Te Henen – 3 keshilla se si ta nisni me me energji

  • dua.com Team ·
  • 01.11.2021 ·
  • Personale ·
  • 5 min read

Te Henen – 3 këshilla se si ta nisni më me energji t3 h3n3n tuaj. Sa herë kemi parë apo dëgjuar se njerëzit ankohen për të hënën?

Duket sikur shoqëria jonë në ditët e sotme nuk e ka me qef fillimin e javës. Gjithmonë jemi në kërkim të një motivi shtesë dhe një filxhan kafeje ekstra për të shtyrë ditën e hënë. Edhe pse kemi dëgjuar që suksesi vjen me qëndrueshmëri, këmbëngulje dhe qëndrim pozitiv, shumë prej nesh akoma e urrejnë te henen. Ajo që nuk kuptojmë është se e hëna do të vijë, duam apo jo. Ndaj, po ju sjellim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të qëndroni më të organizuar dhe të përfitoni sa më shumë nga e hëna juaj.

Ndryshoni perspektivën tuaj

“Ne nuk i shohim gjërat ashtu siç janë, i shohim ashtu siç jemi.”

Ndoshta e keni dëgjuar këtë frazë, që shpesh i atribuohet Anaï Nin. Ky citim na kujton se shpesh e shohim realitetin përmes një thjerrë të perceptimit tonë. Besimet dhe pikëpamjet tona mbi botën ndikojnë më tepët nga çfarë mendojmë ne. E njëjta ide mund të zbatohet edhe për qëndrimin tonë ndaj fillimit të javës.

Fillimi i ditës më humor të keq do të thotë që edhe dita ka për të na shkuar po ashtu. Atëherë pse të mos e kthejmë formulën? Le ta fillojmë ditën me pohime pozitive. Kujtojini vetes për gjërat pozitive që ju presin gjatë ditës së punës. Kaloni ca kohë duke bërë diçka që ju frymëzon dhe ju sjell humor të mirë. Mund të jetë diçka aq e thjeshtë si të veshësh një veshje të këndshme, të trajtosh veten me një vakt  të bollshëm, ose të regjistrohesh për një klasë yoga të hënën. Me fjalë të tjera, gjeni diçka që ju bën vërtetë të ndiheni sikur po e nisni ditën tuaj në mënyrë produktive, me një qëndrim pozitiv.

Planifikoni paraprakisht dhe bëni pyetjet e duhura

Pavarësisht nëse jeni student, një punëtor i ri apo i vjetër, një menaxher ose një pronar biznesi, një gjë është e vërtetë për ju: “Jeni një njeri i ngarkuar me shumë punë.” Ndaj, është e rëndësishme të mbani mend se si të qëndroni të organizuar – të paktën në fushat kryesore të jetës tuaj. Merrni ca kohë nga fundjava juaj për të parë orarin dhe për të planifikuar paraprakisht për javën e ardhshme. Pyesni veten:

Cilat janë qëllimet tuaja? – Cilat janë gjërat kryesore që po kërkoni të realizoni këtë javë, këtë muaj, këtë vit? Shkruajini ato dhe mbajini para jush – kjo do t’ju kujtojë se për çfarë po punoni.

Cilat janë detyrat tuaja kryesore? – Ndani qëllimet kryesore në aktivitete më të vogla e të matshme. Pasi t’i keni identifikuar ato, kuptoni se sa kohë do t’ju marrin dhe përshtasni orarin tuaj. Mos harroni të përcaktoni si përparësi kryesore detyrat që janë më urgjente.

Si keni ecur që nga seanca juaj e fundit e planifikimit? – A keni realizuar detyrat dhe / ose qëllimet që i keni caktuar vetes herën e fundit? Nëse nuk i keni mbaruar, mos harroni t’i rishikoni objektivat dhe t’i kryeni gjatë javës që do të vij.

A jeni gati për ditën e hënë? – Së fundmi, kaloni ca kohë duke u përgatitur për aktivitetet e ditës së hënë. Paketoni çantën ose drekën tuaj paraprakisht ose përgatisni dokumentet që do t’ju nevojiten. Merruni me rutinat tuaja parapërgatitore që t’ju bëjnë të ndiheni më të qetë

Nëse ia bëni vetes këto pyetje rregullisht, do të keni një vizion më të qartë për të ardhmen tuaj.

Vëzhgoni veten tuaj

Ekzistojnë dy gjëra që duhet të bëni për veten tuaj për t’u siguruar që e mbani veten nën kontroll.

Mbani veten të përgjegjshëm
Pasi të keni vendosur qëllimet dhe detyrat tuaja për javën / muajin, mbani shënime mbi përparimin tuaj dhe shkruajeni atë. Shënimi i përparimit tuaj do t’ju ndihmojë të qëndroni të motivuar, si dhe të bëni rregullimet e nevojshme. Nëse keni nevojë për stimuj shtesë, ndajini qëllimet dhe detyrat tuaja me njerëzit që janë afër jush dhe që i mbështesin ato.

Kujdesu për veten

Si ambiciozë dhe të motivuar që jeni, të gjithë kanë nevojë për të pushuar. Sigurohuni që jeni të shëndetshëm, të pushuar dhe jo duke qëndruar vazhdimisht nën stres. Nëse jeni një nga ata persona që harrojnë veten gjatë një jave të ngjeshur, atëherë vendosni kujdesin për veten në axhendën tuaj! Shtoni aktivitete që ju japin energji në mënyrë që të vazhdoni të qëndroni të motivuar dhe të ndiqni qëllimet tuaja. Si shëndeti juaj fizik ashtu edhe ai mendor janë të rëndësishme, kështu që mos e lini pas dore veten!

dua.com Team

Related