Urime 28 Nentori
- dua.com Team ·
- 16.11.2022 ·
- Fun ·
- 10 min read
Urime 28 nentori – Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë! Historia e kombit tonë, deri më sot nuk njeh ditë më të madhe e më me rëndësi se 28 nentori.
Table of Contents
- Urime 28 nentori – Postime në Facebook
- SMS Mesazhe për Urime 28 nentori
- Gëzuar Dita e Flamurit të lavdishëm, që u la me gjak!
- Miq e familjarë, urime 28 nentori!
- Gezuar Dita e Flamurit, urime festa jonë shqiptarë!
- Urime 28 nentori, shqiptarë kudo që jeni!
- Urime per 28 nentor per bashkëatdhetareve
- Atdheu është nr 1! Gëzuar, për të!
Lufta për liri, Rilindja kombëtare, atdhedashuria, tradita e gjuha shqipe, janë elemente që e bëjnë kombin tonë të veçantë, dhe pikërisht për këto elemente ia vlen të festojmë!
Prandaj, urime 28 nentori, dita e flamurit, dita që i simbolizon te gjitha vuajtjet si dhe fitoret tona.
Në këtë ditë uroni familjarët, miqtë e dashamirët, kudo që ata janë! Mund të dërgoni mesazhe, e-maile dhe mund të uroni permes postimeve në rrjete sociale si Facebook.
Kujtoni atyre dhe vetës sa vështirë ishte të arrihet kjo ditë, ku lirshëm mund të themi ‘Urime dita e flamurit’, apo ‘Urime 28 nentori’.
Më poshtë gjeni urimet më të mira për 28 nentor dhe mund t’i përdoni kur apo si të doni! Uroni bashkëvendasit, mërgimtarët, miqtë e dashamirësit, urime e gezuar!
Urime 28 nentori – Postime në Facebook
Gezuar Ditën e Flamurit – Dita e Festës Kombëtare të 28 Nëntorit.
I bashkohem urimeve që të përzemërta që shqiptarët sot po i ndajnë me njëri tjetrin – Gëzuar Ditën e Madhe të Pavarësisë Kombëtare, Gezuar 28 nentori! E pafshim atdheun tonë ashtu siç është më së miri! Ashtu siç e duam të gjithë, ashtu siç e ëndërruan breza të tërë!
Urime për shqiptarët kudo që ndodhen!
Gëzuar Dita e Flamurit, bashkëkombasit e mi, kudo që ndodheni. Urime 28 nëntori, data që është krenaria, gëzimi dhe simbolika e sakrifiës tonë kombëtare për liri dhe pavarësi! Për këto elemente e meritojmë ta gëzojmë dhe ta festojmë! Prandaj, gezuar! Zemrat tuaja gëzofshin gjithmonë në liri!
Urime 28 nentori – Urime më të gjata për Facebook, dhe jo vetëm!
Gezuar 28 Nentori, Dita e Flamurit kombëtar!
Kjo ditë e madhe, përveçse shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona për pavarësi shënon gjithashtu edhe nisjen e një rrugëtimi të gjatë për prosperitetin e kombit tonë, në të cilën jemi duke ecur të lirë sot e gati një shekull më parë. Prandaj, urime 28 nentori!
Kjo date, 28 Nentori, përveç krenarisë së madhe, duhet gjithmonë të na ringjallë edhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë për përmbushjen e kësaj lufte të pashtershme për pavarësi. Testamenti i gjithë përpjekjeve tona.
Një ditë e tillë e madhe, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Vlerat e ruajuar ndër breza. Kjo festë na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot!
Kjo na shtyn të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë. Çdo kund ku flitet shqip, ku bukës i thuhet bukë, e ujit uj.
URIME! Urime 28 Nentori, Dita e Flamurit kombëtar!
SMS Mesazhe për Urime 28 nentori
28 nentori na kujtojmë kontributin dhe sakrificën e paraardhësve tanë për liri, të cilëve u jemi falënderues për jetë e mot!
28 nentori eshte simbol i ligjërimit, protestës, luftës së tyre na kujton rëndësinë e asaj që është kultivuar, e që sot na mban të bashkuar në synimet e tona për të ardhmen më të mirë për fëmijët tanë.
Sot ndër të tjera, nderojmë heronjtë e kohës sonë që luftojnë çdo ditë për një vend më të mirë, e më të drejtë, me punë, dije e sakrificë për të mirën e përbashkët. Pa ta, ne nuk do të ishim këtu. Tash, na takon neve të bëhemi udhërrēfyes për brezat e rinj.
Urime 28 nentori – për shok dhe shoqe Gezuar 28 nentori miq të facebook!
Nentori është muaj i krenarisë. Nentori është muaji i lavdisë së shqiptarëve, urime 28 nentori, urime dita e flamurit!
28 nentori dhe dita e flamurit le t’na shperbej si shembull dhe si motiv për ta dashur vendin. Për të punuar më tepër për të dhe për ta çuar përpara.
Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj atyre para nesh, që trasuan rrugën e lirisë. Duhet t’i kujtojmë dhe t’i respektojmë. Tē mos harrojmë kush jemi, ta vlerësojme kulturën dhe identitetin tonë.
Prandaj të gjitha këto elemente na shtyjnë që sot të festojmë me zemër! Gezuar!
Gëzuar Dita e Flamurit të lavdishëm, që u la me gjak!
Miq të mi të Facebook, ju uroj nga zemra festën e flamurit. Nentori na sjell në kujtesë sa e gjatë ishte rruga jonë për liri dhe pavarësi.
Na bën të reflektojmë kush ishim dhe nga vijmë. Prandaj gezuar, festofshim gjithmonë të lirë.
E nderofshim gjithmonë kulturën dhe gjuhen shqipe, ashtu siç e meriton!
Festofshim së shpejti të bashkuar. Urime 28 nëntori, shqiptarë kudo që jeni!
Gezuar na qoftë 28 nentori!
Miq të Facebook, ju uroj nga zemra festën e 28 nëntorit. Flamujt kuq e zi që valohen sot në kulmet e shtëpive tona, na kujtojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në tokat shqiptare. Rrugët dhe sheshet tona, janë plotë me festë, me muzikë. Bashkëatdhetarë tanë jane kudo në botë, por mendjen e kanë në atdhe!
Kombi, gjuha, e tradita jonë sillet rreth kësaj feste të bëkuar. Prandaj ta gëzojmë, të festojmë kudo që jeni! Gezuar, gezuar!
Miq e familjarë, urime 28 nentori!
Dashamirë e familjarë, urime festa e pavarësisë, urime festa e flamurit! Sot kujtojmë jo vetëm 28 nëntorin e Ismail Qemailit, por edhe atë të Skënderbëut.
Patjeter që mendojmë edhe për sakrificën e pashoq të komandantit Adem Jashari, të lindur pikërisht në këtë datë.
Fati i shqiptarëve gjithmonë ka marrë kthesa historike në nëntor. Prandaj për ne, ky është muaji më i lavdishëm.
Dita e sotme na shtyen të mendojmë për të gjitha ditët kur na mungonin këto gjëra, por kishim në zemër idealin për të arritur deri në këtë ditë! Të gjithë ne festofshim përherë të bashkuar!
Lavi dëshmorëve, gezuar 28 nentori, festa e flamurit
Në këtë ditë përpos neve që festojmë me zemrën plotë, le të mendojmë dhe le të solidarizohemi me gjithë ato familje të dëshmorëve, që dhanë bijtë e bijat e tyre, që të bëhen themele të këtij shteti. T’i kujtojmë dhe t’i nderojmë ata që u rreshtuan për t’i dalë në mbrojtje atdheut!
