Termat dhe kushtet e përdorimit të dua AG

Kushtet e çdo lloj disponimi do të bazohen dhe plotësohen në përputhje me zbatimin e ligjeve. Nëse do të ketë një mosmarrëveshje midis këtij versioni në gjuhën angleze dhe kopjeve të tjera të përkthyera, versioni në anglisht do të mbizotërojë si i vlefshëm.

Përmbledhje:

  1. Ju lutemi sigurohuni që këni lexuar termat dhe kushtet e dua AG para se të përdorni shërbimet tona. Duhet të jeni të paktën 18 vjeç për të përdorur shërbimin e dua AG siç parashikohet nga ligji produkti jonë i atribuohet vetëm të rriturve.
  2. Ne nuk do jemi të detyruar dhe / ose përgjegjës për çdo përmbajtje të ndarë nga përdoruesit tanë në dua AG si dhe nuk kemi aftësinë për të monitoruar çdo ndërveprim të përdoruesëve. Në rast se përmbajtja ose profili juaj është vjedhur, ju lutemi na kontaktoni.
  3. Në rast se publikoni përmbajtje që i përkasin ose janë pronë e dikujt tjetër dhe këta të fundit ndjehen se u është shkelur një e drejtë (ose ndërmarrin procedura ligjore kundër jush), ne nuk do të jemi përgjegjës. Duke pasur parasysh që ju keni publikuar përmbajtjen, ju do të mbani përgjegjësi të plotë mbi atë që do të postoni.
  4. Në rast se ndiheni të shqetësuar që të dhënat tuaja do të përdoren nga dua AG, ju lutemi lexoni pjesën e Politikave të Privatësisë. Të gjitha përgjigjet që ju nevojiten do t’i mernni në atë seksion.

Të Drejtat e Plota Ligjore

dua AG është një aplikacion dhe rrjet social i krijuar si një forum ku njerëzit mund të takohen, si një komunitet për diskutim dhe bashkëpunim, si një outlet për shkëmbimin e lajmeve dhe informacionit. Qëllimi i saj kryesor është krijimi i një komuniteti ku secili individ ndjehet i sigurt për të ndarë përmbajtjen e tij midis përdoruesëve të tjerë. Ne aspirojmë të krijojmë një komunitet ku individët janë në gjendje të bëjnë miq të rinj dhe nisin lidhje domethënëse me bashkëmoshatarët.
Sipas termave dhe kushteve, ekziston një marrëveshje e ndërsjellë ndërmjet përdoruesit (ju) dhe dua AG, me seli në Rr. Leutschenbachstrasse 95, 8050 Zürich, Zvicër, e (së bashku) me aplikacionin celular dhe faqen e internetit përkatëse, ëëë.dua.com dhe / ose "dua AG") dua AG është në bashkëpunim me kompaninë e saj themeluese dua AG (një kompani e themeluar në Zvicër, me dega të sajën në Zyrih).
Termat dhe kushtet vihen në zbatim sa herë që përdorni produkte dhe shërbime dua AG, pra ju lutemi lexojini ato me kujdes përpara se të vendosni të bashkoheni me komunitetin tonë.

1. Faqja jonë e web-it dhe aplikacioni i dua AG - rregullat dhe instruksionet e tjera që i atribuohen "përmbajtjes" së shpërndarë.

dua AG është një vend takimi për të rriturit. Ju mund të regjistroheni si anëtar i dua AG vetëm nëse keni mbushur moshën 18 vjeç (ose mosha madhore sipas ligjit në vendin tuaj, nëse është tjetër përveç moshës 18 vjeç).

Ju keni të drejtën, autoritetin dhe aftësinë për të shkëmbyer përmbajtje në përputhje me termat dhe kushtet gjatë përdorimit të produkteve dhe shërbimeve të dua AG. Sidoqoftë, do të mbani përgjegjësi në rast se shkelni kushtet tona. Për më tepër, do të keni të drejtë të përdorni shërbimet tona vetëm nëse nuk jeni duke vazhduar procese gjyqësore që kanë të bënjë me shkelje të tilla si: fyerjet, dhuna, ngacmime dhe keqtrajtime seksuale dhe shkelje të tjera.

