Si te kalojme kohen e lire?
- dua.com Team ·
- 05.02.2021 ·
- Personale ·
- 3 min read
Si te kalojme kohen e lire? Kur ne bëhemi çift me dikë është normale që të kemi dëshirë për të kaluar kohë së bashku. Sidomos kohën e lirë.
Mirëpo ndonjëherë dinamika e jetës dhe rrethanat na pamundësojmë të jemi në hapësira që ofrojnë komoditet. Apo edhe që janë romantike njëkohësisht. Pas një jave të gjatë me angazhime të gjithë do të gjenim prehje nëse kalojmë kohë me personin tonë të zemrës. Sidmos nëse e bëjmë këtë në ndonjë vend të ngrohët e romantik. Nëse mendoni se ju kanë mbaruar idetë ne po ju japim disa sygjerime për hapësira të tilla ku mund të kaloni fundjavat apo thjeshtë pasditet tuaja.
Shtëpitë malore
Kërkoni në internet për shtëpitë malore me qira që gjenden në afërsi të qytetit ku jetoni. Ato hapësira zakonisht janë të vogla por të ngrohta.
Do të shijoni ajrin e pastër të malit dhe bukurinë e ndërtimeve të drurit. E mos të harrojmë ndiesinë e mirë që japin durtë teksa digjen në vatrën e zjarrit.
Ambientet e tilla janë të përshtatshme në secilën stinë të vitit. Kështu që një kohë e shpenzuar në një atmosferë të tillë do të ju bëjë mirë juve dhe partnerit tuaj. Aty do të keni privatësinë e kërkuar si dhe rehatinë e nevojshme. Prandaj nëse tashmë se keni bërë ende një gjë të tillë mos hezitoni të niseni në këtë aventurë të re! Ne jemi të sigurtë se ju do të argëtoheni shumë duke kaluar kohë së bashku atje.
Resortet me pishina të mbyllura
Një fundjavë në një resort që ka pishinë të mbyllur definitivisht është hapësira e duhur për relaksim me personin e zemrës gjatë stinës së dimrit. Vendet e tilla ju japin relaksin e merituar dhe hapësirën për të qenë rehat dhe të qetë. Ju madje mund të bëni edhe masazhe për çifte. Mund edhe të shfrytëzoni saunat dhe opsionet e tjera që resorti që keni zgjedhur i ofron.
Një ndërrim i tillë i ambientit do të ja u çlirojë mendjen nga lodhja dhe do të ju bëjë të ndiheni mirë. Kur të dy të jeni të relaksuar dhe me mendime të qeta mund të bisedoni edhe për tema që në dinamikën e jetës nuk gjejmë hapësirë t’i flasim. Prandaj një kohë e kaluar në mënyrë të tillë është më se e mirëseardhur.
Park aventurash
Nëse po kërkoni një hapësirë ku mund të lironi stresin dhe përjetoni adrenalinën një park aventurash është zgjedhje për ju. Gjeni një park të tillë që ndodhet në afërsi të vendit ku jetoni. Shijojeni rrugëtimin me makinë bashkë me partnerin tuaj dhe dhe dëgjoni muzikë. Këndoni bashkë e bëni shumë fotografi. Madje bëni edhe video të momenteve tuaja më të bukura. Provoni të gjitha lojërat e parkut të aventurave që ju duken interesant. Shijoni kokshkat, pambukun e sheqerit e pijet me akull që zakonisht shërbehen në vende të tilla. Kështu duke u argëtuar ju të dy do të harroni telashet dhe kësisoj do të merrni shumë energji pozitive.
Ju keni arritur ne fundin e artikullit “Si te kalojme kohen e lire?“.