Urime Viti i Ri 2023!
- ·
- 21.11.2022 ·
- ·
- 9 min read
Urime viti i ri 2023! Jemi në prag të ndërrimit të motmoteve dhe të gjithë po mendojmë si do t’i kalojmë festat, ku e me kë. Është koha e urimeve e dhuratave.
Table of Contents
- Urime për vitin e ri për të dashurën
- Urime për vitin e ri për të dashurin
- Urime për vitin e ri për gruan
- Urime për vitin e ri për burrin
- Urime për vitin e ri për vajzën
- Urime për vitin e ri për djalin
- Urime për kolegët
- Urime për vitin e ri për familjen e gjerë
- SMS urime viti i ri
- Postime në Facebook Urime viti i Ri
- Mesazhe urime viti i ri – Të personalizuara
- Kartolina me urime për vitin e ri
Nëse po brengoseni se me çfarë fjalësh do t’i uroni më të dashurit tuaj, atëherë mos u brengosni më, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar ta uroni këtë vit të ri në mënyrën më mirë të mundshëm!
Për të gjithë ne, 2023 do të jetë një libër i ri. Çdo ditë një faqe e re, prandaj le t’i urojmë më të dashurit tanë për vitin e ri me fjalët më të mira!
Urime për vitin e ri për të dashurën
Zemër, të uroj vitin e ri! Faleminderit që më ke bërë të lumtur vitin që shkoi, dhe shpresoj që do të jemi të lumtur edhe vitin që po vjen. U bëfshin realitet të gjitha dëshirat e tua! Së bashku do të krijojmë kujtime të mrekullueshme. Të dua shumë!
Urime për vitin e ri për të dashurin
I dashur, Urime Viti i Ri 2023! Qoftë ky vit që po vjen viti ynë! Ne kemi shumë plane dhe dëshira që duam t’i arrijmë se bashku, dhe jam e bindur që do t’ja dalim! Ti je personi me i veçantë në jetën time! Të dua, shumë!
Urime për vitin e ri për gruan
Gruaja ime e bukur, po hyjmë edhe në një vit të ri bashkë. Sonte dua të të uroj, dhe të të falenderoj për gjithçka që ke bërë dhe bën për familjen tonë. Shpresoj që as në këtë vit të mos na mungoj shëndeti, dashuria, mirëqenia dhe harmonia familjare. Gëzuar. Festofshim gjithmonë bashkë.
Urime për vitin e ri për burrin
Personi më i veçantë i jetës time, urime vitin e ri! Qoftë një vit i mbarë për familjen tonë. Të uroj shëndet, e sukses në punë. Mos harro se kur jemi bashkë ne mund të arrijmë çdo gjë. Prandaj urime viti i ri! Festofshim bashkë dhe shume të tjerë!
Urime për vitin e ri për vajzën
Vajza jonë e dashur, të urojmë nga zemra vitin e ri! Neve si prindër nuk na gëzon asgjë më tepër se sa të të shohim ty të lumtur! Prandaj, qoftë 2023-ta viti yt! Shkëlqefsh këtë vit dhe i realizofsh të gjitha dëshirat dhe ëndrrat tua.
Paç shëndet gjithmonë. Mos harro, siç të kemi thënë përherë, mirësia është ajo që e çon njerëzimin përpara, prandaj mbaje gjithmonë mirësinë në zemër! Të duam shumë!
Urime për vitin e ri për djalin
Djali ynë i dashur, urime viti i ri! Shpresojmë që ky të jetë viti yt! Ne si prindër lumturohemi me sukseset tua dhe duam gjithmonë të të shohim siç është më së miri!
Prandaj, qoftë 2023-ta viti yt! Shkëlqefsh këtë vit dhe i realizofsh të gjitha dëshirat dhe ëndrrat tua. Paç shëndet gjithmonë. Mos harro, siç të kemi thënë përherë, mirësia është ajo që e çon njerëzimin përpara, prandaj mbaje gjithmonë mirësinë në zemër! Të duam shumë!
Urime për kolegët
Urime Viti i Ri 2023, (Emri)! Faleminderit që këtë vit ke qenë një koleg/e shumë e mirë për mua. Uroj që sukseset tua të mos ndalen as vitin që po vjen! Gjithë të mirat, ty dhe familjes tënde!
Urime për vitin e ri për familjen e gjerë
Familja (Mbiemri i familjes tuaj), ju uron nga zemra vitin e ri! Paçit gjithmonë shëndet dhe harmoni në familjen tuaj. Urime Viti i Ri 2023! Festofshi gjithmonë dhe gëzofshi edhe shumë festa të tjera bashkë. Ju përshëndesim!
SMS urime viti i ri
Urime viti i ri! Të dëshiroj shëndet dhe suksese në vitin që po vjen! Gjithë të mirat, (Emri juaj).
Urime viti i ri! Shëndeti, suksesi dhe lumturia mos të mungofshin në këtë kapitull të ri! Gjithë të mirat, (Emri juaj).
Urime viti i ri! Ky vit qoftë vit që sjellë çdo gjë që të ka munguar deri tani. Gjithë të mirat, (Emri juaj).
Urime viti i ri! Në këtë rrugëtim të ri paç shëndetin, familjen afër dhe vullnetin për t’i arritur të gjitha qëllimet tua! Gjithë të mirat, (Emri juaj).
Urime viti i ri! 365 ditë të reja janë 365 mundësi për të ndryshuar çdo gjë që dëshiron. Ti shfrytëzoje këtë mundësi për të mirë. Gjithë të mirat, (Emri juaj).