1. Cilat janë përmbajtjet që më lejohen të postoj në faqen e internetit dhe aplikacionin e dua AG?

Ju jmund të postoni çdo përmbajtje, përfshirë imazhe, mesazhe, etj. Sidoqoftë, nuk ju lejohet të postoni përmbajtje të natyrës vijuese:

  1. Gjuhë fyese ose që mund të ngacmojë, shqetësojë, spengojë, alarmojë ose nxisë një person tjetër
  2. Përmbajtje pornografike ose përmbajtje të tjera lakuriqësie që dëmtojnë dinjitetin njerëzor
  3. Përmbajtje që promovojnë dhe inkurajojnë racizmin, seksizmin, sjelljen diskredituese dhe abuzive
  4. Përmbajtje që inkurajon veprimtari të paligjshme, pa kufizime, që i atribuohet terrorizmit, disrkiminime racore ose parashtesa të tjera
  5. Lidhje me aktivitete comerciale (d.m.th. të dhënat e shitjeve, reklamat, detajet e kontaktit përmes email / telefon)
  6. Përmbajtje që përmban spam përmes postës elektronike ose mediumeve të tjera
  7. Përmbajtje që përmban ndonjë spyëare, virus, imazh të korruptuar, programe dhe / ose kode të tjera me qëllim negativ të diznjuara për të ndaluar, dëmtuar ose kufizuar funksionalitetin e produktit dua AG dhe shërbimet e saj. Për më tepër, materiale të tjera të ndërtuara për të dëmtuar ose marrë të dhëna të ndaluara për përdorimi personal, shkelin termat dhe kushtet tona - ndaj do të fshihen.
  8. Përmbajtje dhe botimet që shkelin të drejtat e palëve të treta (përfshirë, pa asnjë kufizim, të drejtat intelektuale dhe private)
  9. Përmbajtje që i atribuohen një personi tjetër pa pëlqimin e tij / saj.

Në përgjithësi, ju do të përdorni gjykimin tuaj kur vendosni të publikoni / postoni përmbajtjen tuaj përmes dua AG pasi do të jemi përgjegjës për imputin / përmbajtjen që shpërndani.

2. A ka ndonjë rregull të lidhur me të dhënat e mia personale për shembull me postën elektronike?
Nuk duhet të ndani asnjë përmbajtje që ka të bëjë me informacionin tuaj personal / bankar në profilin tuaj faqe ("Profili") siç janë adresat e shtëpisë ose kodet postare, numrat e telefonit, adresat e postës elektronike, URL-të, karta krediti / debiti ose informacione të tjera bankare. Nëse vendosni të publikoni informacione personale rreth veten ose të tjerëve, do të mbani përgjegjësi në rast të shkeljes së privatësisë. Ju inkurajojmë të jeni të kujdesshëm kur shpërndani të dhënat tuaja personale me palët e treta në internet.
3. Çfarë ndodh me të dhënat e të tjerëve, a mund t'i përdor ato?
Ju mund të përdorni informacionin e ndarë nga përdorues të tjerë në produkte dhe shërbime të dua AG nëse një veprim i tillë është në përputhje me termat dhe kushtet e përshkruara më sipër. Duke u thënë kështu, ju nuk mund ta përdorni informacioni e dikujt tjetër për përdorim komercial, për ta dëmtuar, ngacmuar ose për të kryer akte të paligjshme. Dua AG ruan të drejtën për të mbyllur llogarinë tuaj, nëse ju shpërdoroni detajet dhe përmbajtjen në të.
4. Kush mund ta shohë përmbajtjen që unë postoj në faqen e internetit dhe aplikacionin e dua AG?
Kur publikoni përmbajtje në dua AG, kjo përmbajtje mund të shihet nga publiku i gjerë by default. Në rast se ju vendosni t'i kushtoni përmbajtjen tuaj një grupi miqsh, ju mund të përdorni skedarin tuaj privat. Ne ruajmë të drejtën (pa asnjë detyrim) për të ndryshuar, hequr, kufizuar, bllokuar dhe hyrë në çdo lloj përmbajtje që ju publikoni në dua AG. Ne nuk jemi të detyruar të monitorojmë dhe as të vërtetojmë përmbajtjen tuaj të postuar.

