Vitet e rinise

  • dua.com Team ·
  • 02.12.2021 ·
  • ·
  • 3 min read

Vitet e rinise. Kur jemi duke e përjetuar na duket si periudha më e vështirë e jetës. Mirëpo vitet e rinisë në faktë janë periudha më e bukur.

Kështu thotë çdo kush. Pa marrë parasysh në çfarë rrethana e ka kaluar rininë. Janë disa gjëra që e karakterizojnë këtë periudhë e që më vonë nuk përsëriten ose kanë krejt shije tjetër. Nëse jeni ende në vitet e rinisë kushtoni vëmendje këtyre gjërave që po përmendim. E nëse e keni kaluar këtë përiudhë tashmë kujtoni me nostalgji përjetimet tuaja.

Në rini shoqëria është qendra e botës

Në vitet e rinisë shumica i kanë shokët që nga fëmijëria, ose kanë shokë nga shkollla apo më vonë. Në vitet e rinise gijthçka sillet rreth grupeve shoqërore. Rreth shokëve e shoqeve të ngushta.Për arsyen e thjeshtë sepse të gjitha gjërat lidhen me ta. Shumicën e kohës e kalojmë më ta. Në klasë, në fundjava. Në ndeja dhe tubime. Asnjherë më shumë se në këtë periudhë nuk jemi të lidhur me shoqërinë. Asnjëhere nuk kemi më shumë kohë që t’ja dedikojmë atyre se gjatë viteve të rinisë.

Dashuria është lezeti i rinisë

Këtë e dinë të gjithë. Dashuria romantike lind edhe lulëzon në rini. Lirisht mund të themi se atëherë ajo është më e pastërta. Më e pandikuara dhe totalisht pa interes. Ajo e ndryshon përgjithmonë jetën dhe pikëpamjen e njeriut. Rreth saj thuren edhe shumë ëndrra. Endrra të cilat thënë të drejtën, jo gjithmonë realizohen. Mirëpo ato janë e bukura e asaj kohe. Janë diçka e paharrueshme.

Studimet, periudha që na definon si njerëz

Kur përcaktohemi për rrugën tonë të studimeve i japim deri diku një kahje jetës tonë.
Zgjedhim një profesion që do ta ndjekim në jetë.Këtë e bëjmë në moshë të re. Atëherë kur mendojë se e dimë shumë mirë çfarë duam.
Përveç zgjedhjes së profesionit gjatë periudhës së studimeve ne definohemi shumë si njerëz. Nëse jetojmë larg familjes përballemi më gjera që s’jemi përballur më herët. Në përgjithësi rritemi. Rritemi bashkë me studimet tona.
Me orët e kaluara në bibliotekë. Zhvillohemi bashkë me provimet e vështira të cilat përveç shkollës, na japin edhe shumë mësime për jetë. 

Shëtitjet dhe udhëtimet

Siç thonë, kur je i ri nuk ke para për të shëtitur por ke mjaftë kohë. E kur je më i moshuar ndoshta ke para por nuk ke kohë. Megjithatë ato udhëtime dhe shëtitje që bëhen në rini nuk harrohen për jetë. Ato janë eksperienca dhe kujtimet më të mira. Zakonisht me pak para, në kamping e në hotele të lira. Në plazhe apo qytete jo shumë të populluara. Fotografitë dhe insertet në memorje nga kjo periudhë mbesin në zemrat tona përgjithmonë.

dua.com Team