Veshje per vjeshte
- dua.com Team ·
- 02.11.2019 ·
- Femra ·
- 4 min read
Veshje per vjeshte. Edhe pse ne nuk jemi një faqe mode, por ama disa këshilla se si të visheni me stil për sezonin e vjeshtës do t’jua japim.
Këtë stil mund ta ndiqni edhe në takimet tuaja, qofshin ato takime pune, familjare ose shoqërore apo edhe romantike.
Veshje per vjeshte: Tendencat e fundit nga revista Cosmopolitan ju vijnë në ndihmë
Pasi të ndryshoni dollapin tuaj, për të sistemuar rrobat e vjeshtës dhe të dimrit. Ka ardhur momenti të sistemoni edhe stilin tuaj. Sekreti qëndron në krijimin e një liste me pjesët e duhura për të garantuar gjithnjë variatet, që të visheni në çdo ditë të këtij muaji me shije.
Nga palltot me modele shumëngjyrëshe të Kate Middleton deri tek çantat e modës së sezonit vjeshtë triumfojnë ngjyrat dhe format abstrakte. Vishni një pallto dhe xhinse për tu dukur fantastike.
Përgatituni të zgjidhni syzet tuaja të diellit fale një fushate të re: I’MPEREFECT nga Etnia Bercelona. Që të visheni si duhet këtë sezon me patjetër duhet të pajiseni me vetëbesim. Vathët, një tjetër aksesor ekstravagant, me forma të cuditshme dhe ngjyra shpërthyese.. Joshni këdo me kombinime të reja të modës më të fundit, për të guxuar dhe për t’i lënë kujdo një përshtypje befasuese.
Sezoni vjeshtë: vjen fluqishëm me Winnie Harlow x Steve Madden
Tashmë cizmet mbi gju, me ngjyra neutrale, printime gjarpri ose krokodili dhe kambalet ushtarake janë pjesë e pandashme e modës së vjeshtes.
Çantat për vjeshtë: vijnë me një shpërthim ngjyrash
Moda e çantave të vjeshtë – vjen me një trazirë ngjyrash dhe formash. Modelet e koleksionit të kapsulave Ergobando Cromia të krijuara me ngjyra ylberi. Pikërisht ashtu, Ergobando do të thotë ylber në ladino dhe është pikërisht kjo fjalë ajo që i jep emrin këtij projekti të bukur.
Moda e këpucëve vjeshtë: ju çon në Sh.B.A me mokasina Sebago
Sebago x Pendleton feston takimin mes dy ekselencave të bëra në SH.B.A. Ku alternohet lëkura dhe leshi i çmuar, figura gjeometrike dhe ngjyra tipike tradicionale amerikane. Gërshetimi tradicional i leshit i këtyre elementeve do t’ju lën pa mend.
Syze dielli dhe syze për vjeshtë: zgjidhni stilin bazuar në papërsosmëritë tuaja
Nuk është vetëm çështja e zgjedhjes së kornizës së duhur për syzet, por për të përcjellë një mesazh më të rëndësishëm. Etnia Barcelona prezanton fushatën e koleksionit të modës së vjeshtë I’MPERFECT. Liliya, Kokie, Pau, Kaine, Xueli dhe Jordi, tregojnë modelet e syze dielli dhe syze të frymëzuara nga Glam.
Çfarë duhet të vishni në nëntor nëse jeni i varur nga logomania
Nuk ka asgjë më revolucionare sesa një xhup i bardhë për të fisnikëruar veshje per vjeshte. Dhe nëse i doni logot, përqendrohuni në këtë version të ri të Levis me logon e re serif të frymëzuar nga vitet ’90 në vazhdën e tendencave të modës vjeshtë. Minimalizmi është në modë.
Këpucë: bëni lëvizjen e duhur dhe zgjidhni ngjyrat
Frymëzuar nga ikonografia dhe silueta e këpucëve të arteve marciale orientale, këpucët WUSHU janë atlete unisex të karakterizuara nga simboli Ru Yi. Mos prisni modele të atleteve asketike dhe pikturë njëngjyrëshe, këtu vëmendja qëndron tek ngjyrat e ndezura.
Çfarë duhet të vishni në nëntor për të qënë ndryshe: vathë asimetrikë
Një udhëtim në një destinacion të panjohur në veri të Francës. Quhet Wandering In Stripes: Koleksioni i ri për sezonin e festave është ideal për të provuar të vishni bizhuteri me deklarata, aq të paparashikueshme sa këto vathë amuleti. Elementët idealë për të de-stabilizuar veshjet e stilit tuaj të nëntorit.
Moda e vjeshtë – sjell pantallonat e gjëra
Paquito ofron zgjidhje joformale për t’u përgatitur për nëntorin apo dimrin. Pantallona shumë të lehta për t’u veshur, për zyrën por jo vetëm. Për shembull pantallonat e sezonit vjeshtë. Çfarë duhet të vishni në nëntor nëse doni një prekje elegance pa e ekzagjeruar? Një palë pantallona të zeza të gjera kombinuarr me një triko të gjerë të prerë katror. Si thoni?