Vendet me te bukura ne bote
- dua.com Team ·
- 14.03.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 3 min read
Vendet me te bukura ne bote? Ekzistojnë shumë vende të bukura në botë, të cilat do duhej t’i vizitonit, por disa vende nuk do të ekzistojnë.
10 vendet më poshtë do duhej t’i vendosnit në majë të listës suaj të udhëtimeve sepse shumë shpejtë ato nuk do të ekzistojnë më.
Ishujt Galapagos
Rritja masive në turizëm në dekadat e fundit po e zhduk nga bukuria natyrore dhe ambienti këtë vend. Edhe kafshët e Galapagos kanë nevojë të shpëtohen. Kombinimi i ndotjes dhe kafshëve të kontrabanduara do ta shterojnë ekosistemin diku në të ardhmen.
Venezia nje nga vendet me te bukura ne bote
Venezia po fundoset në një ritëm të shpejtë si pasojë e kombinimit të rritjes së reshjeve të shiut dhe niveleve të detit. Sheshi i Shën Markut është përmbytur pothuajse 100 herë gjatë vitit. Është përllogaritur që Venezias i kanë mbetur vetëm disa dekada para se të fundoset totalisht nën ujë.
Alpet
Ngrohja globale është fajtori kryesor për zhdukjen e maleve të Europës. Këto akullnaja kanë humbur më shumë se 20% të madhësisë së tyre që nga viti 1980. Alpet nuk pritet të egzistojnë më shumë se deri në vitin 2050.
Madagaskari nje nga vendet me te bukura ne bote
Ky ishull aktiv me specie të bimëve dhe kafshëve, 80% e të cilave nuk gjinden kund tjetër në botë, nuk i ka mbetur edhe shumë kohë. Me kombinimin e gjuetisë ilegale dhe shpyllëzimit, ky ishull nuk pritet të jetojë më shumë se 35 vite të tjera.
Deti i vdekur
Trupi më i kripur i ujit në botë ka një nivel deti që bie çdo vit për 1.20m. Shtetet kanë ulur prurjen e ujit nga lumenjtë që ushqejnë detin e vdekur duke shkaktuar 30% rënie në madhësinë e tij në 40 vitet e fundit. Në 50 vite mos prisni ta shihni më Detin e Zi.
Parku Kombëtar i Akullnajave
Në 100 vitet e fundit, numri i akullnajave në Parkun Kombetër të Akullnajave ka rënë nga 150 në 27 dhe ky numër pritet të vazhdojë të bjerë. Si pasojë e ngrohjes globale, nëse nuk e vizitoni këtë park në këto 20 vite, gjithë çfarë do të mbetet nga ai do të jetë uji. Fatkeqsisht këto janë vende që zhduken më tepër nga dora e njeriut.
Pellgu i Kongos nje nga vendet me te bukura ne bote
Humbja e pellgut të Kongos i atribuohet prerjes ilegale të drunjëve, minimit, farmimit, dhe luftërave guerile. Kjo duket sikur një humbje e parandalueshme, por nëse nuk bëhet diçka shpejt ky pyll nuk do të ekzistojë pas 25 vitesh.
Maldivet
Një nga destinacionet më të bukura të pushimeve po humbet masën toksore një një normë të shpejtë. Maldivet është një ishull i vegjël me 80% e tokës së tyre nëntokë dhe vetëm 1m mbi nivelin e detit. Me kombinimin e rritjes së nivelit të detit dhe zbardhimit të koraleve ky ishull nuk do të jetoj në këtë shekull.
Pengesa e Madhe e Gomës
Vija bregdetare më e famshme e Australisë që momentalisht mbulon një hapsirë prej 347.800 kilometra katrorë gjithashtu nuk do të mbijetojë në këtë shekull. Ndryshimi I klimës dhe ndotja e oqeanit po e shkatrrojnë këtë ekosistem masiv nën-ujor.
Taj Mahalla
Pallati Indian është një mrekulli e bërë aq bukur nga njeriu, por fatkeqësisht për shkak të ndotjes së ajrit dhe turizmit masiv, pritet që Taj Mahalla të mbyllet për publikun brenda 5 vitesh.