T7 Live nga Gjirafa

T7 videot e fundit nga YouTube

 

Rreth T7 Live

t7 liveTelevizioni T7 (shkurt T7, apo Televizioni 7) është një kanal televiziv në Kosovë, pjesë e grupit MediaWorks, me pronarët Berat Buzhala dhe Leonard Kerquki. T7 u themelua më 16 mars 2018 nga Berat Buzhala, që të shërbejë si krah i mediumit online, Gazetës Express.

Themelimi

Para se të themelohej T7, Gazeta Express  prodhonte një numër modest të emisioneve televizive që po transmetoheshin në televizione të tjera dhe në YouTube (emisione si Komiteti, Zona Express, Express Rozë dhe MeShukin). Ideja pati rrënjët në sugjerimet e shoqërisë dhe lexuesve së kreut të gazetës. Mundësia e një televizioni u vendos përfundimisht dhe u diskutua në një bisedë mes Berat Buzhalës dhe Leonard Kerqukit në korrik 2017  në Ulqin .

Per T7, fillimisht u propozua emri ExpressTV dhe një skemë programore që përfshiu emisionet ekzistuese të Gazetës Express. Emri u ndryshua pas nje bisede mes kokave të Express-it dhe Orhan Kerkezit. Një person i panjohur e dha idenë për emrin T7. Personi nuk u emërtua nga televizioni për shkak se këto debate mund të shkojne deri ne konflikt fizik në mes atyre që kanë qenë të pranishëm. Pas vendosjes së emrit, më 3 Nëntor 2017 u postua një artikull në Gazetën Express duke kërkuar për punëtorë. Perafersisht 500 kandidatë u shqyrtuan gjatë 2 javëve të intervistave, dhe pasuan disa muaj të parapërgatitjeve.

Hapja e televizionit u be me një gala mbrëmje më 16 mars 2018 në ora 22:30, nën praninë e shumë figurave publike. Emisioni i parë që u transmetua ishte DPT me Fidanin i drejtuar nga Fidan Jupolli — ku mysafirë ishin vetë themeluesit e televizionit T7.

Ju mund te ndiqni T7 Live dhe shume kanale televizive tjera ne Uebfaqen tone.