Si te pajtohem me te dashurin?

  • ·
  • 10.03.2020 ·
  • ·
  • 7 min read

Si te pajtohem me te dashurin? Pyetja e parë që duhet t’ia bëni vetës është “Pse dua të kthehem tek ai?” Në përgjithësi ne nuk mendojmë se është një ide e mirë që të rikthehemi serish tek ish i dashuri.

Mirëpo, disa nga ju sigurisht që dëshirojnë! Prandaj, me poshtë gjeni disa mënyra me të cilat mund të arrini këtë:

Dëshpërimi

Vajza, ju e dini se gjëja që e bën një mashkull më pak tërheqës është kur ai ju ndjek juve në çdo moment për t’ju treguar se sa shumë ju do. Kjo vlen për të dyja palët. Nëse me të vërtetë dëshironi që të mos e largoni ish të dashurin tuaj përgjithmonë, atëherë mos u bëni toksike.

Por si te pajtohem me te dashurin? Nëse kërkoni që ai t’ju rikthehet sërish, duhet të kontrolloni vetën. Jini e sigurtë, e qetë dhe cool. Mos lejoni vetën të lëndoheni dhe t’ju merr malli për të. Në fakt, nuk të prish punë nëse del në takim me meshkuj të tjerë. Kjo mund t’ju sjell disa te mira. Ndoshta do ndiheni më pak e brengosur për faktin që ai ju ka lënë. Po ashtu mund ta bëni atë xheloz. Madje më mirë akoma, ndoshta do të gjeni dikë tjetër që ju pëlqen dhe në këtë mënyrë lejoni ish të dashurin të vazhdojë jetën e tij.

Qëndroni e zënë

Mos rrini në shtëpi dhe të mërziteni për vetën tuaj. Nuk do t’ju bëjë fare mirë dhe është një gjë patetike. Dilni dhe bëni gjërat që gjithmonë keni dashur të bëni edhe pse nuk keni mundur t’i bëni. Shkoni në kurse, mësoni të vallëzoni ose merruni me ndonjë sporte. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni përderisa është diçka që do e bëj që trurin tuaj të jetë i zënë dhe do t’ju bëjë të mos mendoni për ish të dashurin. Nëse jeni femër e sigurtë në vetvete, ndoshta ia do rikthehet sërish.

Kujdesuni për veshjen tuaj

Le të jemi serioz. Meshkujt janë qënie që pëlqejnë anën vizuale. Nëse keni fituar peshë që kur keni filluar lidhjen ose nuk visheni më sikur keni bërë gjithmonë, ka mundësi të bëjë atë që të jetë më pak i interesuar për ju. Kthehuni prap tek vajza që keni qenë më parë, vajza me të cilën ai ka rënë në dashuri. Nëse ju duket se kjo po funksionon, pyesni vetën nëse vërtet e doni ende.

Mblidhni veten

Njerëzit mendojnë se meshkujt kanë dëshirë të jenë beqarë për aq sa kanë mundësi. Ne mendojmë se nuk është e vërtetë. Ka shumë meshkuj të cilët kanë dëshirë të martohen dhe të krijojnë familje.
Këta meshkuj po kërkojnë një femër të pjekur, e cila është e gatshme të marrë përgjegjësit për të krijuar familje. Nëse jeni një person shumë social ose nuk keni një jetë të qëndrueshme, duhet të konsideroni t’i ndalni këto gjëra nëse kërkoni ta fitoni sërish zemren e tij.

Nga ana tjetër, mund të kuptoni se nuk jeni e gatshme për një lidhje të tillë. Pse të ndryshoni për ish të dashurin dhe të mundoheni që ta fitoni prap. Nëse ndiheni më mirë të vazhdoni jetën dhe të gjeni dikë me të cilin ndiheni rehat, pse jo.

Besoni apo jo, ka shumë raste dhe mundësi që ta ktheni ish të dashurin. Nëse keni pasur një lidhje të bukur që nga fillimi, sigurisht që ish i dashuri ua di edhe më shumë vlerën kur nuk ju ka dhe fillon të mendoj se ju ishit e shkëlqyer. Kështu është e mundur që të bëheni bashkë sërish.

