Thenie interesante qe duhet t’i lexosh

  • dua.com Team ·
  • 16.10.2024 ·
  • Uncategorized @sq ·
  • 4 min read

Po kërkon thenie interesante? Ke ardhur në vendin e duhur.

Secili prej nesh lëmë një trashëgimi pas vetes. Disa lënë veprat, disa shtëpi që i mbijetojnë kohës, e për disa të tjerë, ato që i shkruajnë në letër janë aseti më i madh i tyre.

Thëniet janë ato që mund të frymëzojnë, sfidojnë dhe bëjnë që të ndjehemi të lidhur me atë që kanë menduar dhe shkruar autorët. Megjithatë, nga të gjitha thëniet e krijuara, vetem ato që janë të vërteta dhe të ndjera nga lexuesi i rezistojnë brezave – sepse ato janë të qëndrueshme dhe i japin lexuesit një pikëpamje më të thellë për jetën.

Kjo është arsyeja pse, thëniet e njerëzve të ndritur të kohërave të ndryshme janë akoma aktuale dhe frymëzuese edhe sot. Më poshtë mund të gjesh thënie interesante sa i përket tri aspekteve të rëndësishme në jetën e secilit – jetës, dashurisë, dhe punës.

Thënie interesante për jetën

  1. Nuk ka pendesa në jetë. Ka vetëm mësime. – Jennifer Anniston
  2. Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj. – Charles Suindoll
  3. Jeta ka qenë, është dhe do të mbetet gjithnjë se si ne e bëjmë atë. – Grandma Moses
  4. Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet. – Sokrati
  5. Jeta nuk numërohet nga numri i frymëmarrjeve që marrim, por nga momentet kur na është marrë fryma. – Maya Angeloi

Thënie interesante për jetën si grua

  1. “Gruaja është arkitektja e vërtetë e shoqërisë.” – Harriet Beecher Stowe
  2. “Unë jam e ashpër, ambicioze, dhe e di saktësisht çfarë dua. Nëse kjo më bën një femër të keqe, në rregull.” – Madonna
  3. “Një grua është si një thes çaji – nuk mund të kuptosh sa e fortë është derisa ta vendosësh në ujë të nxehtë.” – Eleanor Roosevelt
  4. “Nuk ka limit për atë që ne si gra mund të arrijmë.” – Michelle Obama
  5. “Gruaja është qetësuesi i padukshëm i talenteve në botë.” – Hillary Clinton

Thënie interesante për dashurinë

  1. Dashuria fillon aty ku nuk pritet asgjë në këmbim. – Antoine de Saint-Exupery
  2. Unë të dua jo për atë që je, por për atë që jam kur jam me ty. – Gabriel Markez
  3. Sa lumturi e madhe është të duash dhe të të duan. – A.P. Çehov
  4. Dashuria është e vetmja gjë që e bën njeriun më të fortë, gruan më të bukur, mashkullin më të sjellshëm, shpirtin më të lehtë dhe jetën më të bukur. – Friedrich Nietzsche
  5. Aty ku ka shumë dashuri, ka shumë gabime. Aty ku nuk ka dashuri, gjithçka është e gabuar. – Thomas Fuller

Thënie interesante për punën

  1. Mënyra më e mirë për të bërë punë të mirë, është të duash atë që bën. – Steve Jobs
  2. Ndërto ëndrrat e tua, ose dikush do t’ju përdorë për të ndërtuar ëndrrat e tyre. – Farrah Gray
  3. Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë. – Henry Ford
  4. Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet. – Aristotel
  5. Për të arritur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështimi. – Bill Cosby

Thënie interesante për motivim në punë

  1. “Mos shikoni orën; bëni atë që bën ajo. Vazhdoni.” – Sam Levenson
  2. “Nuk kam dështuar. Vetëm kam gjetur 10,000 mënyra që nuk punojnë.” – Thomas A. Edison
  3. “Besoni se mund të arrini dhe jeni në gjysmë të rrugës” – Theodor Roosvelt
  4. “Zgjidhni një punë që e doni dhe nuk do të keni asnjë ditë punë në jetën tuaj.” – Konfuciu
  5. “E ardhmja varet nga ajo që bëni sot.” – Mahatma Gandhi

Thënie interesante per lumturinë

  1. Lumturia varet nga ne vetë. – Aristoteli
  2. Lumturia është kur ato që mendon, ato që thua dhe ato që bën janë në harmoni. – Mahatma Gandhi
  3. Momentet e lumturisë që përjetojmë na kapin në befasi. Nuk është se i kapim ato, por ato na kapin neve. – Ashley Montagu
  4. Për çdo minutë që je i zemëruar, humbet gjashtëdhjetë sekonda të lumturisë. – Ralph Waldo Emerson
  5. Gjëja më e rëndësishme është të gëzohesh me jetën tënde – të jesh i lumtur. Kjo është e gjithë që ka rëndësi. – Audrey Hepburn

dua.com Team

Related