Urime per martese

  • dua.com Team ·
  • 28.09.2024 ·
  • Uncategorized @sq ·
  • 4 min read

Urime per martese i thoni dikujt per ti dhene një mesazh. Martesa është moment shumë i rëndësishëm në jetën e një njeriu.

Nëse dikush ka vendosur ta ndaj këtë ditë me ju, atëherë do të thotë se ju vlerëson shumë. Prandaj, edhe ju, mendoni mirë se si do t’i thoni urime për martesë. Apo çfarë do t’i shkruani në kartolinën tuaj të urimit.

Pa marrë parasysh dhuratën që keni menduar t’i bëni dikujt, të jeni të bindur se fjalët me të cilat do ta uroni, do jetojnë më gjatë. Prandaj, ne po ju sygjerojmë disa urime që mund t’i përdorni në relacione të ndryshme. Kujdesuni që urimet tuaja të jenë sa më të personalizuara.

Një urim i përgjithshëm

Çifti i ri, urime martesa! Nga zemra ju uroj gjithë të mirat, harmoni dhe shëndet. Në këtë rrugëtim të përbashkët paçi shumë dashuri për njëri-tjetrin. Besim të pa kontestuar dhe ëndrra të përbashkëta. Faleminderit që na bëtë pjesë të gëzimit tuaj familjar.

Urime për martesë për e bijës tuaj

Vajza ime e dashur, urime martesa! Jeta jote qoftë e lumtur si kjo ditë sot. Për ne, nuk ka emocion më të madh se sa kur të shohim që po bëhesh nuse. Zemra jonë ka emocione të përziera. Megjithatë, të gjitha këto i mund dëshira për të të parë të lumtur. Prandaj, nga thellësia e zemrës, ju të dyve u urojmë fat, dashuri dhe një jetë plotë harmoni. Për ne, ju dy të jeni si fëmijët tanë, dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, kurdo që keni nevojë për dorën tonë. Ju duam shumë.

Urime per martese biri im

Djali im i dashur, dita e martesës tënde është një ditë që e kemi pritur e ëndrruar gjatë. Mirëpo edhe më shumë ëndrra kemi thurur për lumturinë tënde të përhershme. Prandaj, ty dhe nusës ju urojmë nga thellësia e zemrës lumturi, shëndet dhe shumë dashuri mes vete. Në jetën të përbashkët me atë që po bëhet edhe vajza jonë, mos harro vlerat që jemi përpjekur t’i transmetojmë gjithmonë te ti. Bëje të lumtur dhe jetoni me zemër të përmbushur. Ju duam shumë

Për motrën ose vëllaun

Motra/vëllau im i dashur, sot po bëhesh nuse/dhëndërr, duke hapur një kapitull të ri në jetën tënde. Deri sot, kemi ndarë shumë gjëra bashkë. Na duket sikur jeta pa njëri-tjetrin nuk ka kuptim. Mirëpo edhe sot, unë nuk ndiej se po distancohem nga ti. Përkundrazi, do jem afër teje në këtë kapitull të ri. Dua të të ju shoh të dyve të lumtur shumë. Prandaj, urime martesa! Jeta juaj qoftë e mbushur me kujtime të mira dhe ëndrra të realizuara.

Për shoqën/shokun e ngushtë

Shoqja/ shoku im/e, erdhi edhe kjo ditë! Martesa jote është ditë gëzimi edhe për mua. Sot, ti po e lidhë jeten me personin që ta ka bërë të lumtur tash e një kohë të gjatë. E di që ju të dy do të keni një jetë fantastike bashkë! Prandaj, urime martesa! Jeta juaj qoftë e ëmbël si mjaltë me gjithë të mirat e saj. Festa le të fillojë nga sot, për te mos mbaruar asnjëherë!

Një urim për nipin ose mbesën

Nipi/mbesa ime, urime të qoftë martesa! Të uroj gjithë të mirat në jetën tënde bashkëshortore. Edhe pse në sytë e mi do mbetesh gjithmonë ajo vajza/djali i vogël, e di se jeta për ty ka plane të mëdha. Mos harro ta bësh shumë të lumtur personin me të cilin ke zgjedhur ta kalosh jetën. Ne jemi shumë të lumtur që jemi dëshmitarë të kësaj dashurie kaq të madhe! Prandaj, le të festojmë së bashku gjithmonë!

dua.com Team

Related