Zhvillimi Personal

  • dua.com Team ·
  • 18.11.2020 ·
  • Personale ·
  • 3 min read

Zhvillimi Personal: Tri aspektet dhe rëndësia e tyre. Kur duam të ndryshojmë për të mirë ne si njerëz duhet t’i dedikohemi zhvillimit personal. Mirëpo kjo gjë nuk është vetëm bardhë e zi. Që të shkoni drejt zhvillimit personal duhet të fokusoheni në të gjitha fushat e tij.

Mirëpo, cilat janë ato? Si t’i identifikoni dhe t‘i qaseni problemeve ose ngecjeve që të gjithë mund t’i kemi? Mjafton të fokusoheni në tri gjëra kryesore. Ne do t’ju tregojmë se cilat janë ato.

Zhvillimi Personal në aspektin shpirtëror

E di se kur flisni për anën shpirtërore mund të nxisni shumë diskutime kudo. Mirëpo unë besojë në teorinë se njerëzit janë qenie unike. Disa njerëz besojnë se ne jemi thjesht një shtrirje dhe një formë e përparuar e llojeve t+ë kafshëve. Megjithatë cilësitë shpirtërore na bëjnë të ndryshëm nga të gjitha krijesat e tjera. Për këtë arysye ne duhet të punojmë sa më shumë në këtë aspekt. Duhet të jemi në paqe me vetën. Të jemi të qetë shpirtërisht. Prandaj gjejeni metodën tuaj për tu zhvilluar sa më shumë në këtë drejtim.

Kujdesi fizik

Mendja dhe trupi punojnë së bashku. Kështu që ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të dyjave. Ju me siguri keni dëgjuar frazën që thotë: Trajtoni trupin tuaj si një tempull. Pra diçka të shenjtë për të cilën kujdeseni jashtzakonisht shumë. Vendi i vetëm në botë në të cilin obligohemi të jetojmë është trupi ynë. Prandaj duhet ta kemi prioritet mirëmbajtjen e tij. Prandaj kujdesuni që të hani mirë. Të ushtroni. Të jeni të shëndetshëm dhe të mos e humbisni shëndetin tuaj nga pakujdesia. Pra nuk po flasim vetëm për pamjen e jashtme por për kujdesin shëndetësor si dhe fizik në përgjithësi.

Zhvillimi mental

Kjo është fusha e tretë e zhvillimin personal: mendja. Shtrirja e mendjes tuaj, zhvillimi i zakoneve të mira të të menduarit, shprehitë e mira të studimit, ndjekja e ideve dhe përpjekja për të gjetur mënyra për t’i zbatuar ato në sjelljen njerëzore. E gjithë kjo kërkon zgjatje dhe ushtrime mendore. Një pjesë e saj shtrihet veten në zakonet e leximit. Megjithatë ka edhe forma të tjera të të mësuarit dhe të zhillimit mental. Që të përparoni edhe më shumë ju duhet t’i kushtoni rëndësi edhe këtij aspekti. Kur të fokusoheni në zhvillimin shpirtëror, fizik e mendor ju do të arrini në nivelin e dëshiruar.

dua.com Team

Related