Vizion Plus Live

vizion plus live

Vizion Plus Live online, televizion publik dhe privat ne Republiken e Shqiperise poashtu nje nga me te shikuarit

Vizion Plus nga YouTube Live

Vizion Plus videot e fundit nga YouTube

Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv
Web: http://www.vizionplus.tv 
Facebook: https://facebook.com/VizionPlusTV 
Twitter: https://twitter.com/VizionPlusTV 
Instagram: https://instagram.com/VizionPlusTv 
TikTok: https://www.tiktok.com/@vizionplustv
Polifonia labe ndonëse është një vlerë unike dhe ka bërë jehonë në shumë vende të botës, për origjinalitetin, muzikalitetin natyror dhe veçoritë dalluese, sot ngre një nga shqetësimet më të mëdha. Emri me të cilin ruhet në Unesco përbën rrezik për autenticitetin e saj.
AGO NEZHA
KRYETAR I SHOQATËS LABËRIA
“Ne Unesco kënga labe apo polifonia labe siç njihet është futur me një term të stisur, isopolifoni duke iu referuar sirenave greke dhe muzikës kishtare që nuk ka asnjë lidhje me muzikën tonë. Dhe nga kjo pikëpamje kjo  përbën një rrezik të madh sepse ashtu siç ndodhi qe lahutën na e mori Serbia, mund të na ndodh dhe qe nesër të ngrihet Greqia e të thotë kjo është me origjinë nga kisha, nga sirenat greke. Ndaj ne nuk duam të lëmë një shteg të tillë.” 
Sipas muzikologëve polifonia, jo vetëm për banorët e zonave të Labërisë, por për të gjithë shqiptarët, është arti shpirtëror më i veçantë i kombit tonë dhe si e tillë duhet ruajtur e trashëguar ndër breza.
ZHANI CIKO
MUZIKANT
“Unë mendoj që kjo është një kaos sepse në një kohë kur Shqipëria po integrohet në familjen europiane, duhet të ruhet patjetër edhe integriteti që ne të integrohemi me vlera dhe me atë ç’ka ne kemi trashëguar. Dhe ky shumëzërëshi që do ta quaja polifoninë është një nga vlerat më të mëdha që kemi, do ta quaja një krijim gjenial i kombit tonë që nuk ka të ngjarë me asnjë vend tjetër.” 
Këtë të shtunë në Tiranë u mbajt një simpozium nga Shoqata atdhetare kulturore Labëria për të ngritur këto shqetësime si dhe për t’i bërë edhe njëherë jehonë rrezikut që i kanoset polifonisë ndonëse e mbrojtur nga Unesco në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”.

