Urime Ditelindjen Shpirti Tezes

  • dua.com Team ·
  • 29.09.2024 ·
  • Urime ·
  • 4 min read

Urime ditelindjen shpirti tezes. – Thonë se tezja është gjysmë nene. Prandaj edhe ne ju kuptojmë shumë mirë që doni ta uroni mbesen ose nipin tuaj me fjalët më të zgjedhura! Për këtë arsye jemi këtu të ju ndihmojmë të uroni mbesen apo nipin tuaj me fjalët e duhura.

Ne kemi zgjedhur urime që i përshtaten secilës situatë me tezën dhe nipin ose mbesën. Urimi juaj patjetër se do t’i impresionoi ata. Lexoni këtë blog deri në fund dhe zgjidhni urimin që ju përshtatet më së miri. Të gjitha janë fjalë nga zemra.

Urime ditëlindjen mbesa ime!

Gëzimi im më i madh në jetë ka qenë duke parë se si rritesh për të qenë grua e re e mrekullueshme që ti je sot. Të uroj ditëlindje sa më të lumtur, mbesa ime e bukur! Tezja nga thellësia e zemrës të uron gjitha të mirat e botë.

Sot, vajza ime e dashur, je  një tjetër vit me e madhe dhe me e bukur se kurre! Të bekoftë kjo ditë e veçantë me aq lumturi dhe gëzim sa më ke dhënë ti mua si teze ndër vite! Gëzuar ditëlindjen nga shumë fat, nga tezja e dashur!

Kur linde ti, titulli teze mori tjetër kuptim për mua! E kuptova si është kur të shumfishohet dashuria për motrën. E kuptova si është të duash gjakun tënd të brezit të ri. Të kam premtuar atë ditë dhe po të premtoj edhe sot në ditëlindjen tënde, se tezën tënde do ta kesh në krah gjithmonë! Gëzuar ditëlindjen, mbesa më e mirë në botë!

Nipi im, urime ditëlindjen shpirti tezes!

Edhe nëse jeta do më kishte thënë mundësinë të zgjidhja nipin më të mirë në botë, unë prap do të zgjidhja ty! Urime ditelindjen nipi i’m!  Mos harro se je një nga personat më të veçantë në jetën time! Unë do të vazhdojë të jem gjithmonë krahu ku mund të mbështetësh dhe adhuruesja jote më e madhe, në çdo hap që bën!

Nipi im, kur linde ti zemra ime si teze njohu një tjetër dimension të dashurisë. E kuptova që prej asaj dite jam më e pasur dhe kam një thesar që duhet ta ruaj, ta dua e ta çmoj. Ky je ti për mua, dhe do të jesh gjithmonë! Urime ditelindjen shpirti tezes. Të dua shumë.

Në ditëlinjen tënde sot uroj që të gjitha ëndrrat të të bëhen realitet dhe që zoti të të bekoi me uratat e tij më të mira. Ashtu siç sjell ti gëzim në jetën tonë, ashtu u gëzofsh gjithmonë!

Gëzimi i shtëpisë tonë, festofsh gjithmonë!

Fëmija nuk është gëzimi vetëm i nënës dhe i babit por edhe i familjes, gjyshit, gjyshes, tezes e hallës. Prandaj për ty që nga dita e parë dashurinë e kemi dhenë pa kursim! Të kemi dashur, të kemi përkledhur e uruar gjithmonë. Me po të njejtën dashuri të uron edhe sot tezja ditëlindjen. Urime ditelindjen shpirti tezes. Tërë jetën zemrën do ta kem të mbushur me krenari dhe dashuri për ty.

Kur ishe fëmijë hapat e tu të vegjël gjallëronin shtëpinë dhe e qeshura jote ndriqonte si diell. Tani që je rritur, dashuria dhe respekti që ke për ne vetëm sa ta ka shtuar atë ndriqim që e ke pasur gjithmonë! Urime ditelindjen shpirti tezes. Drita dhe dielli i shtëpisë tonë. E paç gjithmonë zemrën e mbushur plotë dhe festofsh gjithmonë!

Kur mendoj për ty gjithmonë i kam në mendje kujtimet e mira. Kur lutem për ty gjithmonë i kërkoj zotit të të mundësojë një jetë të ndritur, ashtu si e ke zemrën. Sot në ditëlindjen tënde të urojë shëndet, dashuri, lumturi dhe realizim ëndrrash. Tezja të do shumë që nga dita e parë dhe do të jetë gjithmonë këtu për ty!

dua.com Team

Related

Urime per udhetim

Urime per udhetim të gjithë shprehim sepse udhëtimi mund të jetë një nga përvojat...

29.09.2024

Urime per Nusen

Këtu do të gjeni lehtësisht urime per nusen sipas preferencës suaj. Këto urime...

29.09.2024