Deklarata e pronësisë
Dua AG është një platformë onlin e cila mundëson shqiptarët single kudo rreth globit që të gjejnë partnerin e tyre ideal. Përmes dua AG, të gjithë do të kenë mundësinë të lidhen me njerëz nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Faqja e internetit dhe aplikacione të ardhshme janë në pronësi të dua AG, me seli në Zvicër.
Mos nguroni të na dërgoni pyetje, shqetësime, apo sugjerime në:
Adresën:
dua AG
Leutschenbachstrasse 95
8050 Zürich
Switzerland
Të dhëna biznesi:
Emri i regjistruar: dua AG
CEO: Z. Valon Asani
NIPT: CHE-361.938.629
Numri në regjistrin tregtar: CH-020.3.047.763-8
Regjistri Tregtar: Zurich Canton
Deklarata e Përgjegjësisë
Informacioni i dhënë në faqen e internetit dhe aplikacionin e dua AG janë të dobishme vetëm për qëllime informacioni. dua AG, e përfaqësuar nga Bashkëthemeluesi dhe CEO, Z. Valon Asani, nuk meban përgjegjësi për aksesin ose përdorimin e paautorizuar të materialeve tuaja dhe për sjelljen e përdoruesve të tjerë gjatë përdorimit të shërbimeve tona.
dua AG synon të menaxhojë faqen e saj të internetit dhe aplikacionin në atë mënyrë që përdoruesit të jenë në gjendje të përdorin me siguri elementet e tij dhe shërbimet tona kudo dhe në çdo kohë. Sidoqoftë, dua AG nuk mund të garantojë funksionim pa ndalesë për shkak të arsyeve që janë jashtë kontrollit tonë. dua AG nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i të dhënave të përdoruesit ose mosfunksionimi i faqes në internet dhe aplikacionit celular, duke përfshirë por duke mos kufizuar në humbjen e të dhënave, shpërndarjen e viruseve apo problemet e tjera me të cilat mund të përballet përdoruesi.
Faqja e internetit e Dua AG dhe aplikacioni celular mund të përmbajnë lidhje
(links), faqe në internet ose faqe të tjera që menaxhohen nga palë të treta që
nuk rekomandohen, autorizohen dhe as aprovohen për arsye sigurie. Këto
faqe dhe përmbajtjet e tyre nuk mund të monitorohen nga dua AG. Kështu,
dua AG nuk mban përgjegjësi për natyrën dhe ligjshmërinë e faqeve të tilla të
internetit dhe përmbajtjen e tyre që mund të shkaktojnë dëm për një
përdorues gjatë përdorimit.