Si te sillemi me njerezit?
- dua.com Team ·
- 13.07.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 5 min read
Si te sillemi me njerezit? Të lexoni njerëzit nuk është talent, por aftësi që mësohet. Pas kryerjes së intervistës me detektivin, ajo që nuk postova ishin disa hile që ai më rrëfeu.
Më tregoi se nuk ka të bëjë aspak me leximin e mendjes, por me aftësinë për të lexuar njerëzit siç duhet.
Të kuptoni se cfarë po mendon ai ose ajo. Njerëzit, pa dashur, dëshmojnë më shumë nga çfarë duan të rrëfejnë. Nuk është aq e vështirë. Mund të duket klishe, por nuk keni nevojë për ndonjë fuqi të veçantë për të ditur si t’i lexoni njerëzit. Pra, këtu janë 7 këshilla për të lexuar njerëzit si një profesionist:
Jini objektiv dhe mendjehapur
Para se të përpiqeni të lexoni njerëz, së pari duhet të mundoheni të jeni një njeri me mendje të hapur. Mos lejoni që emocionet tuaja dhe përvojat e kaluara të ndikojnë në përshtypjet dhe mendimet tuaja.
Nëse i gjykoni njerëzit me lehtësi, kjo do t’ju bëjë që të keqkuptoni njerëzit pa njohur natyrën e tyre të vërtetë. Jini objektiv në çdo situate, sidomos kur doni të lexoni njerëzit si duhet.
Kushtojini vëmendje pamjes
Çfarë kanë veshur? A janë të veshur për sukses, gjë që tregon se janë ambiciozë? Apo kanë veshur xhinse dhe bluzë, që do të thotë se kërkojnë rehatinë më tepër se suksesin? A mbajnë varëse me kryq apo Buda, apo hënë, çka tregon besimin e tyre fetar?
Çfarëdo që të kenë veshur, ju mund të merrni diçka prej veshjes së tyre. Këto janë gjëra që njerëzit zgjedhin të tregojnë me paraqitjet e tyre. Si sillen kur kanë një veshje të caktuar, sepse ndoshta se dini, por sjellja ndryshon në bazë të veshjes ndonjëherë.
Kushtojini vëmendje qëndrimit të njerëzve
Qëndrimi i një personi thotë shumë për personalitetin e tij ose saj. Nëse e mbajnë kokën lart, kjo do të thotë se ata kanë vetbesim. Nëse ecin me pavendosmëri, mund të jetë një shenjë e vetëvlerësimit të ulët.
Kur bëhet fjalë për sjelljen, ecja dhe qëndrimi i yre mund t’ju tregojë më shumë nga sa mendoni, kështu që kushtojini vëmendje të veçantë.
Vëreni lëvizjet e tyre
Më shumë sesa me fjalë, njerëzit shprehin ndjenjat e tyre përmes lëvizjeve. Për shembull, ne u afrohemi atyre që na pëlqejnë dhe u qëndrojmë larg atyre që nuk i duam.
Nëse vëreni se personi që po bisedoni po largohet, kjo do të thotë se ai ose ajo është duke vendosur distancë sepse nuk po pëlqen bisedën. Një lëvizje tjetër është kryqëzimi i krahëve ose i këmbëve.
Nëse shihni një person duke bërë këtë, sugjeron zemërim ose vetëmbrojtje. Por nëse i shihni duke u mbërthyer buzët ose duke ngrën thonjtë, kjo do të thotë se po përpiqen të përmbahen nën presion ose në një situatë të vështirë.
Mundohuni të interpretoni shprehjet e fytyrës
Në qoftë se nuk jeni njeri i qetë, fytyra juaj mund të tregojë më shumë nga se do donit. Ka disa mënyra për të interpretuar shprehjet e fytyrës.Për shembull: Kur shihni se formohen linja të thella e të vrenjtura tek vetullat e tyre, mund të kuptoni se personi është i shqetësuar.
Përkundrazi, nëse një person është duke qeshur, kjo do vërehet më tepër tek linjat e syve të tyre sesa tek buzëqeshja. Një gjë tjetër për të parë me kujdes janë byzët e tyre, nëse i shtrëmbin, mund të tregojë përçmim ose hidhërim.
Për më tepër, nofulla e shtrënguar ose kërcitja e dhëmbëve tregojnë shenja tensioni.
Mos iu shmangni bisedave të thjeshta
Ndoshta shqetësoni nga bisedat e zakonshme për motin apo lajmet, por kjo mund të ju jap mundësinë ta njihni më mirë personin tjetër. Bisedat e përditshme ju ndihmon të vëzhgoni sesi një person sillet në situata normale.
Më pas mund ta përdorni si një pikë referimi për të parë me saktësi çdo sjellje që nuk është e zakonshme.
Skanoni sjelljen e përgjithshme të personit
Ndonjëherë supozojmë se nëse bëhet një veprim i veçantë, si psh kur dikush sheh poshtë gjatë një bisede, do të thotë se ky person është nervoz ose i shqetësuar.
Nëse tashmë e njihni këtë person, do të kuptoni nëse personi po shmang qëllimisht kontaktin me sy apo e ka zakon këtë sjellje. Kjo është arsyeja pse vëzhgimi i sjelljes normale të të tjerëve do t’ju ndihmojë.
Mësoni të identifikoni çdo devijim nga sjellja e zakonshme e një personi sepse mund t’ju tregojë shumë. Do e vini re menjëherë që diçka nuk është në rregull kur të vëreni një ndryshim në tonin e zërit, ritmin apo gjuhën e trupit të tyre.
Si përfundim:
Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të mësoni është se si t’i lexoni njerëzit, sepse do t’ju ndihmojë të mësoni si te sillemi me njerezit përreth jush.
Është një aftësi që mund t’ju sjellë afër miq të mirë por edhe t’ju mesojë të mbani larg të këqinjtë.
Lajmi i mirë është se kushdo (përfshirë edhe ti) ka aftësinë të lexojë njerëzit. Vetëm duhet t’i kushtoni vëmendje veprimeve të vogla dhe përqëndrohuni tek personi që keni përballë.