Ulqin – Thesari i Adriatikut
- dua.com Team ·
- 12.08.2021 ·
- Udhetime ·
- 3 min read
Ulqin, kur përmendet me siguri gjëja e parë që ju vjen në mendje është kalaja dhe bregdeti. Ky qytet, që sot është qendër e turizmit kulturor, ka një nga kalatë më të vjetra në gjithë detin Adriatik. Ka një histori mbi 2.500 vjeçare.
Ulqini i shqiptarëve mban gjurmët e qytetrimeve të vjetra ilire, romake e greke. Sot për sot ai është adresë e shumë turisteve që çdo vit gjejnë freski në plazhet e këtij qyteti.
Plazhet e mahnitshme të qytetit jugor
Ulqini ka një diversitet plazhesh, duke përfshirë plazhe ranore, gurore, e shkëmbore buzë pyllit të pishave. Plazhe që përveç efektit mjekues të kripës së detit, kanë rërë kurative, burime të ujërave minerale sulfurike dhe baltë minerale. Të gjitha këto e bëjnë Ulqinin qytet të përshtatshëm për pushime për të gjitha grupmoshat. Për këtë arsye, saherë që sezoni veror hapet, Ulqinit ja mësyejnë për pushime rinia, familjarët e pleqtë. Ulqini me sipërfaqen e tij përpos që ka dalje në detin Adriatik, kufizohet me lumi Buna dhe përfshinë malet e Bjeshkës së Rumisë dhe liqenin e Shasit.
Për një eksperiencë unike, vizitoni tregun e Ulqinit
Tregu në Ulqin është një pazar i vërtetë oriental. Aty mund të bëni një përzgjedhje të madhe të frutave, mishit, peshkut, ullinjve dhe erëzave. Mund të gjeni vaj ulliri vendor, fruta të thata, djathë, qumësht e ëmbëlsira orientale.
Nëse dëshironi të përjetoni të gjithë gamën e ndjesive të Lindjes – vizitoni tregun e Ulqinit. Siç thonë edhe vendasit, ju jo vetëm që do ta kënaqni syrin me gjëra të bukura dhe bizhuteri, por gjithashtu do të merrni të gjitha aftësitë e një blerësi të aftë dhe kërkues. Tregu është një vend idel për të marrë me vete një kujtim nga Ulqini i Malit të Zi. Një suvenir që do të ju kujtojë gjithmonë këtë qytet bregdetar.
Në anën tjetër është edhe vendi ideal për tu njohur me vendasit dhe për të kuptuara nga ta më tepër për jetesën në këtë qytet.
Mësoni historinë përmes monumenteve të Ulqinit
Në ditët e sotme qyteti i vjetër i Ulqinit përfaqëson një qendër të turizmit kulturor dhe historik. Përveç monumenteve të pasura kulturore dhe historike, këtu janë vendosur disa nga restorantet dhe hotelet më të mira në qytetin më jugor të Malit të Zi. Rrugët e ngushta ende marrin frymën e një periudhe të vjetër. Vendasit e Ulqinit ruajnë me xhelozi lidhjen e unike me detin dhe zakonet e tyre. Në Qytetin e vjetër të Ulqinit ka monumente që nga kohërat e sundimit venedikas dhe turk. Nsëe shkoni në Ulqin duhet ta vizitoni Pallatin e Venecias të shekullit të 15-të. Do të keni mundësi të shihni ndërtesën ku jetonte guvernatori. Ja vlen gjithashtu të bëni një shëtitje rreth Qytetit të vjetër për pamjet mahnitëse të gjirit të detit por edhe për të vizutuar xhamitë antike. Po patët kohë mos e lini pa vizituar edhe Mueun Ilir, Galerinë e Arteve apo Muzeun Arkeologjik.