YouTube Video VVVYWnU4NWM5ajhpX1dEdGlwOWhYWlRRLnZvNWYtUUdfTlNz

Rreziku per Polifonine Labe, ekspertet kerkojne ndryshimin e emrit ne UNESCO -

Vizion Plus TV 12 hours ago

Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv
Web: http://www.vizionplus.tv 
Facebook: https://facebook.com/VizionPlusTV 
Twitter: https://twitter.com/VizionPlusTV 
Instagram: https://instagram.com/VizionPlusTv 
TikTok: https://www.tiktok.com/@vizionplustv
Rritja në mënyrë të vazhdueshme e normës bazë të interesit për lekun nga ana e Bankës së Shqipërisë rrezikon të fusë vendin në recession ekonomik. Këtë paralajmërim bëjnë ekspertët e ekonomisë, të cilët e shohin me risk ndërhyrjen e Bankës Qendrore për shkak të frenimit të investimeve.
MATEO SPAHO
EKSPERT PER EKONOMINE
“Banka e Shqipërisë dhe BQE duan të ulin sasinë e parasë që është në qarkullim, duke rritur normën bazë të interesit, të ulin nivelin e inflacionit duke lënë më pak para në qarkullim. Duke ndaluar apo zvogëluar investimet dhe duke i bërë njerëzit të konsumojnë më pak. Nga ana tjetër kjo ka një rrezik domethënës në zvogëlimin e rritjes ekonomike dhe një rrezik për recession. Tentativat për të frenuar inflacionin, nga njëra anë duhet të përshëndeten, por nga ana tjetër, duhet të jenë të kujdesshme sepse rrezikojnë të krijojnë një vorbull të krizave ekonomike, që Evropa ka pasur mjaftueshëm.” 
Një tjetër rrezik me të cilin mund të përballemi në të një të ardhme jo shumë të largët, sipas Mateo Spahos, është edhe rritja e nivelit të kredive të këqija.
MATEO SPAHO
EKSPERT PER EKONOMINE
“Unë kam dyshimet e mia nëse po ecim në drejtimin e duhur sepse niveli i kredive të këqija është rritur dhe me këto premise rrezikojnë të rriten. Bankat shqiptare janë ende të sigurta, por një rritje e kredive të këqija mund të rrisë stresin e tyre. Do të rrezikojmë që edhe produktet bankare, shërbimet që ato ofrojnë, të na kushtojnë më shumë. Inflacioni në vendin tonë është i importuar dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë japin shtysë vetëm mbi lekun dhe jo mbi euron. BSH kërkon në njëfarë mënyre që të presë bishtin, kur problemi është koka.”
Kreditë e këqija do të rriten, shpjegojnë më tej ekspertët, sepse me vendimin e fundit të Bankës së Shqipërisë për të çuar normën bazë të interesit në 3%, qytetarët do të duhet të paguajnë më shumë në këstet e tyre mujore, por nga ana tjetër, nuk kanë aftësi paguese.
MATEO SPAHO
EKSPERT PER EKONOMINE
“Këto rritje nuk vijnë menjëherë sepse bankat kanë kontrata të caktuara, me të cilat ato krijojnë një hapësirë 3-6 muaj rezervë, por pas 3-6 muajsh do të kemi një rritje të normës bazë të interesit në xhepat e qytetarëve. Për të folur hapur, nëse ju keni marrë rreth 10 milionë lekë të rinj kredi për 20 vjet kthim, atëherë do të kemi me 0.25%, rreth 30-40 mijë lekë të vjetra shtesë kësti në muaj, rreth 500 mijë lekë të vjetra në vit.”
Që prej muajit mars të vitit të shkuar, Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit me qëllim për të luftuar krizën e çmimeve dhe për të rikthyer inflacionin në objektiv.

YouTube Video VVVYWnU4NWM5ajhpX1dEdGlwOWhYWlRRLnJaRngyeHNrYmJR

Ekspertet kritike per rritjen e normes se interesit - Vizion Plus

Vizion Plus TV 12 hours ago

Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv
Web: http://www.vizionplus.tv 
Facebook: https://facebook.com/VizionPlusTV 
Twitter: https://twitter.com/VizionPlusTV 
Instagram: https://instagram.com/VizionPlusTv 
TikTok: https://www.tiktok.com/@vizionplustv
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi gjatë mbrëmjes punimet për asfaltimin e rrugës “Jashar Erebara” në Njësinë 8. Ai risolli në vëmendje faktin se, kur përmendej emri i kësaj rruge, mendja shkonte te përmbytjet, por tashmë situata ka ndryshuar dhe falë investimeve të bashkisë, vlera e pronës në zonë është rritur ndjeshëm.“Rrugën ‘Jashar Erebara’ e dëgjoja sa herë merrja raportime për përmbytje sepse uji i lumit kthehej mbrapsht nga kanalizimet. Sot do të njihet si rruga paralel me “Bulevardin e Ri” të Tiranës. “Bulevardi i Ri”, si rrugë dhe arterie kryesore e qytetit, do pësojë zhvillimet më të mëdha. Aty planifikojmë të kemi edhe Muzeun e Artit Modern, por edhe një qendër të konventave. ‘Pallati i Kongreseve’, laj - thaj, është i zënë gjithë vitin, prandaj na duhen më shumë hapësira të tilla. Duam që te ‘Bulevardi i Ri’, përveç ndërtesës së re të bashkisë, të çojmë edhe këto dy hapësira. Në fund të bulevardit po bëjmë lagjet e reja për familjet e prekura nga tërmeti, ndërkohë tashmë, që në fillim të rrugës “Jashar Erebara”, dallohen ndërhyrjet e reja të urbanistikës”, tha Veliaj.Kryebashkiaku shtoi se në Tiranë po punohet në çdo orë të ditës dhe të natës. Sipas tij, asfalti shtrohet natën sepse punohet më kollaj për shkak të qarkullimit më të pakët të mjeteve. Ai u bëri thirrje banorëve që të jenë mirëkuptues, teksa shtoi se po punohet me të njëjtën cilësi në mbi 100 kantieret e hapura në kryeqytet.“Janë punë që i kursyem nga viti i kaluar, duke qenë se shumë prej komponentëve, si betoni, çeliku dhe asfalti, pra shumë prej artikujve pësuan një kërcim në çmime për shkak të luftës. Tani që çmimet janë stabilizuar, jemi duke rikuperuar ato investime që arritëm të kursenim nga sjellja nikoqire e bashkisë. Pra, ne po punojmë edhe te Kopshti Botanik, edhe te Liqeni i Thatë, jemi duke punuar në Dajt, në Tufinë apo te “Freksu”, ashtu edhe në “Astir” dhe në zonën e Bregut të Lumit”, tha Veliaj.Mandej, ai shtoi se puna do të vazhdojë me rrugët që lidhen pingul me “Jashar Erebarën” dhe “Bulevardin e Ri”. “Kështu sigurohemi që shkolla “Sevasti Qiriazi” dhe “Kiço Blushi” nuk ngelen vetëm një ishull i urbanizuar, por urbanizohet e gjithë zona. Në qoftë se më përpara thoshin: ‘Jo, po, këta janë tanët. Këta s’janë tanët’, - të gjithë janë tanët! Fëmijët nuk kanë as parti, as bindje politike, as nuk votojnë. Për hir të tyre lipset që Tirana të jetë bashkë dhe punët të mos pengohen”, nënvizoi Veliaj.

