Tortë e shpejtë me çokollatë të bardhë dhe dredhëza
- dua.com Team ·
- 16.07.2019 ·
- Receta ·
- 2 min read
Një torte e shijshme dhe e shpejtë është ëndrra e secilit prej nesh kur mysafirët na lajmërojnë se janë nisur për te ne. Për raste tilla ne kemi një recetë unike! Kjo tortë përgatitet shpejt dhe nuk piqet, por është shumë e shijshme.
Megjithatë ëmbëlësira të tilla që kombinohen me pemë janë të shumta. Në raste të tilla ju duhet të tregoheni kreativ dhe të veproni shpejt. Kjo që po ju prezantojmë ne sot para jush është vetëm një ide që do t\’ju ndihmojë!
Përbërësit për një tortë e shijshme dhe e shpejtë
- 6 të verdhë të vezëve,
- 250 g sheqer,
- 250 g dredhëza,
- 750 ml ajkë të ëmbël,
- 250 g çokollatë të bardhë.
Përgatitja:
Së pari, tundni të verdhët e vezëve dhe sheqerin. Tundi me dorë ose me mikser deri atëherë kur përbërja të bëhet shkumëzuese. Përzieni derisa të bëhet krematoze. Në anën tjetër ajkën e ëmbël tundeni dhe qiteni në përbërjen e të verdhëve të vezëve. Përzieni dhe shtypni dredhëzat. Qiteni përbërjen në kallpë për tortë.
Futeni në frigorifer me ngrirje të thellë gjatë gjithë natës. Në mëngjes shkrini çokollatën e bardhë në avull apo në furrë mikrovale dhe pastaj ftoheni pak. Qiteni sipër tortës dhe lëreni edhe pesë minuta në frigorifer me ngrirje të thellë. Nxirreni nga kallëpi dhe zbukurojeni sipas dëshirës. Kjo tortë është gati. Kënaquni. – transmeton Qysh Me.
![](https://www.dua.com/wp-content/uploads/2024/10/unnamed-file-180x180-optimized.jpg)