Vjersha per 28 Nentorin
- dua.com Team ·
- 26.11.2022 ·
- Fun ·
- 10 min read
Vjersha per 28 nentorin kemi recituar të gjithë si fëmijë. Mu ne diten e flamurit të gjithë mendojmë për këto poezi e vjersha që i kemi mësuar dikur.
Dashuria për atdhe ka mbire në zemrat tona qysh në fëmijëri. Me afrim e ditës së flamurit çdo fëmijë ka dëshirë të mësojnë vjersha per 28 nentorin, për t’i recituar në klasën e tij, ku festohet me gaz e hare.
Edhe ju e mbani mend sa dëshirë kishim të dilnim dhe të recitonim vjersha per flamurin kuq e zi në data të veçanta si kjo. Kur mësonim poezi per gjuhen shqipe, si më e ëmbël se mjalta dhe nuk ndaleshim së recituara.
Duke kujtuar pikërisht ato ditë ku gjithçka sillej rreth flamurit, ku si fëmijë festen e kishim në zemër e në mendje dhe ku i gëzoheshim aq shumë, ne kemi shkruar këtë artikull.
Prandaj më poshtë ne kemi përzgjedhur disa nga vjershat më të bukura per 28 nentorin, për të une cilat mall ndiej.
Vjershat më të bukura per 28 nentorin
Naim Frasheri, Sami Frasheri, Asdreni, Fishta, e shkrimtarë të tjerë, kanë shkruar poezi per 28 nentorin dhe diten e flamurit. Nuk shkruhet vetem për lule, për të bëmat e trimit, e male. Shkruhet për sakrificen, për flamurin kuq e zi e atdhedashurinë në përgjithsi. Në librat shkollor mësojmë disa vjershat më të bukura, mirëpo përpos tyre ka edhe shumë vjersha per 28 nentorin, që janë shkruar nga shkrimtarë e poet, dhe shkruhen edhe sot nga talentë të ndryshëm të letërsisë. Me poshte mund t’i lexoni disa nga vjershat me te dashura per 28 nentorin.
Vjersha O malet e Shqipërisë – Naim Frashëri
O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.
Vjersha per trimat – O trima luftetare
O Trima luftetare
Ju binjt e Skenderbeut
Kerkoni ju shqiptare
Lirine e memedheut.
Se mjaft ne roberi
o e mjera Shqiperi
o djem rrembeni pushketo
ja vdekje ja liri.
Vjersha Gjuha jonë – Naim Frashëri
Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.
Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.
E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.
Sa ishte trimëria
N’atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.
Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q’i shkruan istoria!
Ajo ish koh’ e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.
O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s’është koh’e parë,
Tani lipsetë dritë.
Të shkruajm’ gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç’është e ç’ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.
pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.
Shum’e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët.
Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t’i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.
Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë.
Vjersha për Vlorën – Vlora, Vlora – Ali Asllani
Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabën mëm’ e atë,
shkaba trime dykrenore
fron’ e saj e ka në Vlorë!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s’e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Jam vlonjat e jam burrë,
s’duron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat’!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t’u lumtë dora!
Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!
Mos ma prekë flamurin tim – Gëzim Geci
Mos ma nd’rro ngjyrën e gjakut
Nuk ma nd’rroj stuhi as moti
Mos më prek tim Flamur
Amanet nga Kastrioti
Nepër Breza, etapa kohe
Këtë Bajrak mbajta në dorë
Në Deçiç, Prizren e Vlorë
Anë e mbanë Dardanisë, anë përtej Ilirisë.
Këtë Flamur , këtë ngjyrë të gjakut
Kam ngulitur n’shpirtin tim
Ngjyra tjera s’i shkojnë shtati
Mos u tall me vetvetiun!
Për këtë ngjyrë të kuqe all
Dhe Shqiponjen dy-krenare
U flijova nepër shekuj
Ngjyra e gjakut më priu para.
Do të mbroj me fanatizëm
Ty simbol të Shqiptarisë
S’lë askend ta nd’rroj ngjyrën
Pa iu shue votra Arbërisë.
