Si me përgatit sallatë me avokado dhe djath dhe erëza?
- dua.com Team ·
- 10.06.2020 ·
- Receta ·
- 1 min read
Si me përgatit sallatë me avokado dhe djath? Nëse jeni adhurues i avokados, por nuk keni ide se në çfarë mënyre ta përgatisni, po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për sallatë.
Ky është ushqimi ideal që ta merrni me vete për kafjall. Kjo sallatë, njëkohësisht është e shëndetshme, e shijshme dhe plot kalori të shëndetshme.
Përbërësit për sallatë me avokado:
- 150 g krem-djathi për lyerje,
- 120 g djathë të grirë,
- 3 lugë supe jogurt,
- një lugë majonezë,
- një kavanoz speca të pjekur,
- 2 avokado,
- 40 g arra,
- kripë
Përgatitja:
Përzieni krem-djathin, djathin e grirë, jogurtin dhe majonezën. Pritni imët specat dhe avokadon dhe shtoni në të tretje qumështi. Në fund shtoni arrat e bluara dhe kripën sipas dëshirës. Kjo sallatë është shumë e shëndetshme dhe sugjerohet nga shumë dietologë. Avokadoja njihet për një përmbajtje të lartë vitaminash dhe është ushqimi kryesor për recetat e vegjetarianëve dhe veganëve.
![](https://www.dua.com/wp-content/uploads/2024/10/unnamed-file-180x180-optimized.jpg)