Si te zgjohemi heret
- dua.com Team ·
- 09.04.2020 ·
- Personale ·
- 5 min read
Si te zgjohemi heret? Sigurisht që ju kujtohen prindërit kur zgjoheshin herët, dhe i shihnit me admirim. Ata kanë qënë modeli ynë.
Mirëpo, kur të jeni vet prindër do kuptoni se të zgjoheni herët nuk është një talent, por aftësi e fituar. Prindërit tanë zgjoheshin herët për të përmbushur detyrat e shumta që kishin. Ne, nga ana tjetër duam të zgjohemi më herët sepse kështu mund të arrijmë të zbërthejmë potencialin tonë të plotë.
Pastaj, frymëzohemi nga milionerët dhe njerëzit e suksesshëm që zgjohen në orën 5 të mëngjesit për të qënë më produktive. Në do t’ju tregojmë si të filloni gradualisht derisa të jeni plotësisht të aftë për t’u zgjuar herët pa mundim.
Përqëndrohuni tek arsyeja përse doni të zgjoheni herët
Zgjimi para gjithë të tjerëve është i vështirë. Nëse nuk keni një arsye të fortë për ta bërë këtë gjë, nuk keni për t’ia dalë. Para se të merrni rrugëtimin e plotësimit të këtij synimi, bëjini vetes 5 pyetje të rëndësishme:
- Pse dëshironi të zgjoheni në orën 5 të mëngjesit çdo ditë?
- Pse dëshironi të jeni më produktiv?
- Pse dëshironi të praktikoheni?
- Pse dëshironi të përmirësoheni?
- Pse dëshironi të keni një karrierë më të mirë?
Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve do kuptoni nëse zgjimi herët është pjesë e zgjidhjes së problemin tuaj.
Si te zgjohemi heret? Kuptoni se çfarë fitoni dhe humbisni
Çfarë fitoni?
Kur të zgjoheni herën e parë do jetë shumë e vështirë, ndaj nuk ju vëm faj që doni të hiqni dorë.
Mirëpo, kujtoni diçka: Shkrimtarët më të famshëm zgjoheshin herët sepse e dinin se në atë orë arrinin të shkruanin më shpejt.
Ju doni të zgjoheni herët, sepse doni të arrini sukses dhe doni të jeni më produktiv. Kjo është një fitore e madhe, sepse do të keni disa orë vetmi me veten tuaj për të arritur kulmin e krijimtarisë tuaj.
Çfarë humbisni?
Mos mendoni se po u zgjuat herët fitoni kohë ekstra. Nuk është e vërtetë, në fakt po i vidhni vetes orë gjumi.
Për ju që keni medoemos nevojë të bëni 7-8 orë gjumë, dijeni se duhet të sakrifikoni jetën e natës. Pra, do jeni të detyruar të flini më herët.
Jepini vetes një ditë pushim në javë
Ashtu si në dietat e famshme ku bëni një ditë me hile dhe i plotësoni vetes dëshirën për të ngrënë gjithçka dëshironi, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me këtë.
Pra, të paktën një herë në javë, flini vonë dhe zgjohuni vonë. Mendja juaj do kënaqet se iu plotësua dëshira dhe ndaj do jetë më energjike për të përmbushur synimin tuaj.
Nëse keni arritur deri këtu, por keni ende dyshime pyesni veten sërisht:
- Çfarë do fitoj nëse zgjohem herët?
- Çfarë humbas?
Nëse përfitimet janë më shumë sesa ajo cka humbisni atëhere mos u dorëzoni, shkoni deri në fund. Disa udhëzime të tjera që ju këshillojmë të ndiqni janë:
Përqendrohuni tek koha e gjumit
Flini sa duhet, duke plotësuar orët që ka nevojë trupi juaj për të funksionuar. Kur të filloni flini pak më shumë seç duhet. Mos u mundoni të ndryshoni gjithçka menjëherë. Jini të durueshëm. Merrini gjërat me ngadalë dhe jepini vetes kohë të ndryshoni oraret tuaja gradualisht.
Argëtohuni në mëngjes (kur të filloni). Nëse ka një ditë që zgjoheni dhe ndiheni super të motivuar dhe të gatshëm për të bërë punë, atëherë, me çfarëdo mënyre, bëjeni. Por, nëse nuk ndiheni të motivuar që në fillim, thjesht argëtohuni.
Krijoni një rutinë që ju përshtatet në mëngjes
Përsëritja është mëma e dijes dhe rutina është mëma e suksesit.
Nuk ka rëndësi cfarë rutine është, mjafton që ti qëndroni asaj deri në fund. Do mësoni trupin tuaj t’ju ndjek automatikisht. Nëse nuk keni eksperimentuar me alarmet më parë, duhet të. Alarme të ndryshme u përshtaten njerëzve të ndryshëm. Bëni një kërkim të shpejtë në Google për alarmet.
Si te zgjohemi heret: Flini pa pajisjet elektronike pranë
Kjo është dhe pjesa më e rëndësishme, ndaj këtu do e mbyllim. Pajisjet elektronike nuk ju lejojnë të flini rehat. Janë një arsye që ju shpërqëndroheni. Ndaj zgjidhja më e mirë do ishte që ta karkoni në një dhomë tjetër dhe të mbani alarma për t’u zgjuar. Telefoni do t’ju mbaj largë qëllimit tuaj, sepse do t’ju shërbej si mjet argëtimi. Pra, ajo loja candy crash do t’ju rrëmbej disa orë të shtrenjta gjumi. Mos bini pre!
Ka sakrifica që duhen bërë, por mbani mend se nëse jeni të gatshëm t’i bëni ato do përmbushni qëllimin tuaj. Përfitimet do jenë të mëdha, do jeni më produktiv, do bëni punë edhe më cilësore dhe mbi të gjitha trupi juaj do mësohet me një rutinë fantastike. Mund t’ia dilni!!