Ti ishe per mua – Ismail Kadare

  • dua.com Team ·
  • 26.07.2022 ·
  • Fun ·
  • 2 min read

Ti ishe per mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe per mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske.

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.

‘Ti ishe për mua’ është një nga poezitë më të realizuara të Ismail Kadaresë. Thënë shkurt, kjo poezi flet për një dashuri të shkuar. Për dikë që tashmë i kalon të kaluarës. Mirëpo autori ka zgjedhur të shkruaj për rëndësinë e saj. Për rolin e atij personi në jetën e tij. Për ta bërë këtë ai bën disa krahasime mjaftë të bukura. Përshembull kur e krahason me Trojën. “Si Troja. Troja që unë dot s’e pushtoja”, thotë ai.

Në përgjithësi, poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve ’60 për të realizuar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.

dua.com Team

Related

Urime per Syneti

Urime per syneti na bije rasti të dërgojmë secilit. Zakonisht synetia e fëmijës...

29.09.2024