Thenie te shkurtra

  • dua.com Team ·
  • 26.04.2020 ·
  • Fun ·
  • 3 min read

Thenie te shkurtra në rast se keni nevojë për pak frymëzim apo mendime pozitive. Atëhere, motivohuni nga thëniet më të mira në shqip. Lexojini ato më poshtë:

  • Të jesh dashuria e parë e dikujt është e mrekullueshme, por të jesh e fundit është përtej perfektes.
  • Jeta është shumë e shkurtër të luftoni dhe grindeni me të shkuarën. Numëroni bekimet, vlerësoni njerëzit tuaj të dashur dhe ecni me kokën lartë.
  • Kur njerëzit largohen, lërini të shkojnë. E ardhmja juaj nuk varet nga njerëzit që largohen, por nga ata që qëndrojnë me ju.
  • Njerëzit ndryshojnë për dy arsye kryesore: ose janë bërë më mendjehapur ose zemrat e tyre janë thyer.
  • Jeta vjen vetëm një herë, kështu që bëni çfarëdo që ju bën të lumtur, dhe rrini me këdo që ju bën të buzëqeshni.

12 hapa për t’u kujdesur ndaj vetes:

  • Nëse nuk ndjeheni mirë, mos e vazhdoni lidhjen.
  • Thuaj “saktë dhe prerë” atë që mendon.
  • Mos i kënaq njerëzit, vetëm që të marësh aprovimin e tyre.
  • Besoju instinkteve të tua.
  • Kurrë mos i fol vetes keq.
  • Mos hiq dorë nga ëndrrat e tua.
  • Mos ki frikë të thuash “JO”.
  • Mos ki frikë të thuash “PO”.
  • Ji i mirë me veten dhe me të tjerët.
  • Mos u kap pas asaj që s’mund ta kontrollosh.
  • Qëndro larg dramave & negativitetit.
  • DASHURO.

Ndonjëherë duhet të bësh ajo që është më e mira për ty dhe jetën tënde, jo çfarë është më e mira për të tjerët.

Kur ballafaqoheni me drama të kota, kritika inatçore dhe opinione të gabuara, të largohesh është zgjedhja më e mirë që mund të bësh.

Nuk jam një njeri i përsosur. Bëj shumë gabime. Por, i vlerësoj me të vërtetë njerëzit që qëndrojnë me mua edhe pasi e dinë se si jam në të vërtetë.

Pjesa më e keqe e të qenit i fortë është se askush nuk të pyet nëse je mirë.

Kur njerëzit negativë largohen nga jeta juaj, gjëra të mira fillojnë të ndodhin.

Tregohu i mirë me këdo që takon, sepse secili lufton një betejë për të cilën ti nuk di asgjë.

Këto ishin thenie te shkurtra më të mira në shqip që kishim zgjedhur për ju. Shpresojmë t’ju kenë motivuar sado pak.

dua.com Team

Related

Urime per Syneti

Urime per syneti na bije rasti të dërgojmë secilit. Zakonisht synetia e fëmijës...

29.09.2024