Zbukurime per dasma – Ide si ta bëni dasmen tuaj të veçantë

  • ·
  • 17.04.2023 ·
  • Qysh Me ·
  • 5 min read

Zbukurime per dasma shohim gjithandej ne reklama, fotografi profesionale, e organizime të ndryshme.

Mirëpo të gjithë kemi dëshirë që dasma jonë të jetë unike. Për këtë aryse, në këtë blog ne do t’ju udhëzojmë se si ta zbukuroni dasmën tuaj në mënyrë unike!

Nganjëherë janë detajet më të vogla ato që i sjellin ndryshime më të mëdha.

Prandaj, na besoni në udhëzimet tona, që në shikim mund t’ju duken të thjeshta, por do të ua bëjnë dasmen shumëfish më të bukur!

Përcaktohuni për një motiv, ngjyrë, stil

Para se të filloni të mendoni për detajet tjera, vendosni se çfarë stili do të ketë dasma juaj.

Do të jetë në ambient të hapur, apo të mbyllur? Pastaj kur flasim per zbukurime per dasma duhet ta keni parasysh që edhe stina në të cilën mbahet dasma ka shumë rëndësi, për ngjyrat, lulet, etj.

Sygjerimi jonë është që në dasma të përdoren gjithmonë ngjyrat e hapura.

E bardha, e kremta, roza, vjollce e hapur, pjepëri, etj.

Të gjitha këto do t’i japin çdo ambienti hijeshi, ngrohtësi dhe atmosferë të mirë.

Kur të keni një ngjyrë bazë, një motiv, planifikimi i zbukurimeve të tjera të dasmës do të jetë edhe më i lehtë.

Cila është lulja juaj e preferuarë

Nuk ka vajzë që nuk ka një lule të preferuar, që me gjasë e ka dashur, prej që ka qenë e vogël.

Mendoni se si do ta integroni këtë lule në dekorin tuaj të dasmës.

Ju mund ta përdorni në tavolina si zbukurime per dasma, ose mund ta integroni në buqeten tuaj të nusërisë.

Prania e lules tuaj të peferuar do t’ju bëjë të ndiheni vetvetja. Prandaj mos hezitoni ta bëni pjesë të ditës tuaj të veçantë, pa marrë parasysh. trendet dhe modën.

Përdorni drita të ngrohta si zbukurime per dasma

E thamë edhe më lartë, kur flasim për zbukurime per dasma duhet të flasim dhe për drita e ndriçim!

Organizioni një dasëm të ndritshme. Në dekorin tuaj të dasëm përdorni drita të ngrohta që do t’i japin vendit një atmosferë feste.

onsultohuni me personat rreth jush se ku dhe si mund t’i shpërndani ato drita në ambientin e zgjedhur për dasmën tuaj, në mënyrë që gjithçka të jetë perfekte dhe siç duhet!

Përdorni fotografitë tuaja si çift

A keni menduar ndonjëherë t’i përdorni fotografitë tuaja si çift si zbukurime per dasma?

Nëse nuk e keni bërë ende, mendojeni si ide!

Zgjdhni fotografitë më të mira që keni si çift dhe vendosni ato si pjesë tē dekorit.

Mund të filloni me fotografitë e lezetshme që keni nga takimet e para, e deri tek fotot e pak ditë para dasme.

Ka disa mënyra për t’i përdorur ato. Mund të krijoni një mur me fotografi në hyrje të dasmës tuaj.

Mund t’i lidhni në një litar dhe ta varni rreth sallës së dasmës apo edhe mund t’i vendosni disa prej tyre në tavolinat e mysafirëve.

Sillni aparat instant për foto momentale

Kur jemi te fotografitë, në ditët e sotme të gjithë jemi të fiksuar pas tyre.

E dimë që në dasmën tuaj nuk do të mungojë një fotograf profesional. Mirëpo, pse të mos shkoni një hap më tejë dhe të bëni diçka unike?

Merrni disa aparat që bëjnë fotografi të çastit, instante, dhe vendosni nëpër disa pika të dasmës tuaj.

Kësisoj, mysafirët tuaj mund të shkrepin fotografi spontane, të krijojnë kujtime të bukura dhe ta pasurojnë edhe më tepër

Shkruani disa fjalë zemre

Dita e dasmes tuaj është dita kur ju të dy si çift nisni jetën tuaj bashkëshortore.

Është koha të reflektoni dhe të jepni dashuri.

Gjithashtu edhe të falenderoni të gjithë ata persona që ju kanë qëndruar pranë në këtë rrugëtim tuaj të përbashkët si çift.

Prandaj, për të dhënë mesazhe të tilla ju mund ta shfrytëzoni letren dekoruese që vendoset mbi pjata.

Dhuroni diçka unike pjesëmarrësve

Nga një dhuratë e vogël për secilin mysafirë është bërë zakon në dasmat moderne. Mirëpo nëse nuk dëshironi të dhuroni të zakonshme, si bombonet, ne kemi disa sygjerime unike për ju!

Mini-vazo me lule të gjalla

Si mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre, ju mund t’i dhuroni secilit mysafirë nga një lule të vogël të cilën mund ta marrin me vete, mund ta rrisin dhe ta kenë si kujtim nga dasma juaj.

Ngjitur me lulen ju mund ta lini edhe një shënim të lezetshëm si “Merreni në shtëpi dhe rriteni me dashuri”.

Çokollada

Të gjithve ju pëlqejnë çokolladat. Prandaj ju asesi se nuk do të gaboni nëse i dhuroni mysafirëve tuaj çokollada.

Zgjdhni disa të shijshme dhe të lezetshme në mënyrë që të shkojnë mirë me dekorin tuaj.

Kavanoz me mjaltë

Nëse po kërkoni zbukurime per dasma unike, si dhe dhurata për mysafirë, atëherë përdorni mini-kavanoz me mjaltë.

Mjalta në fakt është simbolikë e qëlluar, për shkak të ëmbëlësisë dhe jetëgjatësisë që ka. Prandaj pse jo? Tregohuni kreativ në ditën tuaj të veçantë!

Related