Ty flamur gjak – Ismail Hodaj
Ehh c‘nuk me thane per te braktisur ty
E c‘nuk me premtuan per te braktisur ty
Mua, djalin e Kosov lokes
Qe me rriti me kenget e shotes
Ahh me thane: Shkele ne sdo te vrasim
Me thane: Digje ne s’do te djegim
Me thane: Grise ne s’do te therim
Me thane: Hidhe ne s’do te hedhim
Ahh jo, jo mos ma kerkoni kete ke burr
Ne je vrases armik a Barbar
Se dhe djepi qe me tundi
Do t‘me quaj tradhetar
Vram, digjm, therm e hidhm
Prem nje dore e lerm nje sy
Gjys i vdekur zvarr te shkoj
Lart ta ngrej e ta shikoj
Dil moj nen ti n‘at bregore
E degjo c‘duan nga mua
Te betohem nen, te betohem per flamur
Se flamurin se shkel kurre
Une jam gjoka, gjok shqiptari
Rritun me uje burimi e er mali
E ne vdeksha per flamur
Zemra ime s‘tutet kurr
Shporruni more t‘pa bes
Se n‘Kosove nuk keni shpres
Kam nje nene: nene bukur shqiperia
Gjakun tim jo se fal kurr
Behet burr e permbi burr
Do t‘ju ndjek ju gur me gur
Si shqiponje me rremben
E me mbledh ne t‘kuq flamur
Te betohemi flamur:
Se me ty gjithmon perpara do te marshoje vegjelia
E ta di gjith bota mar:
Keshtu betohet shqiptanija
C‘ke o flamur qe s‘valon?
Jam semure e po lengoj
Jam goditur brinj me brinj
Sa kohe jemi nen serbin
Flamur: mos te mbuloj zia
Se ka djem shqiperia
O djem se iku vatani
Kosoven me gjak te lani.
Naim Frashëri – Ne Diten e Flamurit
Rri ulur Atdheu plak,
La me lot e la me gjak.
Mijera vjet histori,
me shume rob se ne liri.
Vetem qan e renkon,
trojet e veta kerkon.
Buza vetem i buzeqesh,
kur sheh bijte me armet ngjesh.
Nga cdo ane vjen ze i burrit ,
mu ne Diten e Flamurit,
Nga cdo ane vjen ze i trimit,
ne kete dite te bashkimit.
Vjersha Për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin
Data 28 Nëntor
Një ditë e shënuar
Festë e madhe është në Vlorë
Të gjithë me flamuj në dorë
Shqiptarët anëembanë
Do të sulen drejt Shqipërisë
Të festojnë për shtetin Shqiptar
110-jetorin e Pavarësisë
E tërë bota le të ketë zili
për të bukurën Shqipëri
Jemi më të fortë se kurrë
Të bashkuar në një flamur.
Shpirti shqiptar
Shqiptarlleku me thote: S’kam nevoje per elozhe
Mbame, qofte e me pak, nga c’te mbaj une ty.
Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!
Aty ku askush tjetersim s’mund te beje
Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
Aty ku as Zoti me dore s’mund te vere
Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.
Aty cdo materie nje fjale do te thote
Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
Aty cdo fjale e shperndare neper bote
S’do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!
Oj moj Shqipëri – Pasko Vasa
O moj Shqipëri, e mjera Shqipëri
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
Dashuria per atdhe ruhet e tregohet nder vjersha e nder perralla
Këto vjersha per 28 nentorin si dhe për ditën e flamurit tregojnë respekt për këtë ditë e këtë flamur. Cilëndo vjershë per 28 nentorin nga keto që do të zgjidhni nuk do të gaboni, se për mua do të jetë e duhura për t’u shënuar kjo ditë e flamurit.
Duke mësuar vjersha per 28 nentorin, fëmjët do të lidhen edhe më fortë me atdheun. Nje poezi per 28 nentor ju mëson atyre se kur thonë i dashur atdhe ta ndienjë vërtetë në zemër. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta arritur këtë sesa përmes vjershave. Me to ata mund të prezantohen edhe në shkollë, aty ku na bëjnë krenar.