Qysh me bo smokey eye?

  • dua.com Team ·
  • 22.09.2020 ·
  • Kuriozitete ·
  • 2 min read

Smokey eye është një nga stilet me atraktive të grimit të syve. Vitet e fundit ky stil i grimit konsiderohet si tejet atraktiv. Në fillim këtë lloj grimi arrinin ta praktikonin vetëm aristët e make-up. 

Për këtë arsye ky stil grimi fatkeqësisht duket i komplikuar për vajzat që nuk e praktikojnë grimin shumë shpesh. Megjithatë fatmirësisht, nuk është aq e vështirë sa duket. Sekreti i make-up artistëve është në shesh.

Ju mund të mësoni të realizoni smokey eye edhe vet. Madje edhe nëse nuk jeni praktikuese e rregullt e grimit.

Si ta bëjmë këtë?

Ne përmes një udhëzuesi të thjeshtë po përpiqemi të ju tregojmë hap pas hapi se si të bëni një smokey eye.

Filloni me bazën e grimit. Shpërndajeni atë lehtë nëpër sy.  Pastaj vazhdoni tutje me nuancën apo thënë ndryshe me ngjyrën e hapur.

Tregonui kujdes dhe shpërndajeni mirë. Kur ta keni bërë këtë ka ardhur koha të kaloni në hapin tjetër.

Tek kufizimi i syrit. Tregoni kujdes gjatë kufizimit të syrit lart. Kjo është pjesa më e dukshme tashmë kur filloni të përdorni ngjyrën e mbyllur.

Pastaj është radha e pjesës poshtë vetullave, që bëhet me ngjyrë fare të hapur për t’i theksuar ato. Në fund mbërrijme edhe tek pjesa e poshtme e syrit. Shpënrdani hijezimin e grimit me delikatesë.

Për të realizuar një somkey eye të bukur nddiqni hapat e prezantuar më poshtë në fotografi.

Mos harroni, grimi don durim dhe praktikë! Edhe nëse nuk e arrini rezultetin e dëshirueshëm herën e parë, pratikojeni disa herë dhe patjetër se do të keni sukses.

dua.com Team

Related