YouTube Video VVVYWnU4NWM5ajhpX1dEdGlwOWhYWlRRLnl2MHRETElhRlFV

Asfaltohet rruga “Jashar Erebara” në Tiranë - Vizion Plus

Vizion Plus TV 12 hours ago

Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv
Web: http://www.vizionplus.tv 
Facebook: https://facebook.com/VizionPlusTV 
Twitter: https://twitter.com/VizionPlusTV 
Instagram: https://instagram.com/VizionPlusTv 
TikTok: https://www.tiktok.com/@vizionplustv
Lideri i opozitës Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi,zhvilluan një  takim me të rinjtë e FRPD në selinë e Partisë Demokratike.Fjatë bashkëbisedimit, këllici premtoi transport public falas në Tiranë në rast se ai do të fitoje zgjedhjet për pushtetin lokal në kryeqytet.Berisha e konsideroi këtë premtim të Belind Këllicit shumë të rëndësishëm dhe njëkohësisht të guximshëm. Unë e falënderoj Këlliçin për premtimin që bëri para jush.Transporti falas ishte, mendoj unë, premtimi më i guximshëm, më i domosdoshëm, premtimi që do ndikojë në buxhetin e të gjitha familjeve.Por nuk do ndikojë vetëm në buxhetin, por edhe në shëndetin të gjitha familjeve.E thamë që Tirana është ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, sepse këtu trafiku është organizuar me principin se si të udhëtohet më ngadalë, se si njerëzit të thithin sa më shumë gazra toksike.Do pakësohet numri i atyre që përdorin mjetet personale për të shkuar në punë, sepse do përdorin mjetet publike.Tirana nuk është më e varfra, nuk është ndër dhjetë vendet e fundit në botë, por është më e vjedhura.Unë dua ta përgëzoj zotin Këlliçi për këtë premtim solemn me një impakt shumë të madh për jetën e Tiranës.Unë kam besim se me programin e tij do të sjellë një revolucion të vërtetë dhe se qyteti do vendoset në shinat e një qyteti normal dhe me perspektivë. Berisha nuk i kurseu elozhet ndaj Belind Kellicit, duke e konsideruar kandidatin më të mirë të mundshëm për Bashkinë e Tiranës.Ne vendosëm sistemin e primareve dhe sot kandidojmë me 61 kandidatë, me në krye Belind Këlliçin, kandidatin tonë të shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës.Ata nuk janë më kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, por janë kandidatët e votës së lirë dhe kjo ka shndërruar një ndryshim shumë të madh në qëndrimin tonë dhe qëndrimin e shoqërisë shqiptare ndaj nesh.Ju falënderoj që keni ardhur të mbështesni Belind Këlliçin.Tirana ka nevojë jetike për ndryshim. Unë do u jap vetëm 2-3 tregues të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare.Sot Tirana është në 10 qytetet më të ndotura të planetit. Sot Tirana është ndër 10 vendet me shërbimin shëndetësor më të shkatërruar në planet.Tirana i ka sot këto sepse ka një falls-kryebashkiak. Nëse do bënit, vizatonit, përshkruanit kryebashkiakun aktual që do dorëzojë së shpejti detyrën, ai është prototipi i një personazhi fake.Por ai është edhe një vjedhës dhe hajdut i pamëshirë i qytetarëve të Tiranës.

