Urani Rumbo
- dua.com Team ·
- 13.11.2020 ·
- Biografi ·
- 5 min read
Urani Rumbo ishte një vajzë e zakonshme nga një fshat i Shqipërisë. Por, shumë shpejt, ajo u bë kaq e rëndësishme për zhvillimin dhe emancipin e grave saqë autoritetet u shqetësuan. Urani Rumbo u bë kështu një feministe e njohur. Kristiana, a nuk është interesante se si ajo ishte ‘thjesht’ një vajzë e zakonshme nga një familje normale?
“Po, mendoj se pikërisht për këtë arsye e zgjodha që të flisja për të këtë herë. Ka shumë intelektualë të mrekullueshëm shqiptarë dhe njerëz të përfshirë në lëvizjet sociale apo për çlirimin e grave, që vijnë nga familje të shquara dhe të arsimuara. Ajo që më pëlqen tek Urani është se ajo vinte nga prindër të përulur. Babai i saj ishte mësues ndërsa nëna shtëpiake. Të bën përshtypje që ajo qe në gjendje të arrinte qëllime kaq të larta, edhe pse në thelb duhet të ishte një amvise.”
Çfarë mendon se i ndodhi asaj që e detyroj të bëhej gruaja që u bë?
“Për vajzat shqiptare që rriten, veçanërisht në fshatra, ishte shumë e pazakontë të fitonin njohuri apo të studionin. Përveç kësaj, ishte një periudhë e çuditshme, para pavarësisë së Shqipërisë. Vendi ishte aq i dëshpëruar, njerëzit duhej të punonin shumë dhe gratë kishin vetëm për detyrë të lindnin fëmijë e kujdeseshin për shtëpinë. Megjithatë, Urani kishte ide për të studiuar dhe për t’u arsimuar. Edhe tani, njerëzit ende i vënë në dyshim e gjykim femrat kur ato zgjedhin një karrierë mbi familjen. Imagjinoni se sa e vështirë ishte atëherë.
‘Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçe, ajo nisi të jepte mësim për letërsi shqipe’
Kështu që, nuk di të të them se çfarë e shtyu këtë vajzë. Thjesht supozoj se jetesa në kohë të trazuara dhe të pasigurta i bën njerëzit të kërkojnë më shumë. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçe, ajo nisi të jepte mësim për letërsi shqipe. Kur isha në atë moshë, as që e dija se çfarë ishte letërsia e jo më të jepja mësim.”
Disa vjet më vonë, gjatë Luftës së parë Botërore, ajo i mësoi vetes italisht dhe frëngjisht. Çfarë mund të mësojmë nga kjo?
“Se ajo e kaloi kohën e saj me mençuri me aq pak që kishte, edhe gjatë luftës. Ajo arriti të mësonte 2 gjuhë, të cilat duhej t’i mësonte përmes librave dhe përkthimit të saj. Gjithashtu në këto kohë bllokimesh për shembull, shumë prej nesh qëndrojnë brenda. Duke mos qënë në gjendje të dalim jashtë dhe të mos shoqërohemi aq shumë sa dikur, edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë. Urani Rumbo ishte në gjendje të përdorte një kohë lufte për të qenë më e ditur dhe të fillonte me idetë e saj për lëvizjen e grave. Ajo ishte një nga feministet e para në Shqipëri.”
Po, dhe mund të shohim qartazi se si ajo ishte përfshirë në fuqizimin e grave. Në vitin 1919, ajo filloi një iniciativë për të luftuar analfabetizmin dhe në vitin 1920, ajo hapi një shkollë. Uau, paska qënë vërtet pro-aktive!
“Ajo inkurajoi femrat, po forconte klimën ndaj tyre dhe po luftonte me ideologjinë se statusi i ulët shoqëror i grave ishte i pandryshueshëm. Udhëheqësit ortodoksë dhe islamikë e urrenin atë, sepse ajo po thyente normat, traditat fetare dhe autoritetin e tyre. Në atë kohë, udhëheqësit fetarë ishin të shquar në qeverinë shqiptare.
‘Urani Rumbo u dërgua në një qytet tjetër’
Për shkak të gjithë kësaj, ajo u transferua pa dëshirën e saj në Vlorë për të dhënë mësim atje. Imagjinoni në një kohë pa internet, kjo do të thoshte që asaj iu desh të rifillonte ttë gjithë jetën e saj nga fillimi. Askush nuk e njihte atë në Vlorë, pasi ajo nuk kishte rrjet apo famë atje. Por … si shqiptare që ishte: Këmbënguli dhe bëri të njëjtën gjë sikurse bëri edhe më parë. Mobilizoi gratë në mënyrën të saktë, luftoi analfabetizmin dhe u bë një figurë e shquar edhe në Vlorë.”
Çfarë mund të mësojmë nga Urani?
“Pikërisht këmbëngulja është çelësi i suksesit, si për shumicën e njerëzve që vazhduan të ecnin para ose u vranë pikërisht për këtë arsye. Urani Rumbo u dërgua në një qytet tjetër, por ajo nukd hoqi dorë dhe vazhdoi punën e saj. Nëse puna që bëni ka një kauzë të mirë, gjithmonë do ta gjejë rrugën drejt dritës. Nuk ka rëndësi nëse jeni në Shqipëri, Gjermani, Kinë apo Amerikë. Nëse puna juaj është për të mirën e njerëzve, ajo do të shohë dritën dhe do të njihet, kudo që të jeni.”
A doni të lexoni më shumë për figura historike?