Studimi – Dilema e te Rinjve Shqiptar

  • dua.com Team ·
  • 18.02.2020 ·
  • Kuriozitete ·
  • 6 min read

Studimi, Tashmë kthyer në zakon, ja tek jemi me disa rrëfime të të rinjve tanë energjikë. Këta të fundit vazhdojnë të jetojnë ditët dhe javët e tyre me entuziazëm të pashtershëm rinor.

Është për t’u admiruar fakti se pavarësisht vështirësive të përditshme, ata e shohin botën plot ngjyra nën lupën rinore. Për rutinat e radhës kemi tre të rinj që deshën të ndanin me ne ngjyrimin e tyre jetësor.

Fillojmë me vajzën më të njohur të rrjeteve sociale e cila menaxhon faqen e mirënjohur të instagramit Treasure of Albania. Të thuash që kjo vajzë është një e re energjike është pak, megjithatë thjeshtësia përbën brendinë e saj. Le të lexojmë se çka për të thënë Xhensia.

Xhensilda (Xheni), 20 vjeç

Më quajnë Xhensilda. Ditët e mia nisin herët në mëngjes sepse më duhet të shkoj në shkollë. Studimi im ka për fokus Informatikën ekonomike dhe jam në vit të dytë. Po pres sezonin që të kordinohem me oraret e vrapit të mëngjesit. Për momentin, meqë jam në periudhën e provimeve nuk e praktikoj.

Më pas, pjesën tjetër të pasdites e kaloj duke kuptuar që studimi është i rëndësishëm. I kushtoj një kohë të konsiderueshme menaxhimit të faqes sime në Instagram.

Për momentin nuk punoj  sepse studimi është më i rëndësishëm.

Rrallë herë më ndodh që ditët e mia të jenë boshe. Gjithmonë më del një plan në lidhje me shkollën ose me aktivitet e mia, ndaj shpesh herë më duhet të dal pasditeve.

Mbaj një axhendë për çdo ditë dhe më ka ndihmuar të jem më e organizuar e të shijoj çdo eveniment ku marr pjesë. Vetëm të premten nuk e planifikoj asnjëherë, edhe pse gjithnjë them se këte të premte do rri, do pushoj, asnjëherë nuk ndodh, gjithmonë e gjej veten duke vrapuar.

Gjatë fundjavës, bëj ndonjë udhëtim me motrat e mia, takoj familjen, gjithashtu edhe me miqtë, të cilët mund të mos i kem takuar gjatë javës. Me këta të fundit planifikoj se çfarë do të krijojmë si aktivitet të ri për javën tjetër . Gjithsesi, këtë vit me thëne të drejtën rutina ime më pëlqen shumë dhe ndihem shumë rehat dhe e kënaqur!

Kejsi, 20 vjeçe

Jam Kejsi dhe rutina ime gjatë javës ecën pothuajse njësoj “Shkollëbibliotekkafeshtëpi.” Zgjimi varet sipas orarit që kam mësim, por kam dy javë që praktikoj 20/20/20 dhe ka qënë shumë efektiv.

Vazhdoj ende ta mbaj këtë rutinë në mëngjes. Tani që jam në sezonin e provimeve po perpiqem të organizoj sa më mirë ditën që të kem kohë të lirë për ndonjë aktivitet sportiv.

Eci me shprehjen “Trup i shëndosh, në mendje të shëndoshë.

Pasditja kalon gjithmonë duke studiuar sepse studimi është më i rëndësishëm. Darka më gjen duke parë ndonjë serial në Netflix ose duke lexuar materiale shtesë që kanë lidhje me degën time.
Fundjavën e kaloj gjithmonë me familjen. Për sa i përket punës nuk është se kam diçka të qëndrueshme, por më pëlqen që të merrem me eventet që organizohen këtu në Tiranë.
Për shëmbull, tani jam pjesë e një stafi që merret me evente si ColorDay, Tirana StreetFoodFestival, dhe eventi që u organizua për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet. Gjatë kohës kur fillon dhe shtohet numri i turistëve merrem me pjesën e guidës brenda Tiranes.
Projekte me pak fjalë sa për të kaluar kohën. Do doja të kisha një rutinë sa më të organizuar por nuk jam edhe aq e mirë me këtë gjë..ose dua t’i bëj gjërat të gjitha njëherazi ose asgjë fare

Së fundmi e mbyllim me një djalë, i cili na surprizoi me vullnetin e tij të pathyeshëm për të punuar e për t’ia dal mbanë. Për Edisonin nuk gjetëm foto apo faqe në Instagram. Një djalë që punon 16 orë nuk ka kohë për këto gjëra. Ama, na lejoni të ndajmë me ju rutinën e tij.

Edisoni

Atëhere, unë jam Edisoni dhe ka më shumë se 1 vit që më duhet të punoj fortë. Gjatë gjithë kohës, nga e hëna në të dielë punoj rreth 16 orë në ditë. Për ta përmbushur këtë më duhet të kem një ditë me shumë energji, të mirëmenduar dhe të organizuar. Ndaj, edhe unë ndjek teknikën 20/20/20.

20 minutat e para çdo mëngjes ia kushtoj aktivitet fizik sepse më ndihmon që të karikohem me energji pozitive që në mëngjes.

20 minutat e dyta ia kushtoj reflektimit. Dita është e gjatë dhe shpeshherë ia lëm rastësisë të vendosë se çfarë do ndodhë me ditën tone. Pjesën më të madhe të kohës janë vendime që i marrim në moment, ndërkohë që po bëjmë diçka themi hë se do merrem edhe më këte tjetrën. Mirëpo, nuk është një teknikë e mirë.

Dita ka shumë ngarkesë dhe është e sigurt që shumë nga vendimet që do marr do jenë të gabuara. Mua më pëlqen që 20 minuta në mëngjes të mendoj për ditën që më pret. Duke qënë se në mëngjes jam më i kthjellët dhe i qetë marr vendime më të mira.

20 minutat e treta ia dedikoj rritjes sime. Lexoj diçka interesante rreth profesionit apo gjërave që më duhen në punë apo jashtë saj. Lexoj rreth gjërave interesante që kam interes, çdo gjë që më ndihmon të mësoj diçka të re dhe të rritem. Kjo ka një impakt shumë të madh në ditën time sepse e nis duke mësuar diçka të re dhe më jep idenë se kam arritur të bëj diçka pozitive që pa nisur dita akoma. Kjo është ajo lloj energjie që më duhet çdo mëngjes.

Pra, 20 minuta aktivitet fizik, 20 minuta reflektim dhe 20 minutat e tjera të mësoj diçka të re për rritjen personale.

Këto ishin rutinat e tre të rinjve që dëshironin të ndanin me ne rutinën e tyre javore. Po këtë javë do flasim edhe për tre të rinj të tjerë.
Vazhdoni të lexoni rubrikat tona dhe ju sigurojmë se do shkruajmë përmbajtjen më të mirë që mundemi dedikuar të rinjve. Dedikuar brezit më pozitiv dhe paqësor që ekziston, duke thyer çdo steriotip që iu është bashkangjitur atyre.

dua.com Team

Related