Prandaj, urime 28 nentori, më së shumti atyre familjeve, që sot festojnë me zemër të thyer, po krenarë!
Gezuar Dita e Flamurit, urime festa jonë shqiptarë!
Sa here qe afrohet 28 nentori, krenaria në zemrat tona rritet. Ne ndihemi të vegjël, para flamurit të madhërishëm.
Urime festa e 28 nentorit, të gjithë atdhetarëve tanë kudo që janë. Sot festoni me zemrën plot, por mos harroni se çdo ditë i kemi borgj këtij vendi të bëjmë diçka më shumë për të.
Urime 28 nentori, shqiptarë kudo që jeni!
Për gjithë rrugëtimin e gjatë me sakrifica, për humbjet dhe për fitoret që na sollën këtu ku jemi sot, duhet të festojmë! Urime 28 nentori, festa më e madhe e shqiptarëve.
Paçim gjithmone arsye për tu krenuar me vendin tonë dhe me veprat e njëri-tjetrit. E bëfshim realitet ëndrrën për Shqipërinë e madhe!
Urime dita që na bashkon!
28 Nëntori – është dita e bekuar e famurit tonë. Kjo festë bashkon shqiptarët kudo që ata ndodhen nëpër botë, është festa e vetme që i bashkon shqiptarët.
Ndaj duhet të mblidhemi të gjithë për këtë datë të rëndësishme kombëtare, për ta shenuar lartësinë e kësaj dite në qëndër të flamurit kuq e zi!
Duke kthyer pas në kohë, kujtojmë personalitetet dhe veprat që ata kanë lënë pas. Vlera të cilat kanë bërë të mundur që so t’i gëzohemi gjuhës, flamurit, shtetit dhe identitetit të pacënuar kombëtar.
Urime per 28 nentor per bashkëatdhetareve
Gezuar, bashkëatdhetar, gezuar 28 nentori!Miq të mi, bashkëatdhetar, mërgimtar kudo që jeni, gezuar 28 nentori, festa e flamurit.
Kjo është festa më e vështirë për tu festuar larg atdheut. Por datat si kjo, janë arsyeja për ta dashur e për ta respektuar edhe më tepër atdheun! Prandaj sot, bëni gëzuar për Shqipërinë! Ngreni një gotë për atdheun, larg të cilit ndodheni, por të cilin s’e largoni kurrë nga zemra! Urime 28 nentori!
Urime patriotike për ditën e madhe të Flamurit
Cdo njeri që e do atdheun, e që zemra i rreh veç për të, ai më së shumti në botë e do lirinë e vendit të vet. Lirinë e shenjtë, që me shekuj e kërkuam me luftë, e kurorëzuam në nëntor të vitit 1912! Prandaj sot, gëzuar ju qoftë 28 nëntori, shqiptarë, kudo që ndodheni!
Duajeni atdheun siç e deshën rilindasit, mbrojeni siç e mbrojtë trimat, promovojeni siç e promovuan poetët e artistët. Ngrijeni ballin lartë dhe krenohuni me punë e me mirësi!
Urime festa e pavarësisë! Na takon neve ta mësojmë brezin e ri se si duhet dhe si ruhet atdheu! Gëzuar!
Atdheu është nr 1! Gëzuar, për të!
Vlera e askujt nuk krahasohet me vleren e atdheut! Atdheu është nr 1. i pa zëvendësueshem dhe i pa krahasueshëm me asgjë tjetër. Ashtu siç është nëna nr 1, ashtu është edhe atdheu!
Prandaj sot, festoni pakufi pavarësimin e atdheut. Duajeni më tepër se kurrë. Promovojeni dhe respektojeni ashtu siç e meriton. Vetëm kur ne të bëhemi bija dhe bijë më të mirë, Shqipëria do të eci përpara.
Mos të harrojmë se ajo është një reflektim i gjithsecilit prej nesh, si një konto në të cilen duhet të kontriubojmë të gjithë! Gezuar! Urime 28 nëntori!