Klan Kosova Live nga YouTube

Klan Kosova videot e fundit nga YouTube

Rreth Klan Kosova

klan kosova liveKlan Kosova eshte Kanal Televiziv në Kosovë, i themeluar në Dhjetor të vitit 2008. Per here te pare u transmetua me 17 shkurt 2009, po ne diten e Pavaresise se Kosoves.

Klan Kosova, nga Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës eshte regjistruar dhe licensuar. U krijua si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe afrimitetin gjithnje e me te madh me Shqiperine. Pra nga interesimi i qytetarëve të Kosovës, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, TV Klan i Shqipërisë, pas 11 viteve suksesi, vendosi te themelojë një televizion të ri ne Kosove.

Klan Kosova Live nisi transmetimet më 17 shkurt 2009 dhe sot ka më shumë se 150 punonjës, një ekip tepër profesional nga Kosova, ashtu si dhe një pjesë e rëndësishme e programeve që janë në transmetim. Klan Kosova tërhoqi interesimin e shikuesve me disa nga programet profesionale me te shikuara si “Ora 7”, edicionet e lajmeve, “Zona e Debatit”, “Zona B”, “Info Magazinë”, “Ora e Pasditës”, “News Show”, “Prive”, “Ju flet Prishtina”, “Minuta e Fundit”, e shumë emisione të tjera me tema nga me te ndryshmet.

Klan Kosova, vec prodhimeve të veta, transmeton edhe seriale mjaft të shikuara, emisione të Klan-it të Shqipërisë, si “Opinion” nga Blendi Fevziut, “Zona e Ndaluar” e Andi Bushatit, “E diela Shqiptare” me Ardit Gjebrenë, e shumë emisione të tjera.

Klan Kosova, me moton “Jemi Një”, ka si qëllim t’i sjellë dhe t’i bëjë të ndihen më afër shqiptarët, të jemi një me shikuesit tanë, të jemi një si shqiptarë dhe të synojmë që edhe si televizion të bëhemi dhe të mbetemi numri Një në Kosovë.

Synimi

Klan Kosova synon të ketë një program cilësor, t’i informojë e t’i argëtojë njerëzit. Një Kanal Televiziv që i dedikohet të gjitha të gjitha moshave dhe shtresave të shoqërisë. ky ekran kërkon t’u ofrojë shikuesve të tij lajmet dhe emisionet më të mira.
Klan Kosova ka krijuar një bazë të mirë dhe të qëndrueshme, në rrafshin media në Kosovë.

Ne Uebfaqen tone mund te ndiqni Klan Kosova Live nga cilido vend qe gjindeni online.