Termeti – Si te veproni
- dua.com Team ·
- 29.11.2019 ·
- Kuriozitete ·
- 6 min read
Termeti që ndodhi ditët e fundit na ka mbajtur në një gjëndje të vazhdueshme alarmi sidomos prej lëkundjeve që vazhdojnë ta ndjekin.
Ndryshe nga uraganet ose përmbytjet, tërmetet vijnë pa paralajmërim dhe zakonisht ndiqen nga pastërmete të ngjashme.
Megjithëse këto të fundit zakonisht janë më pak të fuqishme se termeti kryesor. Nëse e gjeni veten në mes të një termeti, keni vetëm një sekondë kohë për të vendosur se çfarë duhet të bëni.
Këshillat e mëposhtme, nëse ndiqen si duhet, mund t’ju shpëtojnë jetën.
Metoda I (kur jeni brenda një ndërtese)
Uluni në tokë këmbadorazi. Teknika e përmendur më sipër është e ngjashme me teknikën e shpëtimit që përdoret në rast zjarri: “Ndaloni, uluni dhe rrotullohuni”.
Edhe pse nuk është metoda e vetme për t’u mbrojtur në rast tërmeti, kjo është metoda më e këshilluar nga Agjencisë Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) dhe Kryqit të Kuq Amerikan.
Tërmetet e mëdha ndodhin pa paralajmërim, prandaj rekomandohet që të uleni këmbadorazi në dysheme sapo ndjeni goditjet e para.
Një tërmet i vogël mund të shndërrohet në një tërmet të madh brenda pak sekondash; kështu që reagoni me shpejtësi në secilin rast.
Fshihuni
Fshihuni nën një tryezë të fortë. Nëse është e mundur, qëndroni largë dritareve, dyerve dhe mureve të jashtme dhe çdo gjë që mund të bjerë, siç janë llampadarët ose pikturat. Nëse nuk keni një tavolinë afër jush, mbuloni fytyrën dhe kokën me krahët tuaj dhe strukuni në një cep të ndërtesës.
Mos bëni këto gjëra:
- Mos vraponi jashtë. Ka më shumë të ngjarë të lëndoheni kur tentoni të dilni nga ndërtesa sesa kur qëndroni brenda tyre.
- Mos u drejtoni tek dera kryesore. Fshehja nën derën kryesore është një mit. Jeni më të sigurt nën një tryezë sesa jeni nën derën e shtëpisë, veçanërisht në shtëpitë moderne.
- Mos vraponi në një dhomë tjetër për t’u fshehur nën tavolinë.
Mbahuni fortë dhe mos lëvizni. Toka është duke u lëkundur dhe ju ka kapur paniku.
Mbahuni fortë tek cilado sipërfaqe apo mobilje që keni afër. Nëse nuk keni arritur të gjeni një tavolinë për tu fshehur poshtë, vazhdoni të mbroni kokën me krahët tuaj dhe të qëndroni ulur.
Gjeni një vend të sigurt.
Nëse e gjeni veten në shtrat ndërsa ndjeni tërmetin, qëndroni aty. Mbroni kokën me një jastëk dhe në këtë rast tentoni të zhvendoseni në vendin më të sigurt që keni afër. Shumë lëndime shkaktohen kur njerëzit largohen nga shtrati i tyre dhe ecin nëpër copëza xhami të thyera.
Qëndroni brenda derisa lëkundjet të ndalen dhe është plotësisht e sigurt të dilni jashtë.
Studiuesit shpjegojnë se shumica e lëndimeve ndodhin kur njerëzit përpiqen të ndryshojnë vendin e fshehjes ose kur vendi është i mbushur me njerëz dhe të gjithë kanë për qëllim të vrapojnë jashtë. Sërisht ekspertët këmbëngulin se shumë plagë merren kur njerëzit brenda ndërtesave përpiqen të dalin jashtë saj.
- Nëse arrini të dilni jashtë, kini kujdes. Ecni dhe mbahuni fortë, por mos vraponi në rast të goditjeve të dhunshme. Mblidhni veten dhe mbrohuni nën një zonë ku nuk ka shtylla korenti ose ndërtesa shumë të larta.
- Mos përdorni ashensorët për të zbritur më shpejtë. Mund të shkëputet energjia elektrike dhe mund të ngecni brënda. Plus, ashensori ka të ngjarë të ketë një alarm Sizmik, e cila e ndal ashensorin dhe e bën të papërdorshëm pas një termeti.
Më poshtë po ju listojmë edhe se çfarë nuk duhet të bëni në rast tërmeti.
Nëse nuk mund të gjeni një vend të sigurt për tu fshehur, mbuloni kokën dhe mblidhuni në në pozicionin e fetusit kudo që të jeni.
Në mënyrë kategorike mos bëni këto veprime:
- Mos shkoni nën derë. Njerëzit që qëndrojnë nën dyert e shtëpive zakonisht shtypen deri në vdekje për shkak se tavani shkëputet nga impakti i termetit.
- Mos vraponi nëpër shkallë apo shkoni një kat më lart për të gjetur një vend ku të fshiheni. Shkallët janë vendi më i rrezikshëm për t’u shkelur gjatë një tërmeti, pasi ato mund të thyhen poshtë këmbëve tuaja.
Metoda II:
Qëndroni jashtë derisa lëkundjet të ndalen.
Mos u përpiqni të ‘shpëtoni’ heroikisht dikë ose të vraponi brenda një pallati. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të qëndroni jashtë, ku rreziku i rënies së pallateve është më i vogël.
Rreziku më i madh ekziston kur qëndroni drejtpërdrejt jashtë ndërtesave, në dalje të tyre ose krahas mureve të jashtme.
Mund t’ju bien tulla ose copa xhami të thyera të dritareve.
Qëndroni larg ndërtesave, dritave të rrugës apo telave të energjisë elektrike. Këto janë rreziqet kryesore që ju kanosen kur jeni jashtë gjatë kohës që bie tërmeti.
Nëse jeni duke ecur me makinë, ndaloni me kujdes sa më shpejt të jetë e mundur. Shmangni ndalimin afër ose nën ndërtesa, pemë, mbikalime, ura apo tela elektrikë.
Pasi termeti të ketë ndalur, dilni nga makina me shumë kujdes.
Nëse ju ka rënë sipër një shtyllë elektrike, në mënyrë kategorike mos lëvizni nga automjeti deri sa të mbërrijë ndihma e ekspertëve.
Nëse e gjeni veten mes rrënojave ndiqni këto hapa për të mbijetuar.
- Nëse keni një çakmak mos e ndizni për të bërë dritë. Pa e ditur mund t’i vini flakën vetes nga rrjedhja e gazit ose kimikateve të tjera.
- Mos lëvizni dhe mos shkundni pluhurin nga trupi. Mbuloni gojën me shami ose me një pjesë të rrobave që keni veshur.
- Bjerini murit ose një tubi në mënyrë konstante që shpëtuesit t’ju lokalizojnë. Nëse keni një bilil, akoma më mirë, por kur t’i bini merrni frymë nën rrobë që të mos thithni pluhur.
- Bërtisni vetëm nëse nuk ju ka ngelur mundësi tjetër, sepse nëse e bëni këtë gjë shpesh, mushkritë tuaja mund të ngelen pa ajër për shkak të pluhurit.