YouTube Video VVVYWnU4NWM5ajhpX1dEdGlwOWhYWlRRLkJHX1pUX1Q5Qkhj

Berisha dhe Këlliçi me të rinjtë: Transport falas për të gjithë qytetarët e Tiranës - Vizion Plus

Vizion Plus TV 12 hours ago

Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv
Web: http://www.vizionplus.tv 
Facebook: https://facebook.com/VizionPlusTV 
Twitter: https://twitter.com/VizionPlusTV 
Instagram: https://instagram.com/VizionPlusTv 
TikTok: https://www.tiktok.com/@vizionplustv
ENKELEJDA MEMAGAZETARE-VIZION PLUSZyrtarizimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilla bashkiakë, Partia Socialiste nuk e la për në orët e fundit. Dy ditë nga përfundimi i afatit, pasdite, në mbledhjen e kryesisë, kryesocialisti Edi Rama vendos për 61 kandidatët me të cilët do të kërkojë fitoren në zgjedhjet e majit.Katër vite pas vendoreve të 2019-ës, Partia Socialiste pritet të garojë në pjesën më të madhe të bashkive me të njëjtët emra.Në bashkitë më të mëdha dhe kryesore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Lezhë, Berat Korçë, Dibër apo Himarë kryetarëve të bashkive i është besuar një tjetër mandat.Te të mëdhatë ndryshimin e bën Shkodra dhe Vlora. Bastioni historik i së djathtës, shton Vizion Plus, i është besuar deputetit Benet Beci. Me faktorin e shtuar ish-LSI-in Agron Çela dhe aleatin e heshtur Tom Doshi besimi i socialistëve është që për herë të parë pas tre dekadash Shkodra të qeveriset nga të majtët.Pasuesi i të përjashtuarit nga PS-ja, Dritan LelI në Vlorë ende nuk ka një emër përfundimtar. Herët në mëngjes, kryesocialisti Edi Rama ishte atje për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Vlorës.Burime bëjnë me dije se dy emrat e propozuar janë Ermal Dredha një diplomat karriere që në vitet e fundit ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Abu Dahbi dhe Fate Velaj ish deputet.Nga asambleja është kërkuar që me votë të fshehtë të përzgjidhet kandidati i mundshëm për qeverisjen e Vlorës për katër vitet e ardhshme.Në më pak se 20 bashki, kryesisht të vogla socialistët do të garojnë me emra të rinj. Radhëve të deputetëve do t’i largohet edhe Besjan Ajazi. Ai do të hyjë në garë për të fituar bashkinë e Gramshit.Me arrestimin në ditët e fundit të Lefter Allës, ish-kryebashkiakut të Bulqizës mbetet për t’u zyrtarizuar në mbyllje të kryesisë se kush do të jetë pasuesi.Në vendoret e pranverës partia në pushtet është deklaruar në fitoren e 45 bashkive, madje në disa prej tyre me një rezultat të thellë.ENKELEJDA MEMA-GAZETAREPo aq me interes janë edhe emrat për këshillat bashkiakë. PS është zotuar se ato do të jenë në shumicë figura që gëzojnë pëlqyeshmëri në komunitet dhe përfaqësojnë profesione të ndryshme, si mjekë, mësues, inxhinier apo specialistë të ndryshëm.

YouTube Video VVVYWnU4NWM5ajhpX1dEdGlwOWhYWlRRLlFtRUkxSzRfaHQw

Bashkitë e mëdha me emra të “vjetër”/ PS zyrtarizon sot kandidatët - Vizion Plus

Vizion Plus TV 12 hours ago

Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv
Web: http://www.vizionplus.tv 
Facebook: https://facebook.com/VizionPlusTV 
Twitter: https://twitter.com/VizionPlusTV 
Instagram: https://instagram.com/VizionPlusTv 
TikTok: https://www.tiktok.com/@vizionplustv
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  është takuar me kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantic. Kreu I qeverise ka thene se pjesëmarrja në zgjedhje e jo bojkotimi i tyre kontribuon në zhvillimin e demokracisë .
 “Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova. Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit”.
ZYRA E KRYEMNISTRIT  
Lista Serbe ka deklaruar  se vendimi i saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës është  si pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale të ushtruar ndaj popullit serb nga regjimi i kryeministrit Kurti. 
Komunat veriore janë pa kryetarë që nga dorëheqja e serbëve në nëntor të vitit të shkuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave. 
Zgjedhjet për komunat veriore fillimisht ishin  parashikuar të mbaheshin në mes të dhjetorit. Më pas ato u  u shtynë për në datën  23 prill pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare, ku dhe pati tensione.

