Po kërkojmë njerëz që duan të ndajnë përvojën e tyre me ne – qoftë përdorues apo jo!


Ndaje mendimin tënd me ne!
Pse ka rëndësi mendimi yt?
dua.com është krijuar për shqiptarët kudo në botë – dhe askush s’e njeh më mirë se ju! Ne duam të dëgjojmë mendimin tënd për ta bërë mjedisin tonë më të sigurt dhe më të përshtatshëm për ty.
Duke ndarë përvojën tënde, si përdorues apo dikush që e njeh dua.com si brand, por nuk e ka përdorur ende, ti ke mundësinë të ndikosh drejtpërdrejt në përmirësimin e aplikacionit dhe të ndihmosh që dua.com të bëhet vendi ideal për të gjetur dashurinë.
Intervistë Ekskluzive 1:1
Formati: Bisedë 1:1
Kohëzgjatja: ~60 minuta
Platforma: Live (nëse je në Kosovë) / Google Meet
Qëllimi: Do të të bëjmë disa pyetje për të kuptuar më mirë përvojën dhe mendimet e tua mbi dua.com, në mënyrë që ta bëjmë platformën sa më të sigurt dhe të përshtatshme për ty.


Plotëso formularin
Nëse do të jesh pjesë e intervistës, plotëso formularin në linkun më poshtë dhe ne do të të kontaktojmë!
Ke pyetje?
Është një bisedë e thjeshtë ku na tregon përvojën tënde me dua.com. Dëshirojmë të dimë çfarë funksionon mirë, çfarë mund të përmirësojmë dhe çfarë do të doje të shihje në të ardhmen.
Intervista zgjat rreth 60 minuta dhe mund të bëhet live në Kosovë ose përmes Google Meet.
Po, të gjithë pjesëmarrësit marrin një shpërblim prej 25€ për kohën e tyre.
Të gjithë! Nuk ka rëndësi nëse je përdorues aktual i dua.com apo jo, mjafton të jesh i/e gatshëm/gatshme të ndash mendimin tënd. Duhet të jesh 18+ për të marrë pjesë.
Ne shqyrtojmë të gjitha aplikimet dhe përzgjedhim pjesëmarrësit bazuar në kriteret e kërkimit tonë. Nëse kualifikoheni për intervistën, ekipi ynë do t’ju kontaktojë për të caktuar një takim.
📌 Shënim: Edhe nëse nuk përzgjidheni tani, mund të ruajmë informacionin tuaj dhe t’ju kontaktojmë në një fazë të mëvonshme kur përputheni më mirë me kriteret tona.
Thjesht plotëso formularin e aplikimit dhe ne do të të kontaktojmë nëse përzgjidhesh. 🚀