Toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi

  • dua.com Team ·
  • 09.02.2021 ·
  • Receta ·
  • 2 min read
Nëse jeni adhurues të ëmbëlsirave duhet t\’i provoni këto toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi. Këta toptha nga çokollata e bardhë me dukje dekorative do t’i bëni shumë thjesht dhe shpejt, për vetëm 20 minuta, por do t’ju mrekullojnë me shijen e tyre.

Përbërësit për toptha nga çokollata

  • 150g çokollatë të bardhë të grirë;
  • Kore e një gjysmë limete (limon i ëmbël);
  • 50 ml ajkë të ëmbël;
  • 1 cm xhenxhefil të grirë në rende;
  • 50 g kokos.

Përgatitja:

1. Në një enë të vogël përzieni ajkën, xhenxhefilin dhe koren e grirë të limetës. Nxehni furrën e mikrovalës rreth gjysmë minute.
2. Përbërjen e nxehtë qiteni sipër çokollatës së bardhë të grirë dhe përzieni mirë. Sërish futeni në furrë mikrovale gjysmë minute dhe përzieni derisa çokollata të shkrihet tërësisht.
3. Mbuloni me kapak përbërjen e ftohur dhe futeni në frigorifer të qëndrojë për rreth gjysmë ore.
4. Nga përbërja e ftohur formoni topthat dhe rrotulloni në miell kokosi. Kënaquni.
Kështu këta toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi.

Vlerat fantastike të Arrës së Kokosit

Mbështet shëndetin e sistemit imunitar: lufton virozat, bakteret, mykun dhe parazitet. Është një burim natyral i energjisë së shpejtë dhe përmirëson performancat fizike. Përmirëson tretjen dhe përthithjen e ushqyesve, vitaminave dhe mineraleve, por edhe sekrecionet e insulinës dhe simptomat e shoqëruara nga diabeti. Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rregullon kolesterolin e mirë dhe riparon dhe mbështet funksionet e tiroides, ndihmon veshkat, parandalon sëmundjet dhe infeksionet e fshikëzës. Ndihmon me rënien në peshë dhe ruan lëkurën dhe flokët të shëndetshme, i jep lëkurës një pamje rinore, parandalon rrudhat, varjen e lëkurës, njollat e lëkurës dhe e mbron atë nga dielli.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023