YouTube Video VVVYWnU4NWM5ajhpX1dEdGlwOWhYWlRRLkQ3WWtLel9ua1Rz

Kryeministri Kurti takon kandidaten per kryetare te Zvecanit - Vizion Plus

Vizion Plus TV 13 hours ago

Rreth Vision Plus Live

Vizion plus Live televizion publik dhe privat ne Republiken e Shqiperise VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para ne vitin 1999. Fillimisht me nje transmetim ne nivel lokal, per te kaluar me pas me nje shtrirje ne mbi 90 % te territorit te Shqiperise. Programet tona ndiqen ne shume prej qyteteve te Shqiperise si ne: Tirane, Durres, Fier, Gramsh, Vlore, Berat, Tepelene, Skrapar, Gjirokaster, Sarande, Permet, Kruje, Burrel, Lezhe, Shkoder, Elbasan, Librazhd, Korce etj.

Online Vizion Plus

Transmetimi 24 ore ne satelit e ka shnderruar Vizion Plus ne nje dritare informacioni dhe argetimi per te gjithe bashkeatdhetaret tane ne mbare boten, por edhe kane bere te mundur qe programet e tij te ndiqen edhe ne ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashte vendit, si Kosove , Mal te Zi dhe Maqedoni.

Vizion Plus Live eshte nje televizion ku çdokush gjen veten, sheh tek ai nje mik nga i cili e ka te veshtire te ndahet. Larmia e programeve, spektakleve, emisioneve social e investigativ, filmave, serialeve dhe telenovelave garanton nje audience te gjere kuperfshihen te gjithe grupmoshat dhe shtresat sociale. Sondazhet me te fundit, e kane renditur ate si nje nder televizionet me te preferuara per shqiptaret, gje e cila eshte pasqyre e perkushtimit, seriozitetit dhe pergjegjesise se treguar nga i gjithe stafi i ketij televizioni.

Vizion Plus Live Transmeton 24 ore/dite, 7 dite ne jave permes nje rrjeti te perbere nga 18 pika transmetimi te vendosura ne te gjithe territorin e vendit. Nje staf profesional me nje eksperience te gjate ne fushen e transmetimeve televizive, garanton nje nivel te larte komunikimi me audiencen. Ne jemi te pozicionuar si nje ofrues i formateve te reja televizive te nje cilesie te larte si dhe si nje ze autoritar persa i takon lajmeve dhe programeve te ceshtjeve aktuale. Vizion plus eshte fitues i çmimeve te ndryshme per prodhimet e dokumentareve. I renditur si nje nder televizionet me te preferuar nga shqiptaret brenda dhe jashte vendit. Ne synojme te maksimizojme nivelin e audiences duke synuar gjithmone drejt segmenteve te reja.

Projektet ne Vizion Plus Live

Arkiva jone konsiston ne rreth 76,961 ore produksione te vete televizionit, perfshire ketu 10,500 ore lajme dhe 66,461 ore programe te tjera, qe perfshijne talk show, spektakle, emisione sportive e te tjera. Programet e prodhuara nga Vizion Plus vete televizioni kane mundur te shperndahen ne te gjitha hapesirat shqip-folese ne Itali, Europe, Amerike e Kanada. Ne gjithashtu mundesojme dhenien e te drejtave te transmetimit per materialet tona arkivore tek operatoret televiziv te vendeve fqinj.

Krahas prodhimeve tona ne vizion plus, ne gjithashtu zoterojme edhe rreth 6,510 ore program te blere per te cilin zoterojme te drejtat e transmetimit per territorit shqiptar brenda nje periudhe te percaktuar kohore. Ne kete kuader ne zoterojme rreth 1,400 ore filma, 1400 ore seriale si dhe 40 ore programe per femije.

Ju poashtu mund te percjellni edhe disa nga Televizionet me te shikuara shqiptare tjera  perveq Vizion Plus Live.

Më shumë artikuj:

ArtMotion Live

ArtMotion Live ju mund te shikoni Big Brother VIP drejtperdrejte.Poashtu edhe ne faqet tjera si Big Brother VIP Kosova Live

alsat m live

Alsat M Live

Alsat M Live është investimi me serioz që është bërë, gjatë viteve të fundit, në biznesin mediatik në Maqedoni, dhe