Si të kthehem me ishtë dashurin?

Ah, fuqia e dashurive të vjetra! Nëse pyetja “Si të kthehem me ishtë dashurin?” po ju sillet në kokë, ne ju kuptojmë. Të paktën deri diku. Kur ndarjet ndodhin ka gjithmonë tendenca për tu kthyer më ishtë dashurin apo të dashurën.

Të jemi të sinqertë, ndonjëherë kjo nuk është ideja më e mirë në botë. Nëse ka ardhur deri te ndarja ka pasur një arsye të fortë, apo jo? Megjithatë ju takon juve të vendosni. Para se të ktheheni me ishtë dashurin sigurohuni që e doni këtë gjë me të vërtetë dhe nuk po e bëni vetëm nga të qenit i vetmuar.Më pas janë disa hapa që duhet të ndiqni..

Merreni shtruar

Patjetër se ju ka marr malli për takimet, darkat e fundjavat me ishtë dashurin tuaj. Jeni në një fazë kur keni harruar ditët më zënka e grindje. Doni të ktheheni. Doni të vazhdoni të publikoni fotografi të lezetshme së bashku në rrjetet sociale. Ju mungon ndoshta edhe rrethi i tij. Mirëpo merreni shtruar. Mendoni me gjak të ftohtë se a do të funksionojnë vërtetë gjërat kësaj here? Pyesin vetën “A do të jem e lumtur nëse kthehem me ishtë dashurin?”. Ama bëhuni realiste.

Flisni me njëritjetrin dhe tregoni se çfarë doni

Nëse e keni ndarë mendjen dhe doni të ktheheni me ishtë dashurin atëherë kontaktojeni. Takohuni dhe flisni me të. Gjeni mënyrën tuaj, ose thuajani drejtpërdrejt ose gradualisht pas disa takimesh duke nënkuptuar. Mirëpo mos harroni, për ju ky është një shanc i artë për të vendosur të gjitha letrat në tavolinë. Të dy flisni hapur dhe tregoni çfarë ndjeni, çfarë doni nga kjo lidhje dhe çka prisni nga njëritjetri. Nëse më parë diçka madhore ka munguar mes siç duhet.

Trajtojeni rikthimin si kapitull të ri në një libër të vjetër

Kthimi bashkë padyshim se është një kapitull i ri. Kur ktheheni së bashku me ishtë dashurin ndajeni imagjinatën nga realiteti. Mos ngatrroni të kaluarën me të tashmën. Mos u habisni nëse shihni se ky person ka ndërruar sado pak. Kjo varet sa kohë ka kaluar nga ndarja, mirëpo njerëzit ndonjëherë ndryshon. Ju në fakt nuk keni opsion më të shëndosh se sa t’i besoni. T’i besoni atij dhe lidhjes tuaj. Flisni sa më shumë me njëritjetrin dhe bëhuni gati ta falni njëritjetrin sërish nëse ka nevojë.

Flisni për gjërat që keni bërë sa ishit të ndarë si dhe për të ardhmën

Pas ribashkimit është gjithmonë e shëndetshme të flitet për gjërat që kanë ndodhur sa ishit ndarë. Tregoni partnerit eksperiencat dhe përjetimet që keni pasur gjatë asaj periudhe dhe kërkoni të njëjtën edhe prej tij. Kësisoj ju nuk do të hasni në ndonjë befasi të papritur në të ardhmen.  Pas kësaj flisni edhe për ëndrrat dhe planet e së ardhmës. Gjeni gjuhën e përbashkët dhe motivin për këtë lidhje të nisur sërish.  Për fund një këshillë: Mos prisni mrekulli. Mos harroni se sado që të dy mund të keni ndryshuar, në fund të fundit në esencë jeni personat e njëjtë. Me të mirat dhe të metat tuaja. Prandaj para se të pyesni vetën “Si te pajtohem me te dashurin?” pyeisn vetën “A e dua me të vertetë këtë gjë?”.