2. Përfundimi i përdorimit nga ana jonë

Profili im është çaktivizuar dhe nuk mund të regjistrohem. Çfarë po ndodh?
Ndonjëherë përdoruesit nuk i ndjekin termat & kushtet në mënyrë efektive ose sillen në një mënyrë të papërshtatshme. Nëse ne mendojmë se ju keni shkelur parimet tona, ne ruajmë të drejtën të çaktivizojmë profilin tuaj në çdo kohë pa ndonjë detyrim ose domosdoshmëri t'ju njoftojmë paraprakisht dhe as t'ju rimbursojmë për ndonjë shërbim të papërdorur.

  1. Ne, dua AG, kemi të drejtë të pezullojmë ose çaktivizojmë regjistrimin dhe të drejtën tuaj për qasje dhe / ose përdorim të produkteve dhe shërbimeve dua AG
  2. Ne përdorim teknologji të përparuar për të identifikuar sjelljet e paligjshme dhe kemi të drejtë të bllokojmë ose kufizojmë çdo adresë specifike IP. Në përgjithësi, ne do të përpiqemi (nuk jemi të detyruar) t'ju informojmë nëse qasja dhe përdorimi i profilit të dua AG është pezulluar ose do të përfundojë.

Në përgjithësi, ne do të përpiqemi (nuk jemi të detyruar) t'ju informojmë nëse qasja dhe përdorimi i profilit të dua AG është pezulluar ose do të përfundojë.

3. Përfundimi i përdorimit nga ana juaj

Nëse jeni regjistruar dhe keni përdorur shërbime dua AG, mund ta ndërprisni regjistrimin tuaj në çdo kohë, duke shkuar te kontrolli "Cilësimet" në dua AG dhe zgjidhni "Fshini llogarinë time përgjithmonë". Për arsye të privatësisë, ne do t’i heqim të gjitha llogaritë e fshira, prandaj, ju nuk mund të rikuperoni llogarinë në një fazë të mëvonshme. Për detaje të mëtejshme, ju lutemi referojuni Politikave të Privatësisë. Në përgjithësi, përmbajtja që keni hedhur ose shpërndarë në dua AG nuk do të jetë më e dukshme pas përfundimit ose anulimit të llogarisë.

Pyetjet më të shpeshta

Dëshironi të dini më shumë rreth dua.com?

Misioni ynë është që t'i lidhim njerëzit në mbarë botën me njëri-tjetrin. Vizioni ynë është të bëhemi ekosistemi më i madh social shqiptar me ndikim pozitiv tek të gjithë shqiptarët në botë.

Tani për tani ju mund të qaseni vetëm përmes programit tonë Beta Testers. Vetëm na dërgoni e-mail adresën tuaj dhe ne do t'ju dërgojmë linkun. Pas lanqimit zyrtar, aplikacioni do të jetë i disponueshëm në Google Play Store dhe App Store.

Jeni të mirëpritur të na dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja. Mezi presim të dëgjojmë nga ju, çdo koment apo sugjerim konstruktiv do të na ndihmojë të permiresojmë aplikacionin për secilin prej nesh.

Wow, mahnitëse - po, ju lutem! Na dërgoni idenë tuaj, na shkruani nëse mendoni se ekziston ndonjë karakteristikë që mungon e cila do të ishte e dobishme për të gjithë shqiptarët.

Te punoni me ne?

valon@dua.com

Po kërkoni bashkëpunim? Jeni të interesuar për të investuar në Dua.com? Dëshironi një demonstrim? Mos hezitoni, mund të na shkruani në çdo kohë.


Sygjerime

lark@dua.com

Çdo koment/sugjerim është i mirëpritur. Ndonjë pyetje ose sygjerim në lidhje me një veçori ose një ide të re që keni? E mrekullueshme, ju lutemi na shkruani!