Asani shpalosi detaje rreth lançimit të dua.com për KTV-në
- dua.com Team ·
- 24.06.2020 ·
- duanews ·
- 2 min read
Me rastin e lancimit të aplikacionit dua.com, Valon Asani intervistën e parë ekskluzive i ka kushtuar emisionit Express në Kohavision – KTV.
Ky emision është transmetuar direkt në Kohavision – KTV pikërisht në ditën e lancimit. Gjatë fjalimit Asani shpalosi detaje të shumta rreth rrugëtimit të tij dhe ekipit drejt krijimit të aplikacionit. Për të shikuar intervistën e plotë ku mund të mësoni më shumë për dua.com shikoni videon më poshtë.
Mirëpo çfarë është saktësisht dua.com?
Janë rreth 12 milionë shqiptarë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës. Siç ka thënë edhe Asani në KTV aplikacioni dua.com është pika në të cilën ata mund të njoftohen me njëri-tjetrin. Jeni nga Tirana dhe dëshironi të njoftoheni me një vajzë shqiptare nga Zvicra? Jetoni në Londër dhe dëshironi të takoheni me dikë në Prishtinë? Apo keni lindur në New York dhe gjithmonë keni pasur dëshirë të njiheni me një djalë nga Shqipëria? Në këtë rast dua.com është ura lidhëse midis të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të krijojnë lidhje serioze të dashurisë.
Si të bëheni pjesë e dua.com?
Për të qenë një prej mijëra shqiptarëve të regjistruar deri tani në dua.com, mjafton të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj. Për të bërë një gjë të tillë mjafton të kërkoni për dua.com në App Store ose Play Store.
Pasi që edhe më parë të interesuarit kanë pasur mundësi regjistrimi, interesimi prej shqiptarëve nga e gjithë bota ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo ka rezultuar që deri tani dua.com të ketë mbi mbi 600.000 ndjekës shqiptarë anë e mbanë botës. Prandaj shkarkoni dua.com, njoftohuni me shpirtin binjak pa marrë parasysh kufijtë dhe takohuni në jetën reale. Dëshironi të shkarkoni dua.com? Klikoni këtu!
