Vit te sukseshem? Si ta planifikoni?

  • dua.com Team ·
  • 24.12.2021 ·
  • ·
  • 3 min read

Vit te sukseshem? Fundi i vitit është periudha e reflektimit për vitin që po shkon por edhe koha e planifikimit për një vit të sukseshëm.

Mirëpo cili është çelsi i suksesit? Unë them planifikimi. Normalisht se shpesh herë edhe planet ndyshojnë, evoulojnë dhe dalin përtej pritshmërive. Mirëpo është e rëndësishmë në çdo vit të ri, ashtu si në çdo fillim të ri, të krijohen plane dhe objektiva të cilat synohet të ndiqen. Nëse doni të planifikoni vitin 2021 si një vit të sukseshëm ne kemi disa këshilla për ju.

Vit te sukseshem? Caktoni prioritetet

Këtë vit përqendrohuni më shumë në cilësi. Vendosni synime për vitin e ardhshëm dhe krijoni rezolucione që mund të realizoni në të vërtetë. Lërni anash disa qe janë në listën tuaj tash e shumë vite, e për të cilat nuk po shfaqni interesim më. Prandaj bëhuni më specifik! Përcaktohuni në objektiva kryesore, pa marrë parasysh me çka kanë të bëjnë ato.

Ndryshoni rutinën tuaj

Përcaktohuni këtë vit për një rutinë që lejon momente për reflektim, pushim dhe të qenit plotësisht të pranishëm. Thjeshtoni orarin tuaj për të krijuar kohë për familje, udhëtime por edhe të shtuna dembele. Kjo gjë do t’ju ndihmojë juve shumë!

Praktikoni kujdesin për veten

Këtë vit, më shumë se kurrë, investoni në shëndetin tuaj emocional dhe mendor përmes këshillimit, leximit, konsultimit, udhëzimeve të ndryshme ose ushtrimeve të ndërgjegjësimit. Rrisni vetëdijen tuaj duke marrë vlerësime të personalitetit, ndihmë për zgjidhjen e konflikteve ose thjesht kohë pas kohe kaloni një ditë larg zhurmës, në vetmi. Mos hezitoni të planifikoni një ditë në muaj si një ditë pushimi ose argëtimi spontan!

Mos harroni shëndetin fizik

Këtë vit diciplinohuni dhe ushqehuni edhe më shëndetshëm. Shtoni në rutinën tuaj ndonjë aktivitet fizik. Ecjen, vrapimin, yoga apo fitnesin. Mos harroni të konsumoni sa më shumë ujë. Nëse gëzoni shëndet të plotë ju jeni në gjendje të punoni më fortë për t’i arritur gjitha synimet tuaja. Shëndeti duhet të jetë gjithmonë prioritet.

Vit te sukseshem? Bëni një plan financiar

Pa marrë parasysh sa  i madh apo i vogël është buxheti juaj personal apo familjar, juve ju duhet një plan finaciar në mënyrë që të keni një vit të suksesshëm. Menaxhoni financat tuaja në mënyrë që të mund të mbuloni më shumë me to. Kur ta dini se ku destinohen parat tuaja gjërat rrjedhin më lehtë. Një plan finacaiar gjeneral për 1 vit, si dhe planet e vogla mujore do të ju ndihmojnë shumë.

Kërkoni ndihmë

Që qëllimet tuaja t’i realizoni me sukses ketë vit mund të keni nevojë të kërkoni ndhimë. Mos hezitoni të pyesni familjarët dhe miqtë tuaj të afërmë t’ju gjinden në rast nevoje. Të gjithë ndonjëherë kemi nevojë të na zgjatet një dorë e ndihmës dhe s’ka asgjë të keqe. Prandaj këtë vit hapni zemrën, ruani afërsinë me njerëzit dhe falni dashuri. Pozitiviteti padyshim se do t’ju drejtojë drejt një viti të mirë.

dua.com Team