Thenie per jeten
- ·
- 17.10.2022 ·
- ·
- 6 min read
Thenie per jeten në rast se keni nevojë për pak inspirim. Dashuria, motivimi, ëndrrat e shëndeti përbëjnë shpirtin e gjithsecilit prej nesh.
Mirëpo, janë disa thënie qe na bëjnë të kuptojmë esencën e kësaj jete. Kur jeni të dëshpëruar apo nuk ndiheni mirë, gjithmonë kërkoni diçka pozitive. Një mendim pozitiv që ju ndriçon rrugën. Të gjithëve shpesh herë na ndodhë t’i shohim ndryshe gjërat pasi bisedojmë me një person. Shumë herë përgjigjen që e kemi pasur tashmë brenda vetës, e gjejmë më lehtë gjatë një bisede me dikë tjetër. Atëhere kur marrim një prespektivë tjetër, një këshillë jete apo një mësim.
Në ditë të veçanta, siç janë ditëlindjet, shpesh reflektojmë për jetën. Mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet ta bëjmë këtë vetëm në ditë të veçanta. Prandaj, sot lexoni këto shprehje që kemi zgjedhur për ju. Rikujoni përmes tyre gjërat më të bukura dhe më të rëndësishme në jetë. Besojmë shumë se këto thënie do t’ju shërbejnë.
Thenie per jeten dhe dashurine
- “Dashuria nuk ka të bëjë me atë që ju prisni të merrni – vetëm me atë që prisni të jepni – që është gjithçka.”
- “Aty ku është dashuria eshte dhe jeta.”
- “Nga çfarëdo që të përbëhen shpirtrat tanë, i tij dhe i imi janë njësoj.”
- “Lumturia më e madhe e jetës është bindja se ne jemi të dashur. Të dashur për veten tonë, ose më mirë, të dashuruar pavarësisht nga vetja”.
- “Askush nuk e ka matur ndonjëherë, madje edhe poetët, sa mund të mbajë një zemër.”
- “Dashuro me gjithë zemër, sikur e nesërmja të mos egzistojë fare”.
- “Duaje vetën. Vetëm kështu mund t’i duash edhe të tjerët”.
- “Dashuria e vërtetë nuk të gjykon asnjëherë”.
- “Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet. Por shpesh herë, ne shikojmë aq gjatë nga dera që po mbyllet, saqë nuk e shohim atë që është hapur tashmë para nesh”.
- “Nuk ka asgjë më të rëndësishme në këtë jetë, se sa ta kalosh atë krahas një personi që të do, dhe e do me gjithë zemër”.
- “Fuqia e zemrës për të dashuruar është e jashtëzakonshme. E gjitha çka na duhet është të dashurojmë personin e duhur”.
- “Mos ki frikë nga dashuria. Nuk na lëndon ajo. Na lëndojnë njerëzit që abuzojnë me të”.
- “Dashuro pa kushte dhe me gjithë zemër. Duaj çdokë që e ndien ta duash, e më së shumti duaje vetën”.
Shprehje motivuese
- “Shëndeti është dhurata më e madhe, kënaqësia është pasuria më e madhe, besnikëria është marrëdhënia më e mirë.”
- “Lajmi i keq është se koha ikën. Lajmi i mirë është se ju jeni piloti.”
- Ju bëni një zgjedhje: vazhdoni të jetoni jetën tuaj duke u ndjerë i pështjelluar në këtë humnerë të keqkuptimit të vetvetes, ose do të gjeni identitetin tuaj të pavarur prej tij. Ju vizatoni kutinë tuaj.”
- “Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar ai që ka rëndësi.”
- “Nuk je kurrë shumë i vjetër për të vendosur një qëllim tjetër apo për të ëndërruar një ëndërr të re.”
- “Kurrë mos heqë dorë nga gjërat që të bëjnë të ëndrrosh”.
- “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë”.
- “Forca më e madhe ndodhet brenda teje. Gjeje atë dhe luftoje çdo vështirësi”.
- “Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato” .
- “Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona”.
- “Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet. Por shpesh herë, ne shikojmë aq gjatë nga dera që po mbyllet, saqë nuk e shohim atë që është hapur tashmë para nesh”.
- “E gjithë fuqia që na duhet ndodhet brenda nesh. Prandaj edhe në kohët më të vështira mbështetjen që na duhet, duhet ta gjejmë brenda nesh.
Receta e suksesit për vitin 2022 dhe kurdoherë
“Të ndjekësh kuriozitetin tuaj intelektual është më mirë sesa të ndjekësh paratë. Interneti ka zgjeruar masivisht hapësirën e karrierave të mundshme. Shumica e njerëzve ende nuk e kanë kuptuar këtë gjë.” – Naval Ravikant
Është vërtet e vështirë të keni një justifikim për dështimin e karrierës suaj në vitin 2022. Pse? Po ja, mund të publikoni një libër në Amazon ose të merrni mësime falas nga Yale ose Harvard. Mund të filloni një kanal në Youtube dhe të bëheni një milioner para se të arrini pubertetin. Me pak fjalë, mundësitë janë të pafundme, thjesht duhet të përkushtoheni.Interneti ju lutet dëshpërimisht të përmirësoheni, por ju nuk e bëni këtë. Pse? Sepse keni ngecur në një burg mendor të ndërtuar mbi modelin mendor industrial dhe korporativist. Ka ardhur momenti të merrni në dorë frenat e jetës suaj!
Mbani mend. Bota dëshiron t’ju caktojë një rol. Dhe pasi ta pranoni atë rol, morët fund.” – Robert Greene
A keni pranuar rolin që shoqëria ju ka dhënë? Jeni i lirë? Dini se si të mendoni për veten dhe të merrni vendimet tuaja? Askush tjetër përeth jush nuk është i tillë. Jemi të sigurt se disa njerëz janë të lumtur që jetojnë në kuti të vogla. Megjithatë, shumica nuk janë. Duan të dalin nga këto kuti, por nuk e dinë se si. Nëse jeni ndër ta, zgjidhja e vetme është të mos bini pre e rolit që shoqëria ju cakton, por luftoni për identitet. Shpresojmë që këto thenie per jeten t’ju ndihmojnë!