Top Channel Live nga YouTube Live
Në fillim të majit, një televizion rus kërcënoi hapur se Moska mund ta fshinte Britaninë e Madhe nga faqja e dheut me një armë bërthamore. Një armë e vetme që shkatërron një komb të tërë, dukej që në fillim e vështirë për t`u besuar. Por media pro-Kremlinit e kishte gati përgjigjen: në skenarin e saj, që më shumë i ngjasonte një tjetër kërcënimi të prodhuar me porosi nga perandoria mediatike e qeverisë rusë, tregohej se raketa e tmerrshme shumë e rëndë balistike ndërkontinentale Sarmat, apo një silur bërthamor Poseidon mund të shkatërronin Mbretërinë e Bashkuar përmes nxitjes së një tsunami apokaliptik. Për të qenë sa më bindës, moderatori rus, Dmitry Kiselyov, në programin e tij të mbrëmjes në primetime, në televizionin Channel One, një ndër më të ndjekurit në Rusi, i bëri këtij skenari dhe një përshkrim të detajuar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LindjePerendim#TopChannel
YouTube Video 9CI03tfbsAw
Lindje Perëndim/”Fshin” Londrën në 200 sekonda, arma e fshehte ruse: Mit apo realitet?
KOSTANCA e etnive, harmonisë fetare dhe lulëzimi TRADITËS PËRMETARE këtu - Balkan Project
Top Channel Live videot e fundit nga YouTube
Policia është përplasur ashpër me një grup tifozësh, të cilët ishin të “armatosur” me shkopinj dhe gurë. Sikurse jeni duke e parë edhe në këto pamje, tifozët holandezë dhe italianë, janë grupuar dhe përplasur me Policinë, e cila nuk lejonte kalimin e tyre nga fan zonë e tifozerive të ndara.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tifozet#Tirane#TopChannel
YouTube Video VVV5bnktZGZZUGJFLUNqQWt6a1pxRjhBLnVpNEkxUE00TnhJ
Top News - Tifozët me shkopinj në duar nëpër rrugët e Tiranës, Policia përplaset në rrugë
Politiko | Çfarë sjell rikthimi i Berishës? Analistët diskutojnë se çfarë e pret PD-në | Top News
Rreth Top Channel Live
Top Channel u themelua nga Presidenti i ndjerë i kompanisë Top Media, zoti Dritan Hoxha në 30 korrik 2001, duke patur që në fillim të tij, një objektiv të qartë, për të qenë televizioni i të gjithë shqiptarëve përmes trekëndëshit: informim, argëtim, edukim.
Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 21 dhjetor 2001. Në vetëm pak muaj arriti të shndërrohej në ekranin kryesor dhe më të dashur për shqiptarët.
Pas fillimit të transmetimit me edicionet informative. Një risi për mënyrën e trajtimit dhe përcjelljes së lajmeve në tregun e atëhershëm mediatik. Top Channel zgjeroi shumë shpejt gamën e programeve të tij me emisione qe nga ato per me te rinjtë.
Programet
Programet e Top Channel Live u pasuruan ne vijim me të tjera programe te suksesshme. Të cilat tashmë janë kthyer në shoqërues të përhershëm të netëve të shqiptarëve. I tillë është edhe Top Show, një emision që trajton të gjitha temat e shoqërisë shqiptare. Pas tij menjëherë nisi rrugëtimin e tij edhe spektakli i humorit Portokalli, që çdo të dielë në mbrëmje mban të mbërthyer përballë ekranit miliona shqiptarë.
Proçesi Sportiv mbledh çdo të hënë në mbrëmje të apasionuarit e sportit me diskutimin e temave të nxehta të kampionatit shqiptar të futbollit, kampionateve kryesorë në Europë, por edhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme të jetës sportive.
Një tjetër maratonë, e cila bashkon dhe pasuron shqiptarët është edhe Top Fest, festivali i muzikës mbarëshqiptare që për edicione të tëra ka sjellë muzikën më të mirë të artistëve të afirmuar shqiptarë, por edhe ka lançuar drejt suksesit artistët e rinj.
Risitë
Risia më e fundit e Top Channel ishte një tjetër patentë e njohur dhe që ka arritur majat e suksesit në shumë vende te Europës. Emisioni “100 Milionë” në vetëm pak kohë mundi të mbledhë një audiencë tepër të lartë
Por Top Channel Live nuk ndalet vetëm këtu. Çdo sezon ai përcjell për miliona shqiptarë një larmi emsionesh të tjerë. Prodhime të tij dhe të kompanive më të njohura në botë si Endemol, Freementle Media dhe Talpa, filmash, dokumentarësh dhe natyrisht edicione speciale për mbulimin, pasqyrimin dhe analizimin e çdo ngjarjeje apo evenimenti të rëndësishëm në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, Kosovë e Maqedoni.
Shikoni Top Channel Live dhe shume kanale televizive tjera shqiptare ne Uebfaqen tone.