Urime viti i ri! Ky vit që po vjen shpresoj të sjellë në jetën tënde gëzim e harmoni! Qoftë vit i paharrueshëm! Gjithë të mirat, (Emri juaj).
Urime viti i ri! Një vit i ri është një dhuratë për secilin prej nesh. Prandaj le ta shfrytëzojmë për të punuar më fort, dhe për të dhënë më tepër dashuri! Gjithë të mirat, (Emri juaj).
Urime viti i ri! Gëzofsh çdo ditë të këtij viti. Paç forcë t’i kalosh të gjitha vështirësitë që të dalin përpara dhe qofsh i/e lumtur. Gjithë të mirat, (Emri juaj).
Postime në Facebook Urime viti i Ri
Miq të Facebook, urime viti i ri! Uroj që në familjet tuaja të mos mungoj shëndeti dhe harmonia. Një vit i ri është një mundësi e re për t’i lënë prapa krahësh gjërat e këqija dhe për vazhduar përpara! Qoftë viti që po vjen vit i realizimit të sukseseve dhe ëndrrave tuaja! Gëzuar!
Familjarë, miq e dashamirë, urime viti i ri! Qoftë një vit i mbarë. Mos mungoft shëndeti dhe harmonia në familjet tuaja! Këtë vit le t’i vendosim vetës disa synime dhe le të fokusohemi t’i arrijmë ato! Bashkë mund ta bëjmë botën një vend më të mirë për të jetuar!
2023-ta po na troket në derë! Le të fokusohemi e ta bëjmë këtë vit të paharrueshëm. Vitet që po shkojnë ishin të trazuara për njerëzimin, mirëpo ne duhet te fokusohemi te e ardhmja. Prandaj, urime viti i ri! Gëzofshim gjithmonë.
Viti i ri është një dhuratë. Viti i ri është bekim. Jemi të bekuar që po e presim edhe këtë festë, prandaj urime viti ri! Fokusohuni në ëndrrat tuaja. Punoni t’i arrini ato. Qëndroni afër familjes tuaj. Gëzofshim dhe festofshim gjithmonë!
Urime viti i ri! Teksa ora po afron 00:00, të gjithë po reflektojmë për vitin që po shkon. Diku kemi vepruar mirë, e diku kemi gabuar. Mirëpo viti i ri është një mundësi e re! Le të fokusohemi në ditë e këtij viti dhe të shohim përpara! Urime viti i ri! Qofshi gjithmonë të lumtur dhe të gëzuar!
Mesazhe urime viti i ri – Të personalizuara
(Emri i personit), urime të qoftë viti i ri! Shpresoj ky të jetë viti yt dhe i familjes tënde. Paç shëndet dhe mirësi. Gjithë të mirat, (Emri yt).
(Emri i personit), urime të qoftë viti i ri! Shpresoj që 2023-ta të sjellë gëzime të panumërta në jetën tënde! Gjithë të mirat, (Emri yt).
(Emri i personit), urime të qoftë viti i ri! Faleminderit që ishe në jeten time vitin që shkoj. Shpresoj të kem qenë edhe unë një person me vlerë në jetën tënde!
(Emri i personit), të uroj nga zemra vitin e ri! Shpresoj që muajt në vijimë të shkojnë edhe më mirë se sa që ti mund ta imagjinosh! Gjithë të mirat, (Emri yt).
(Emri i personit), të uroj nga zemra vitin e ri! Së pari uroj të kesh shëndet. Lumturi dhe sukses në punë. Gjithë të mirat, (Emri yt)!
(Emri i personit), të uroj nga zemra vitin e ri! Ti dhe familja jote paçit harmoni, lumturi dhe suksese të panumërta! Gjithë të mirat, (Emri yt)!
Kartolina me urime për vitin e ri
I/e nderuar, shpresoj që viti që po vjen të të sjellë harmoni dhe stabilitet. Lumturia qoftë pjesë e pandashme e ditëve tua. Sfidat dhe vështirësitë janë të pashmangshme, mirëpo në 2023 t’i paç forcë për t’i tejkaluar dhe për të nxjerrë nga to vetëm më të mirën e munshme! Urime viti i ri! Me respekt, (Emri yt)!
Viti i ri ardhtë me këmbë të mbarë në familjen tuaj! Qoftë vit i hareshëm, i frytshëm, e stabil financiarisht! Viti i ri qoftë vit i realizimit të dëshirave dhe i zhvillimeve të mëdha. Ardhshin në rrugë tuaj gjithë tē mirat që i meritoni! Me respekt, (Emri yt).
Viti i ri është një libër i ri. Dymbëdhjetë kapituj që mund t’i shkruash siç dëshiron ti. Viti i ri është një pako me 365 dhurata.
Kur t’i hapësh një nga një, uroj të gjesh mirësi, shëndet, dashuri e harmoni. Viti i ri qoftë vit i paharrueshëm në kujtesën tënde! Me respekt, (Emri yt).
Ti je një person që kur futesh ne një ambient, e ndriçon. Energjia jote pozitive më bën të ndihem me fat që të njoh dhe të kam në jetën time.
Ti meriton të gjitha të mirat, prandaj uroj që viti i ri t’i sjellë ato! Me dashuri, (Emri yt).
Viti i ri erdhi, e bashkë me të ardhshin edhe gjithë të mirat në jetën tënd! Shpresoj që këto ditë festash t’i kalosh në mesin e më të dashurve tu. Të festosh, të gëzosh dhe të ëndërrosh fortë.
Në rrugëtimin e ri koncentrohu në lumturinë personale. Realizo dëshirat e kahmotshme dhe shijo çdo ditë. Viti i ri qoftë viti yt! Me dashuri, (Emri yt).