rriten dhe zhvillohen në organizmin tuaj i cili është i ngarkuar fizikisht.
A do të thotë që shtatëzani me binjakë do jetë dyfish më e vështirë?
Shtatzani me binjake, ju do të kaloni nëpër të gjitha fazat dhe problemet e shtatëzanisë, por simptomet mund të jenë më evidente dhe të paraqiten më herët se sa në shtatëzanitë me një foshnje.
- Të përzierat e mëngjesit janë më intensive tek shtatëzania me binjakë dhe mund të zgjasin më shumë se sa tremujori i parë.
- Pagjaksia është e zakonshme tek shtatëzanitë me binjakë sepse organizmit i nevojitet më shumë hekur. Mjeku juaj, në bazë të analizave laboratorike, do të ju përshkruaj hekur dhe acid folik.
- Dhembja e barkut dhe mungesa e ajrit paraqiten sepse mitra bën shtypje në diafragmë, ndërsa zemra pompon me fuqishëm gjakun në organizëm. Këto simptome janë më evidente tek këto shtatëzani prandaj ju duhet më shumë pushim.
- Dhembja e shpinës është më e theksuar tek këto shtatëzani nga pesha e foshnjave.
- Zgjerimi i venave dhe kapilarëve paraqitet shpesh tek shtatëzënat me binjakë. Mos qëndroni në këmbë për kohë të gjatë, ushtroni rregullisht por vetëm ushtrime të lehta dhe mbani veshur çorape për shtatëzëna.
A më duhet më tepër të pushoj?
Ne Shtatzani me binjake pushimi luan një rol me rëndësi. Sa më shumë që pushoni do të ndjeheni më mirë, dhe në këtë mënyrë do të zvogëloni shqetësimet me shpinën dhe këmbët. Ju duhet të ushtroni rregullisht, ushtrime të lehta, të notoni dhe të shëtitni. Noti mund t`ju zvogëlojë intenzitetin e dhembjes së shpinës. Shpesh Shtatzani me binjake shtrihen në spital disa javë para terminit të paracaktuar që të pushojnë dhe të mundohen që të zgjasin sa më shumë shtatëzaninë, që të u jepet foshnjave mundësia që të rriten.