Vera ne Shqiperi

vera ne shqiperi

Vera ne Shqiperi – Një guidë për eksperiencë të paharrueshme. Për shumë bashkëatdhetarë por edhe për vendas, Vera ne Shqiperi dhe Kosovë pritet me padurim. Fatmirësisht natyra e ka bekuar tokën shqiptare me shumë bukuri të pa prekura nga dora e njeriut. Në anën tjetër, dy vendet tona janë të pasura me shumë vende turistike të përshtatshme për të shijuar pafund secilën stinë, e sidomos verën.

Nëse sivjet planifikoni të vizitoni Kosovën dhe Shqipërinë për pushime ne kemi një listë me rekomandime të vendve që duhet t’i shihni apo aktiviteteve që duhet t’i bëni. Nisur nga deti, mali, monumentet kulturore, vendet me ushqimet më të shijshme tradiconale,etj, zgjedhjet që mund të bëni janë të pa numërta! Ne po përmendim vetëm disa nga to.

Kosovë Liqeni i Batllavës

Në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës në vitet e 70 u ndërtua liqeni i Batllavës. Ky liqen sot përveç se furnizon me ujë kryeqytetin e Kosovës, shërben edhe si pikë turistike.

Në Batllavë do të jeni në gjendje të shijoni një pejsazh natyror që është i bukur në çdo stinë të vitit. Para jush do të shtrihet liqeni i përshtatshëm për not, lundrim me varka apo peshkim. Me një çmim shumë të ultë ju mund të merrni me qira një barkë. Me të mund të lundroni për orë të tëra në batllavë.

Ju mund të peshkoni e të notoni në liqen ashtu siç bëjnë çdo ditë gjatë verës dhjetra qytetar. Sa i përket ushqimit, tek liqeni Liqeni i Batllavës janë së paku katër restorane. Kryesisht me ushqime tradiconale, ato i mirëpresin vizitorët e interesuar. Pushimi juaj në Batllavë mund të bëhet edhe disa ditor. Për arsye se aty gjeni edhe dhjetra shtëpi malore dhe vila që mirëpresin vizitorët.

Kosovë Kullat e Junikut

Trashëgimia kulturore dhe pamja turistike janë gërshetuar së bashku në Junik. Kullat, sot nën petkun e trashëgimisë, në Junik janë restauruar dhe po vazhdon restaurimi i tyre. Ato ofrojnë ngrohtësinë familjare e kombëtare.

Kullat janë të hapura dhe për vizitorë në pjesën më të madhe të vitit. Brenda tyre ofrohen bujtina, si dhe ushqime tradicionale, në frymën ashtu siç jetonin familjet shqiptare dikur. Kulla e “Ramë Zeqirit” është një nga to që ofron për vizitorë ushqim tradicional në restorant si dhe dhoma për fjetje për turistë ngjashëm me odat. Po ashtu dhe qëndrimi ditën i turistëve apo gjatë mbrëmjes bëhet në odë.  Nëse këtë verë jeni në kërkim të një eksperience unike, atëherë Juniku patjetër duhet të jetë në listën e vendeve që planifikoni ti vizitoni. Ju sigurojmë se do të ngeleni të mahnitur nga bukuria e ruajtur ndër shekuj.

Kosovë Fshatrat e Rugovës

Kudo që të shkoni në Rugovë nuk do të pendoheni. Ne vetëm ju sygjerojmë që kur të niseni për ato anë të vizitoni të paktën disa fshatra. Mos u ndalni vetëm te Gryka e Rugovës. Mirëpo vizitoni edhe Bogën, Shkrelin apo Pepajnë apo fshatrat e tjerë. Shijoni ajrin e freskët të maleve. Djathin e qumshtin shijshëm të Rugovës. Ujin e kristaltë të Bjeshkëvë të Nemuna.

Vera ne Shqiperi dhe Kosovë nuk duhet të kaluar pa e vizituar të pakten një liqe. Në Rugovë mund të shkoni te Liqeni i Kuqishtës, i njohur ndryshe edhe si Liqeni i Leqinatit ose Liqenati i Madh është një liqen malor i cili ndodhet në Malin e Leqinatit në Bjeshkët e Nemuna të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të Kosovës.
Ky liqen është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga njerëzit e Grykës së Rugovës ashtu si edhe nga alpinistët të cilët ngjiten në majat e maleve të tilla si Liqenati me 2,341 metra dhe Guri i Kuq me 2,522 metra. Liqeni i Liqenatit është në një lartësi mbidetare 1,970 metra mbi nivelin e detit. Nëse doni pushime të qeta malore ose thjeshtë një vikend të pa harrueshëm atëhere Rugova është destinacioni i duhur për ju. Mos e lini pa e vizituar në cilëndo stinë të vitit që ju pëlqen.

Shqipëri Dhërmi

Dhërmiu është një nga fshatrat më tërheqës të Rivierës shqiptare.Pjesa bregdetare që nga kalimi malor i Llogarasë të çon në plazhin e Ksamilit. Kjo është dalja e fundit e tokës shqiptare para se të hysh në territorin e sotshëm grek.

Dhërmiu, në veçanti, magjeps me qëndrën antike të qytetit. Karakterizohet nga një pjesë e vogël shtëpish të bardha dhe kisha të vogla ortodokse që vlejnë të vizitohen. Zgjidhni një dite kur dielli është më pak i fuqishëm. Vizitoni vende siç është Kisha e Shën Spiridone, kupola blu e së cilës qëndron në panoramën e qytetit. Apo, vizitoni Kishën e Shën Marisë, në majë të malit ku ofron pamje të pakrahasueshme të fshatit dhe bregdetit Jon.

Dhërmiu, megjithatë, është i njohur mbi të gjitha për pasjen e dy prej plazheve më të bukura jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjithë Ballkanit. Plazhi i Dhërmiut dhe ai i Drimadhës, xhevahirët e vërtetë të kësaj zone.

Shqipëri Lumi i Shalës

Lumi i Shales ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Dri. Ai buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga BregLumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri. Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër.

Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore, afro 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 52m3/sek, ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9m³/sek. Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish. Mirëpo në këtë lum mund të themi se më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujrat e ëmbla.

Shqipëri Krujë

Vera ne Shqiperi dhe Kosovë nuk duhet kaluar pa vizituar një qytet historik. Kruja është një qytet i lidhur fort me legjendën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skanderbeu. Një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe Gadishullin Ballkanik.Pazari i vjetër, një xhevahir ku artizanët vendas shesin produktet e tyre të bëra me teknika të trashëguara brez pas brezi.

Zona e Kalasë strehon Muzeun Etnografik dhe Muzeun Skënderbej, të dy për t’u vizituar sepse ofrojnë pamje të pakrahasueshme. Fillojmë me muzeun për të arritur pastaj në pazarin e vjetër. Muzeu ndodhet në zonën e kalasë së vjetër.

Pazari është një xhevahir prej guri që duhet vizituar pa nxitim. Aty do të shikoni artizanët e vjetër shqiptarë që ene punojnë tezgjahun me një traditë të vjetër disa shekullore. Keni dyqanin e Xhevdet Bardhit dhe bashkëshortes së tij, të cilët prodhojnë qilima tradicionale shqiptare prej gati tridhjetë vitesh.

Më shumë artikuj: