KosovaPress Live nga YouTube

KosovaPress videot e fundit nga YouTube

Rreth KosovaPress

kosovapress liveAgjencia e lajmeve KosovaPress është themeluar më 4 Janar 1999. Që nga ajo kohë, ajo ka publikuar informacione në këto gjuhë: shqip, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Aktualisht boton në shqip dhe anglisht.

Përgjatë fazës së përkohshme nën protektoratin ndërkombëtar, dhe për shkak të statusit aktual politik të Kosovës, KosovaPress u shndërrua në një agjenci të pavarur të lajmeve. Sot ajo ka statusin e një shtëpie mediatike të pavarur dhe të lirë. Ka marrëdhënie bashkëpunimi të ndërsjellë me shumë agjenci të lajmeve nga rajoni dhe një rrjet korrespondentësh. Ishtë anëtar i SEEMO, ABNA dhe një anëtar dhe një nga themeluesit e Shoqatës së Agjencive Private të Lajmeve.

Faqja e re ofron seksione mbi ekonominë, sportin, teatrin, kulturën, artin dhe shërbimin e fotove. Artikujt përfshijnë më të rejat nga Kosova, tema rreth ngjarjeve në dhe rreth Kosovës, intervista, lajme nga kultura dhe aktivitete të ndryshme diplomatike në dhe rreth Kosovës.

Që nga shtatori i vitit 2018 ka krijuar edhe departamentin e Produksionit i cili merret veçanërisht me prodhimin e emisioneve televizive, reklamave dhe videove te ngjashme.  Për këto 21 vite kane ecur bashk me popullin dhe pa marrë parasysh peripecitë, kane arritur të kalojne të gjitha barrierat që kene hasur gjatë zhvillimit tonë.

Uebfaqja jone transmeton edhe shume Kanale televizive tjera ne Gjuhen Shqipe perveq KosovaPress Live.