TV Dukagjini Live nga YouTube

TV Dukagjini nga Gjirafa Live

TV Dukagjini videot e fundit nga YouTube

Rreth TV Dukagjini

tv dukagjini liveRaportimi i drejtpërdrejtë dhe i veqante si dhe paanësia dhe qasja profesionale në të bërit program televiziv, bëjnë që TV Dukagjini të jetë televizioni më alternativ në vend, duke ofruar hapësirë pafunesisht për interesin, problemin dhe orientimin te qytetarët e Kosovës.

Kjo e gjitha bëhet pa kurrfarë ngjyrimi politik, religjioz apo ideologjik.

Me qasje nacionale dhe skemën e re programore TV Dukagjini ka arritur që të shndërrohet në kanal të besueshëm të informimit në nje kohë rekord.

Krahas besueshmërisë, teknologjisë së fundit dhe falë stafit entuziastë, është kultivuar edhe shpejtësia e raportimit duke e bërë atë televizionin me më së shumti transmetime të drejtpërdrejta të secilit lajm në Kosovë.

TV Dukagjini, pos që është i drejtpërdrejtë, ofron edhe opinione, komente dhe analiza të ndryshme nga një numër rekord opinion bërësish në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, dhe gjithë rajonin e Ballkanit.

Duke qenë televizioni i vetëm në Kosovë më dy studio në qytete të ndryshme, Pejë dhe Prishtinë, TV Dukagjini ka edhe rrjetin e gjerë të korrespodentëve nga qytetet kryesore të Kosovës, kryeqytetet e rajonit dhe të shteteve vendimmarrëse perëndimore, duke mundësuar që secili lajm të jetë i besueshëm dhe i shpejt.

Programi i TV Dukagjinit është i bazuar në modelet më të fundit televizive të perdorura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të zhvilluara, duke e rivendosur kështu programin në interes të drejtpërdrejtë të shikuesit, në mënyrë që të pozicionohet në hap me kohën edhe në raportin që tashmë televizioni ka pas medias së re online.

Kësisoj, TV Dukagjini pos informimit dhe argëtimit, synon që t`i kryejë shërbim të drejtpërdrejtë qytetarit duke e shtuar dhe fisnikëruar kështu misionin fillestar që ka televizioni si media.

Ju mund te ndiqni TV Dukagjini Live dhe shume kanale televizive tjera ne Uebfaqen tone.