Si te visheni per Halloween
- dua.com Team ·
- 31.10.2019 ·
- ·
- 5 min read
Si te visheni per Halloween? Këtu keni disa ide origjinale se si te visheni per Halloween. Këto kostume klasike janë të duhurat.
Së pari, është një festë që feston për shpirtrat e vdekur, pra stil tmerri dhe jo zanash!!! Kështu që, shmangni veshjen si princeshë, futbollist, kësulkuqe apo zorro, sepse do talleni gjithë mbrëmjen. Veshja duhet të jetë shumë e zymtë, e frikshme dhe sa më origjinale nëse doni të veçoheni nga turma.
Tregoni gjithçka mbi karakterin dhe imagjinatën tuaj, sepse thoni si të doni, por vërdall janë gjithmonë të njëjtat veshje … Ne jemi këtu për t’ju treguar si të visheni për Halloween. Më poshtë keni të radhitura disa nga kostumet më origjinale dhe klasike për Halloween. Gjithçka varet nga ju nëse doni t’i jepni një efekt të veçantë me make-up.
HANNIBAL LECTER
Vetëm një bluzë e thjeshtë e bardhë me mëngë shumë të gjata, një palë pantallona portokalli, një palë çizme të zeza dhe prekja përfundimtare: maska e Hannibal Lecter. Hidhini një sy kostumit të vecantë të Hannibal Lecter.
DOKTORI I ÇMENDUR
Merrni një pallto të bardhë doktorash, një T-shirt blu, mundësisht me qafë V, pantallona të bardha, këpucë spitalore, doreza latex, maskë, thikë ose bashkim pjesësh plastike, gjak të rremë, ose bojë të kuqe, ose salcë domatesh që do të spërkatet mbi pallton e bardhë, në doreza dhe pse jo, lini gjurmët e 3 ose 4 gishtave të gjakut në fytyrën tuaj, që të jap efekt të vërtetë !!!
KORBI
Për tu veshur si protagonist i njohur i filmit “The crow” ju duhen një palë pantallona lëkure të zeza (mundësisht të ngushta), një këmishë e zezë pas trupit, një palë doreza lëkure të zeza me gishta të zhveshur. Nëse keni flokë të shkurtër blini një paruke me flokë të zinj që arrijnë deri teki supet.
Pamja është e rëndësishme. Përdorni bojë fytyre për të bërë fytyrën e bardhë, buzëkuq të zi dhe më pas lapsin e zi për të gjitha detajet e syve dhe gojës …e frikshme apo jo?
ALEX – Clockwork Orange
Besoj e njihni filmin e Stanley Kubrick, nëse jo filmin me patjetër njihni rregjizorin gjenial të filmit të frikshëm “The Shining”. Merrni pantallona të bardha, një këmishë të bardhë, një rrip të zi, dhe një kapele të zezë në formë tasi. Më në fund bëjini syve make up me një laps të zi.
Ps: A mos harroni, shikoni ngultas si një psikopat.
DAJA FESTER – Familja Adams
Një maskë e thjeshtë për ata që janë tullac ;). Përndryshe, blini parukë pa flokë, përdorni pluhur të bardhë për të zbehur fytyrën dhe për të bërë dy rrathë të hollë të errët tek sytë. Nëse keni sy të çelur, atëhere kostumi bën për ju!
JOKER
Joker është rikthyer sërisht në vëmendje, sidomos pas filmit të luajtur nga Joaquin Phoenix. Keni nevojë për një xhaketë të errët ose frak (mundësisht ngjyrë vjollcë), një jelek jeshil, pantallona elegante në të njëjtën ngjyrë si xhaketa dhe këpucë të zeza. Për make-up ju nevojitet shumë bojë ose pluhur për ta bërë fytyrën plotësisht të bardhë, i kuq buzësh, llak që të ngjyrosni flokët verdhë-jeshil dhe së fundmi, mos harroni rrathët e zezë të syve.
ZOMBIE
Ju duhen një palë xhinse të grisura. Një palë të vjetra duhet t’i keni vërdallë me patjetër. Një këmishë e zhubrosur me mëngë të gjata ose një bluzë e vjetër.
Prijeni këmishën si në pjesën e përparme ashtu edhe pranë skajeve të mëngëve. Për ta bërë maskimin pak më monstruoz, mund të përdorni gjak të rremë për të njollosur rrobat, duart dhe fytyrën. Edhe këtu, make-up është thelbësor për suksesin e maskës suaj. Mos harroni aksesorët! Blini një thikë të rreme që ta aplikoni rreth kokës, për të pasur efektin sikur jeni shpuar ose përdoreni për të kërcënuar njerëzit. Studioni mirë ecjen tipike të mumjes për t’i dhënë një efekt sa më realist personazhit.
SCREAM
Keni nevojë vetëm për një pelerinë ose fustan të gjatë të zi me një kapuç dhe një maskë të bardhë të Scream (ajo me sytë dhe gojën e gjatë të zezë) e gjeni në çdo dyqan. Atëherë, merrni një thikë të rreme dhe mos harroni të ndiqni njerëzit që bërtasin nga frika dhe bëni sikur po i godisni me thikë!